F A Q E T

Donnerstag, 30. Mai 2013

Danel Cana

Danel Cana

Danel Cana lindur më 01/05/1956 në fshatin Vagalat të Tepelenës. shkollën fillore dhe tetëvjeçare e mbaroi në fshatin e lindjës, kurse shkollën e mesme në Izvor të Tepelenës. Përpos poezisë e prozës, merret edhe me gazetari dhe publicistikë dhe bashkëpunon me dhjetra gazeta e revista. 
Nga viti 1993, Daneli jeton në Ishullin e Zakynthos në Greqi.

Veprat:
  1. Mos u hidh në greminë, roman, pjesa e parë.
  2. Mos u hidh në greminë, roman, pjesa e dytë.
  3. Zemër pa ngjyrë, publicistikë
  4. Dashuri është fjalë e artë, poezi, vëllimi i parë.
  5. Dashuri është fjalë e artë, poezi, vëllimi i dytë.
  6. Bukuri, poezi



Fragment nga romani "Mos u hidh në greminë" -II-

Shoku Gramoz ishte i vrejtur në fytyrë, si një qiell i nxirë, që nga momenti në moment do shpërthej në bubullima, e do derdh shiun litar mbi çdo gjë!
U hodhi një vështrim nga koka deri tek këmbët të treve, sikur donte t'i ç'bironte e t'i hetonte. Fjalën e tij e nisi nga Manoli, mbase si burri i vetëm që ishte, nga të thirrurit.
- Partia është mburrur deri tani me familjen tuaj...
- Zëri i tij gjëmonte, brënda asaj salle të mbyllur.
Pas një pauze të shkurtër, duke rrotulluar sytë sa andej këtej nga të ftuarit e tjerë në këtë gjykim, ai vazhdoi;
- Partia është krenuar me ty, e të gjith ata si ty që derdhën gjakun, e luftuan për këtë vënd. Luftën shoku veteran, e bëmë nën udhëheqjen e partisë dhe këtë vënd do t’a ndërtojmë, e do t’a mbrojmë, po nën udhëheqjen e partisë. Ju vetë, i kini dhënë luftës nacional - çlirimtare. Për këtë duhet t'i edukoni edhe fëmijët tuaj, të duan partinë. Familja juaj ka qënë familje komunistash, besnike e partisë. Vëllai i jot që ke në Gjirokastër është me detyrë të rëndësishme partie dhe një nga militantët më të devotshëm të saj, por kotë nuk thotë populli, "Një dru i shtrëmbër e prish gjithë barrën." E kujt ja priste mëndja se do t’a turpëronit në mënyrë të tillë Partinë?
- Ata të tre po rrinin si të shushatur, e nuk po kuptonin asgjë, nga kjo që ndodhte! Shikonin njëri tjetrin në sy, me një shprehje habije sikur do thoshin se...; "Avash se çdo gjë rregullohet...!"
- E kuptojmë gabimin shoku sekretar dhe jap llogari para partisë por.., të lutem shumë.., po më qortoni sikur të isha armiku i ... - Nuk e mbaroi fjalën Manoli!
- Po si e quan armikun ti ? - U rrevoltua sekretari i parë.
- E di përse e kini fjalën por...Sapo të kthehen, se kanë vajtur në Gjirokastër, do t'i qortojmë, e do bëjmë kthesë.Do t’a detyroj, e do ta shkruaj vetë përgjigjen e Flet-Rrufesë....I japim fjalën Partisë... - U përgjigj Nasta, pa ju duruar nga gjykimi i rëndë i sekretarit!
- Kush të kthehet ? - Ja priti sekretari.
- Po... s'i kemi këtu djemtë ! - Ju përgjigj Tika!
Nasta dhe Manoli po shikonin herë njëri tjetërin, herë ata që ishin për rreth. Një mërmëritje dhe një buzëqeshje tinzare përshkoi gjithë sallën.
- Hëm ! - Ja bëri sekretari. - Ju ose lozni rolin e budallait, ose...!
- Vërtet,... nuk dinë gjë... - U hodh e tha shoku Gëzim.
- Po si more nuk dinë gjë ? - Bubulliu shoku Gramoz.- Po këta vetë i kan nisur në "kurbet" ! - Dhe u drejtua nga ata.
- Ku i kini fëmijët? I nisët për tek "Dajua", ë ? Kujtoni se flë gjumë partia.., sigurimi i shtetit.., kufitari, ushtrija jonë heroike, që mbron me gjak çdo pëllëmbë të këtij vëndi?
Nasta kurrë nuk e harron rrufenë e atij çasti. Ajo ishte tamam në qiellin e pastër, ndaj e zhuriti, e karbonizoi, e paralizoi, e shkatërroi jetën e saj. Buzët ju thanë. Ju poqën, e mezi mundi të pyeste:

- Ç'ka ndodhur? Thuana! Jan gjallë ...?

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen