F A Q E T

Donnerstag, 30. Mai 2013

Xhemajl Rudi

Xhemajl Rudi ka lindur më 1 mars 1965 në fshatin Savrovë, komuna e Suharekës, në Kosovë. Katër vite të shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, ndërsa tetëvjeçaren në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri”, në fshatin Bukosh. Prej vitit 1981 merret aktivisht me veprimtari të lëvizjes për pavarësi të Kosovës. Ka kryer shkollimin dhe ka marrë diplomën për kontabilitetit, kurse për një kohë ka studiuar për filozofi-sociologji. Më 1993 ndiqet sërish dhe detyrohet të largohet nga vendi. Momentalisht jeton në Zvicër. Me krijimtari letrare ka filluar të merret që nga klasa e 6-të, duke vazhduar, më pas, edhe me shkrime të tjera. Botoi herë pas here poezi në periodikun shqiptar pas viteve të 90-ta. Libri i parë poetik Rrjedhë autoktone është botuar më 1996-të nga Shoqata “Pjetër Bogdani” në Zvicër, nën kujdesin dhe redaktimin e Emrush Xhemajlit. Libri i dytë Duke mbledhur kohën u botua më 1999 nga Shtëpia Botuese “Dritëro” në Tiranë, nën kujdesin dhe redaktimin e Shaban Sinanit. Libri i tretë Dheut pjesën e vet u botua në vitin 2001 nga Shtëpia Botuese “Shqip” në Tiranë, gjithashtu nën redaktim të Shaban Sinanit. Libri i katërt poetik Asgjë s`ngjan në reklama as hënorja është botuar më 2008, në Prishtinë nga botuesi “Faik Konica”, nën kujdesin dhe redaktimin e Nazmi Rrahmanit.
 
 
FJALA

 Lehtë nxirret,
vështirë për ta gjetur peshoren.
Lehtë ipet,
vështirë për ta gjetur djersën.
Lehtë zbukurohet,
vështirë për ta gjetur të menduarën.
Lehtë thuhet jo,
vështirë për ta gjetur Po-në
Lehtë thuhet po,
vështirë për ta gjetur jo-në.
Lehtë thuhet: kam gjuhën,
vështirë për ta gjetur Fjalën.
 
 
 
 
 
VENDLINDJA

Te mora ne doren time
si nje flutur
me ngjyrat e krejt botes tende

Te mora ne krahet e mi
si mjellmen e liqenit
ty dhe qiellin tend dhe ererat e tua

Të mora ne zemren time
kudo te vura si lule
ne krejt kopshtet e botes ti ishe e vetme

Te mora ty ne shikimet e perjetshme
si henoren e tana moteve
si ne syte e dritares shkelqeje dhe kudo te merrja me vete

2007
 
 
 
ASKETI I FJALËS

-Naim Frashërit-

Nje zemer eshte te syte
dhe
ajo ndrite e ndrite e ndrite
dhe
eshte deshire e lumturise
dhe
eshte kenge e dashurise
dhe
eshte shpirt te qiell i d`lirë
te
dore e tij
te
preher i tij
te
fjale e tij
te
kohë e tij
te
moshe e tij
te
hon i tij
te
varre i tij
te
vese e tij
te
syri i tij-pikon drite e dashurise gurit te tij
 
 
 
PO VJEN

Po vjen nje nate
me muzg te rend
pa drite
pa yje
pa hene
Po zhytemi ne erresire
diku ne naten e gjate
pa kandil
pa xixellonja
pa nje enderr qe na ban me u zgju
Po vjen mesnata
dhe nuk ndrite ende asgje
dhe kandili eshte i fikun
dhe xixellonjat kane perendu
dhe hena eshte fshehur pas mjegullash
diku tej bregut te nates
Po vjen tu u ba nata si katran
me pas thone do te ndrite nje yll
dhe nje enderr do te shkelqen tu u ngjize ne agim

2005
 
 
 
NJË FJALË

 Nje fjale ta dhash
dhe
ti e bere kenge
Nje enderr ta zgjova
dhe
ti e bere nje bote te kalter
Nje deshire e ngjiza ne ty
dhe
ti e plotesove nje sonate te mbremjes
Një tufe lulesh ta solla nga ato te kopshtit te blerte
dhe
ti u mbushe fryme
me deshira te kaltera me endrra dhe me pasione te medha
 
 
 
NË MALIN E SHENJTË

(Baba Tomorrit)

Aty u pagëzuan
vetë perënditë
me shenjtërinë e tij.
prandaj dhe njerëzit
filluan dyluftimin
për t`i grushtuar,
mundur
dhe flijuar
për veten e tyre
që të gjithë.
E lumi
s`mund të bënte
më shumë
se ritmi i burimit
të valëve
nëpër gurë.
 
 
 
ATDHEU
 
Atdheu
eshte udha e brigjeve pafund
nen syte e thelle te tri-koheve
Eshte Kembana e tingujve te hijes sonë
atdheu eshte shenja e shejt dhe emri i amshimit tone…
 
 
 
VENDI IM

 Kur vendi im u shpall shtet
u ndjeva i lumtur dhe i njejte me gjithe boten
por jo i plote
Dhe me pas pikoj nje mall
nje mall i madh
si nje breng e thelle ne zemer...
Ishte nje peng qe grryen perhere,
grryen e grryen ne çdo çast,
si nje hije ne nje mal
aty larte ku ndrite nje emer ne nje flamur me shkab te lasht
 
 
 
ARBERI

 Nje toke e lakmuar ke qene gjithmone
dhe me luftera te medha e ke mbrojtur veten
me heronje e me shkaben e moteve te medha
me flijime nder beteja pafund-tu rilindë si zog i qiellit
dhe fjala jote mbeti e shejt,si toka arberore,si gjuha jone
tu e barte kuroren neper shekuj si Agroni,Teuta e Gjergji...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen