F A Q E T

Samstag, 22. Juni 2013

A e shpëton arti shpirtin nga mëkati?(11)

ARTI ËSHTË NEUTRALIZUESI
I LIGËSIVE
DHE VESEVE NJERËZORE

Vullnet MATO

Jo më kot ka mbetur një thënie qysh nga kohët e lashta, nëse të zë nata në rrugë duke pasur para me vete dhe je i rrezikuar nga hajdutët, trokit pa merak në shtëpinë e ndonjë artisti, sepse vetëm aty mund të kalosh natën i sigurt...

Arti është një lloj neutralizuesi i të gjitha ligë...sive dhe veseve që e rrethojnë njeriun dhe e joshin të ndikohet për t’i përvetësuar ato. Brumosja e njeriut me art, qysh në hershmërinë e jetës së tij, ka bërë që edhe mes binjakëve, me prirje të kundërta, të ndryshojnë tërësisht bota e tyre shpirtërore dhe sjelljet në shoqëri. Njëri të marri drejtimin e pozitivitetit jetësor dhe tjetri të shkojë drejt negacioneve.

Arti ka vetinë, ta zbutë shpirtin e njeriut, në dimensione të tilla ndjeshmërie, që ai të preket e të lotojë edhe për një zog të rënë në baltë nga foleja. Ka shumë raste sinjifikative që tregojnë se artisti nuk e drejton armën për të vrarë tjetrin. Pushkini humbi në duel, vetem se iu drodh dora, në kohën kur do të shtinte mbi kundërshtarin e tij të mirënjohur. Madje artistët nuk shtinë dot as kundër egërsirave në gjah, apo të therin vetë gjeldetin e Vitit të Ri.

Mund të duket e çuditshme, por mua m’u mbushën sytë me lot para ca ditësh, kur në një klub të Dajtit, pronari i restorantit theri para syve tanë një kec të njomë. Keci tjetër, duke parë përpëlitjet e gjakosura të tij, filloi të vërriste e t’i pikonin lot nga sytë, që më tronditën aq shumë shpirtërisht, sa i thashë kasapit më mirë të mos e kisha parë këtë fatkeqësi të dhimbshme që janë të destinuara të pësojnë bagëtitë.

Besoj me kaq është e kuptueshme dhe e faktuar mëse qartësisht, se si e transformon dhe e drejton arti në kahjen e mirësisë shpirtin e njeriut.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen