F A Q E T

Mittwoch, 19. Juni 2013

A e shpëton arti shpirtin nga mëkati?(8)

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati?

ARTI DO TI SHPËTOJ NJERËZIT
NGA MËKATI BANAL.
 
Petraq KOTE

Po ç'është mëkati? Unë do të pyesja së pari Zotin: A është bota që krijoi Ai, një mëkat, një mëkat i madh, ku mbi 60% e njerëzve jo për arsye të inferioritetit të rracës, vendlindjes, zgjuarësisë e dijes, janë në varfëri totale ...kur mbi 7% e njerëzve të saj krijon art (estetikë) nga ku vetë...m 2% rron në luks me krijimtarinë e vetë e të tjerët krijues, jo? Për ç'mëkate bëhet fjalë, për mëkatet e urisë, veshjes, strehimit, mbijetesës, të cilat ndodhin orë e çast nëpër hapësirën e kësaj treme gjigante të çmendur?! Ato nuk janë mëkate, janë e drejta e njeriut për të jetuar pasi jetën ia ka falur Zoti, duke udhëtuar nëpër jetë në rrugën e "padrejtë(!)" ose të "mëkatit" siç do dhe e emërton pakica njerëzore e pasur e djallëzuar, që për vete mëkaton çdo orë e çast mbi gjak, mbi mish, mbi ar, mbi dhé. E çdo ti bej arti, “mëkatit” të atij që mundohet të mbijetoj?! E çdo ti bëj arti, vdekjes, vdekja nuk ka art. Vetëm jetës i shërben, Arti. Dhe jetën e kanë të pasurit, ata lexojnë, ata shikojnë, ata ndjesojnë dhe çuditërisht ata bëjnë vërtetë mëkate. Njeriu i varfër nuk ndjeson art …ai s’ka kohë të merret e të takoj artin, ai duhet të takoj bukën, të takoj veshjen, të takoj strehimin (shtëpinë) se ndryshe nesër s’ka jetë …s’ka shpirt. E kur nuk ka më jetë, nuk ka më shpirt, çduhet arti?! Arti do ti shpëtoj njerëzit nga mëkati banal, atëhere kur e tërë bota njerëzore të ketë shpirt, shpirt të lumtur dhe arti në vetvete nuk do të jetë më pronë e luksit, por pronë e gjithë jetës tokësore, shpirtit të saj, Famirësisht kësaj bote të vogël pa dinjitet me ditënatë ende të ftohtë, ende të uritur, ende të gjakosur, nuk i mungon arti, artistët ...dhe ky është fat.

 

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen