F A Q E T

Mittwoch, 19. Juni 2013

Mustafë O. Hoxha

Mustafë O.Hoxha ka lindur më 3.10.1961, në Komoran, Komuna e Drenasit, Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas. Studimet i ndoqi në Fakultetin Filozofik, Dega Letërsi e Gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës.Me shkrime letrare ka filluar të merret që nga fëmijëria. Herë pas here ka publikuar shkrimet e tij nëpër gazetat dhe revistat e kohës, për t’i ardhur lexuesit edhe me këtë përmbledhje poezish, të përzgjedhura nga opusi i tij krijues prej vitesh. Punon profesor i Gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Shkollën e Mesme Profesionle “Fehmi Ladrovci” në Drenas.
Përmbledhja poetike ”Shpalos heshtjen” është libri i tij i parë.

Mustafë O. HOXHA

 MOTIVET

Se do shpërtheni,
një ditë, unë e dija,
motive të ndrydhura,
ju ruaja,
ju kërkoja,
gjumë nuk bëja,
kisha etje,
kisha zbrazësi,
po erdhët,
më rinoni përsëri.

 POETI

Është si deti,

herë i qetë,
herë i trazuar,

herë i bukur ,
herë i shqetësuar,

herë i këndshëm,
herë i trishtuar,

Poeti është dallgë deti...

HIDHRIMI

Mbaj në zemër një hidhërim...

hidhërim që mund të shpërthej,
se nuk mund ta mbaj,
se nuk mund ta zbraz,
se nuk mund ta flas,
sepse godas,
godas sojin e tij...

Mbaj në zemër një hidhërim...

MBIJETESA

Malet ishin të mbushura,
ne vuajtje njerëzish,
me shi e lagështi,
me lot e mërzi,
Ishin të mbushura
me vuajtje,
edhe blerimi vonohet,
nga vuajtjet e pathëna,
vuajtje shqiptarësh,
tragjedi e përsëritur,
refren monoton,
prej një kohe në tjetrën,
theroria nuk ndalet,
për këtë tokë... ‘99

 PRIJËSI I MENÇUR

Na duhet,
prijësi i ëndrrave,
e i realiteteve,
në maje të tempullit,
le të ngjitet trungu,
le të flasin të mençurit,
të paditurit të heshtin,
bashkë me sojsëzët...
se venitja jonë merr dhen.

VRRAGË JETE

Lëkura e kamxhikosur
mbanë me fanatizëm,
kujtime të hidhura.

NATË KOSOVE

Sonte errësira,
po më duket errëzirë,
hëna ka futur,
kokën mes reve,
herë duket tinëzisht,
dhe ikën përsëri,
dhe mbesim vetëm,
me hamendsim,
në këtë humbëtirë kohe..

 PËRHUMBJE

Në kthina të errëta,
luhet tragjedia,
ngjyrosur e parfumosur,
dhe vazhdon tmerrshëm,
shkëlqimi vrastar,
trullos e gjymton për jetë,
indin tonë.

NËPËR TEMPUJ

Vrapojnë nëpër tempuj,
për të kërkuar falje,
për mëkatet e bëra,
dhe ato që do të bëjnë,
shpesh duke harruar,
falënderimin për krijuesin.
Përpëliten hapësirave,
zhurmshëm,
nga kërcitja e gjymtyrëve,
me rituale të ndryshme,
duke kërkuar mëshirëfalje,
harrojnë krijuesin,
kthehen nga rituali,
për të nisur mashtrimin e ri...

BASHKËSHORTËT

Vetëm,
si të kundërt u bashkuat,
për të bërë monedhën,
e artë të jetës,
për të plotësuar,
gjysmat e natyrës,
dhe si të tillë,
të rezistoni me mençuri,
për të vazhduar...
e për të mbyllë këtë histori.

Mbajuni me krenari,
jeni monedhë e bukur,
kujdes nga devalvimi i kohës....

MËRGIMTARËVE

Juve po ju gërryen,
edhe dheu i juaj,
edhe dheu i huaj.

Juve,
po ju shtyn dheu i juaj,
e po ju shtrydh dheu i huaj.

Juve që keni mbetur,
në udhëtim të kohës,
zemërndarë e të vrarë.

Boshësia po ju ndjek,
me gjithë shkëlqimin
e ëndrrat plotë mall,
të mi mërgimtarë....

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen