F A Q E T

Montag, 24. Juni 2013

Ali D. Jasiqi

Ali D. Jasiqi lindi në Jasiq të Junikut më 1937. Shkollën fillore e kreu në Junik e në Deçan. Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë. Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin filologjik - gjuhë e letërsi shqipe.
Ka punuar gazetar në të përditshmen “Rilindja”, kryeredaktor i revistë për kulturë, art e letërsi “Fjala”, drejtor i Njësisë punues të revistave në kuadër të NGBG “Rilindja” dhe kryeredaktori i revistës letrare “Jeta e re”. Ka qenë sekretar dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Me shkrime letrare filloi të merret si nxënës. Në fillim ka shkruar poezi dhe proza, për t’u kushtuar mandej kritikës letrare dhe studimit. Vjershën e parë e botoi në “Zani i rinis” më 1957. Ka përgatit për botim përmbledhjen e tregimeve “Ago Jakupi dhe rrëfime të tjera“ të Mitrush Kutelit, botuar nga Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës më 1967, tregimet “Talush Efendia” të Zekeria Rexhës (të nënshkruara me pseudonimin Ramë Zuka), botuan nga “Rilindja” në vitin 1973, përmbledhjen e poezive për fëmijë “Lulet e para” të Fahredin Gunges dhe Bedri Hyses, ka përgatit disa numra tematik të revistës letrare “Jeta e re”, qoftë vetëm apo edhe me bashkëpunëtor etj. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat letrare që botoheshin në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi.
Ali D. Jasiqi nuk ka pushuar së punuari deri në ditët e sotme duke shkruar për një numër të madh të mediave të shtypura dhe elektronike. Jeton në Prishtinë.

Veprat:

  • “Josip V. Rela “ - “Jeta e re”, Prishtinë 1968
  • “Pesha e fjalës” - “Rilindja”, Prishtinë 1971
  • “Shfletime” - “Flaka e vëllazërimit”, Shkup 1972
  • “Shenjë në lis” - “Rilindja”, Prishtinë 1974 dhe “Naim Frashëri” - Tiranë 1980
  • “Premtime dhe realizime” - “Rilindja”, Prishtinë 1976
  • “Qazim Tolaj - simbol i drejtësisë pedante”, Prishtinë 2002
  • “Pesëdhjetë shkrime për poezinë” - “Vatra”, Prishtinë 2007
  • “Tridhjetë e një shkrime për prozën, studimet e të tjera” - “Vatra”, Prishtinë 2007
  • “Krejt më dukej ëndërr” “Vatra” Prishtinë 2007.


  • Poezi nga Ali D. Jasiqi

    KUR BIE MUZGU
     
    Vite më radhë fshatarët e katundit tim
    Në një thes bore kërkojnë gjallërim.
    Puhatët barra e kali terrin shpërndan
    Kur agimi rrezet ende nuk i ka derdhë
    Kotet malësori duke  e ndjek në çdo hap
    E shpresat në gji i janë mbledhë.
                Sa shumë do të fitoj
    Me mallin tim të pavlerë!
    Bora e malit,
    Malli im i dashur,
    Shpresa ime e vetme,
    Që në dimër çdokush e urren,
    Së shpejti do ta shes.
    Druajt bri rrugës era i lëkund
    E gjethet pershperisin
    Shprehjen monome.
    Çudi ,
    Ky djalosh kurrë me borë nuk u ngi!
    Hapat e doriut kompozojnë melodinë
    Që këngën e malësorit e përcjellin.
    Dhjetë lekë,
    Dy rriska borë
    Urdhëroni zotëri
    Malli i dashur i imi.
    Dielli sot gjithkah të kallë
    Malësori djerset me mangë i fshinë
    E këngën e dashur e përtërinë.
    Ngroh o diell i shenjt
    Se kështu gjithmonë kam dashur!
    Lë ti del flaka borës
    Se me djersë do ta shuaj.
    Barra pakësohet
    E currili rrjedhë në vazhdim.
    Zhduken kokat
    E me to edhe shpresat
    E gjurmët në pluhur mbesin.
    Vallë, sa  të çuditshëm
    Askush mallin tim nuk do ta shijojë
    Hej, ndaluni për një çast
    Para këtij thesi të harruar
    Se shpirt mirë jam,
    Në shpellat e tmerrshme si varri
    Jetën në konop e kam varrë,
    Freskinë t’u sjellë
    - kafshatën e bukës ta fitoj.
    Rritet pusi që currili formon
     E xhepat e zbrazët shkunden
    Pa nda.
    Sa marri,
    Në një thes bore
                E kam lidhë shpresën!
    Kështu edhe të parët
    Që në sofrën e kripës u betuan
    - ujin e kthjelltë
    mos ta turbullojnë
    gishtin e rrudhur
    askujt mos me ia drejtuar
    në këto male të truara.
    Biro,
    I shtrenjtë është ky dhe
    Çdo pëllëmbë e tij është paguar me gjak.
    Në këto shpella gurësh.
    Nën lisat e kalit pa gjumë
    Me një kore të thatë
    Gidenë e kemi kërkuar.
    I shtrenjtë është ky dhe, biro
    Që banorët e përvuajtur nuk e harruan
    Dhe kurrë nuk iu përkulen askujt.
    Rrudhat në ballë dendësohen
    Kur djersët rrjedhin ngadalë.
    Si në ëndërr duket
    Një llullë pranë vatrës
    Tymin derdhë në vazhdim
    Kur kujtimet shfleton.
    ‘’Kaluan ditët e lara me gjak,
    Tani nuk na trazon kush!
    I ri jam
                E kalin e fort,
    Vrapo pas tij
                Si yt at!’’
    Ne të shkojnë në dreq të mallkuar
    Plaku me llullë
    Le te shqyhet thesi
    E kali le të cofi
    Nuk dua kështu te jetoj!
    Hej a po dëgjoni
    Kështu nuk dua të jetoj!
    Erret balli i malësorit
    Kur niset në udhëtim.
    Medet,
    Sa vështirë qenka
    Prindin ta mallkosh
    Këtë nuk e kam ditë!
    Kur bie muzgu
    Lema mbetet në vetmi.
    Thesi me kot pret të zotin.
    Një kali diku
    Hingëllon pa nda
    Vetëm ka mbet.
    Sirena e fabrikës sonte
    Një më tepër fishkëllej
    Se edhe një fuqi pune nesër
    Do të shtohet.
     
     
    VEDRA BËHËT MAL
     
    Në fund të shkrepave të Gjeravicës ku uji rrjedh curril
    E bie si shiu prej kulmit të shtëpisë se vjetruar
    Në këtë verë të pëlleshme, bariu delet në torishtë i mbyll
    Vedrën e mbush qumësht e zemra i behët mal
     
    Shllunga shllunga në qiell humbet tymi
    Kur baqica në stan qumështin vlon
    Vajzat në krah hedhin bucelën  e nis në krua
    Në maje të bjeshkës tufës djali prapa i shkon.
     
    Fëmija i dëshpëruar lojën ndërpret
    Pse nëna e thërret viçat t’i çojë në mal
    E kur kthehet bludën me përshesh gati e gjen
    Dhe fillon që ta hajë ngadalë.
     
    Plaku merr postatën e del të rrezitet
    Edhe pse dielli nxënë ai ftoftë ka
    Por fyelli i bariut në maje bjeshke nga pak e nxitë
    Si vullkani i fashitur që nuk vërshon ma.
    - O këngëtar i lumtur që në stan jeton
    Kthema fytyrën me lot të tharë që shekulli të la
    Si i qeshet diellit, si i gëzohet në këto male
    Ku kënga e hareja vatrën e ka
     
     
    Biografia u mor nga WIKIPEDIA

    Keine Kommentare:

    Kommentar veröffentlichen