F A Q E T

Sonntag, 2. Juni 2013

Esad Mekuli

Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Universitetin e Beogradit, të cilin e vazhdoi në pastaj në Zagreb e në Italia. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricë, Novi Behar –Sarajevë, Student – Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar. Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija.
Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: RilindjaZëri i rinisëFjalaPionieriPërparimiShëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimit të Shkupit dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, BorbaPolitikaKnjiževne novineMostovi të Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje të Pdgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Tituj të veprave

  • Për ty – Prishtinë, 1955
  • Dita e re – Prishtinë, 1966
  • Avsha Ada – 1971
  • Vjersha – 1973
  • Brigjet – 1981
  • Rini e kuqe – Prishtinë, 1984
  • Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986
  • Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989
Nga Enciklopedia e Lirë  Shqiptare




Shqiptari Kendon
Shekujt mbi ne
e në ne
e mbushen jeten plot vnere*-
qe pezm,
e zjarri kryengrites
nder zmerat tona m'u ngri,
qe njeriu mos te jete-njeri:
emri te na zhduket perhere.
Qeme-o njerez po robe;
pa buke, liri n'usdaje,
ne vatren tone
pa shtepi
ne plangun tone
argatare!
Qeme-
turq, dreqen me bishta,
qeme-raje
qe t'hiqet ne vargoj
te mjerimit
te perbuzur-shiftare**!
qeme...
por koha-lufte
sheron varret cdo dite:
mbas nates se erret
te shekujve-
hap krahet koha e re...
Po, jemi gjalle!
Dielli dhe per ne shnderit...
---
*vrer
**shqiptare





Nata

Lugut t’qiellit fluturojne rete hijeranda
vedrat e territ tue derdhe mbi rruget e plasarituna-
Nata e erret horizontet i mbylli…

Qiella tash bahet si cerep’i zi…
Dhe pikat e para t’shiut
hovshem leshohen mbi rruge e pullaze.

…Diku, nji za i piklluem, si ai i nanes mbi kufomen
e birit t’vetem;
thirrje e prekshme e dikujt, si ofshame,
ne shushurimen e erret t’shiut-
si klithje e femise t’humbun ne furtune…

Bie me rreshek…Shiu end
pej t’panumert…Bie pika si plumbi,
si kazmat e randa t’puntoreve…
-O, si me dashte me shembe cdo gja ne ket
nate t’merrshme!

Kujisin bagllamet e ndryshkuna ne kapaket
e dritareve ku me hov sulmon shiu,
frushkullon ere e furishme…Lebetisin kunorat e pemeve,
ulurojne me za vajtues…
E drita e zbehte dridhet ne dhomezen e erret plot myk,
ku gurbetqaret t’rrasun fishek, nder skuta ku nuk pikon,
andrrojne shtretnit e ngroht, trupat e lodhun me i clodhe…

Era terbueshem uluron mbi pullazet e came t’shtepive,
dridhen trupat e ngrime nen leckat e mbulojes ne
skutat e erreta t’dhomes,
ne vorr per s’gjalli – te denuem per shfarosje…

Ferri i kesaj bote doren ua shtrin t’mjereve
para se me hy ne parajsen e jetes s’amshueme!


Mengjesi

Zbehet qielli n’agim dhe rete e purpurta,
Perparese te kuqe varen n’largesi-
Si n’anderr, dikur…Gurbetqaret ofshajne, tue dale
prej birucave n’periferine e larget e t’piklluemshme
dhe trupat e derrmueme ua lemon fresku i veses,
puhija e pare mengjesore…

Mengjesi per ta asht - anderr e shartueme
ne zhgjander t’zeze e t’mundimshme,
thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses
e t’gjakut –
qyteteve te largeta, rrugeve… per kafshaten e thate-
ai asht zgjim i idhet, plot andrrime per buke,
pse – cdo mengjes asht mundim i ri, perbuzje e perulje,
dita qe ka me sjelle tundime te reja, ma te randa,
shperthen ne mendje si agim’ i purpurt
mbi nenkresen e shkyeme,
si thirrjet e largeta, t’kuqrremta…
Sepse – cdo mengjes asht nji thirrje e dhimbshme:
- Buke per sot, o jete, pse shume buze presin prej meje!

Dhe vetem nganjihere, n’mbrendi, botnat e reja vetojne
hareshem: dit’ ma t’lumtuna u bijne atehere ne t’pame
dhe rruget bardhoshe, si ame lumenjsh,
shkrihen, burojne n’vetedije dhe vizllojne para syve:
-Buke do te kete…dhe pune…-peshperisin
buzet e dridhshme.
-Voter te nxehte per te gjithe! – dhe shikimi
deperton ne’thellesi, zbulon botnat e meshehuna,
dhe dalin para syve –
fushat
qytetet
njerezit…

Zbulohet jeta e deshrueme!…

Mengjesi per ta asht anderr e kputun ne zhgjanderr
T’zeze e t’mundishme,
thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses
e t’gjakut
Qyteteve t’largeta, rrugeve…per kafshaten e thate-
ai asht zgjim i idhte, plot andrrime per buke.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen