F A Q E T

Montag, 24. Juni 2013

Fatos Arapi

Fatos Arapi lindi në vitin 1930 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.
Poezitë e para F. Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të veçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin. Fillimet poetike të Fatosit do të jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga rrethanat politike të kohës. Në frymën e hovit ndërtimor dhe të entuziazmit për çlirimin e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve krijuese të realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipëria ecte drejt një rruge të re, të lirë, dhe ky besim bënte të përballohej më lehtë durimi dhe sakrifica. Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në poezinë "Antiburokratike", apo do të sjellë disa veçanti përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë "Pse erdha në jetë". Siç shihet, poeti i thur ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai. është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.

Tituj të veprave:

  • Shtigje poetike, 1962
  • Partizani pa emër, 1962
  • Poema dhe vjersha, 1966
  • Ritme të hekurta, 1968
  • Patat e egra, 1969
  • Dhjetori i shqetësuar, 1970
  • Dikush më buzëqështë, 1972
  • Poezi të zgjedhura, 1974
  • Drejt qindra shekujsh shkojmë 1977
  • Shokët, 1977
  • Cipa e borës, 1985
  • Deti në mes, 1986
  • Ku shkoni ju statuja, 1990
  • Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995
  • Gjeniu pa kokë, 1999



  • Poezi nga Fatos Arapi

    SI S'TË DESHA PAK MË SHUMË    

    Unë e desha përtej vdekjes,
    Ashtu dashurova unë
    Edhe prapë s'ia fal dot vetes:
    S'i s'e desha pak më shumë...                   
    Pak më shumë ku shpirti thyhet,
    T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
    Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
    Kujtimin të gënjejmë pak.                      

    Përtej vdekjes, përtej botëve,                    
    Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
    Asaj që më rri mes Zotëve:                     
    Si s'të desha pak më tepër...  

    MOS EJA NE ËNDËRR

    Mos eja në ëndërr, e paëndërrta ime
    Nuk je Safua me zemër të brishtë.-
    Ngopur me vdekjen e dashurisë
    gjer në gryke, jam!
    Edhe në gjumin e vdekjes
    trembem nga britma ime
    për ty.

    Mos eja në ëndërr, e paëndërrta ime.
    Mos e bëj shakanë e mbrëmshme.

    Si ta duroj ditën,
    që më sheh me sy ëndrre?

    EDHE SONTE...

    Edhe sonte në kurrizin e rruzullit
    do të gjejmë një copë vend
    ku të ulet dashuria jonë.
    Edhe sonte, në çeturie e qiellit
    do të kërkojmë yllin,
    qe i panevojshëm, mbi kokë na ndriçon.
    Dhe diçka të gëzueshme,
    për t'i thënë njeri-tjetrit, do të gjejmë edhe sonte...



     ATDHEU

    Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
    Një prill i pikëlluar në shpirt.
    Atdheu është kryqi, është kryqi.
    E mban - dhe të mban ty - në shpirt.

    Atdheu është toka e premtuar.
    Ti shkel si një zot dhe s'e ka ndën këmbë.
    Atdheu s'ka fjalë, ka sy të trishtuar.
    Vdes dashuria në dashuri që të c'mënd.

    Atdheu është buka e uritur,
    Të ikën nga duart e dot nuk e ngop;
    Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur;
    Me sytë n'errësirë vetveten kërkon.

    Atdheu është varr i hapur, është varr.
    Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
    Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
    Në një pikë loti lirinë e lind.

    Atdheu yt i vogli, i vogli
    ai hyjnori i pavdekshmi si loti.



    DAHAU

    Nga dita ne dite
    nga  viti ne vit.Varr qe ecen
    udheton, Dahau
           
    Neper mjegulla te jetes

    Nga viti ne vit,
    nga shekulli ne shekull
    njeriu i heshtur

    ndane udhes degjon
    kerkellimen e skeleteve,
    qe brenda mban kjo fjale:
                                      Dahau
    Njeriu s’ harron.
     
     
     
    JA, TOKA IME. . .

    Ja toka ime – mes dritash kredhur.
    mes brohorish te gezueshme Mesdheu.
    Shtatin me mallet ne qiell hedhur,
    nga gryke e Vjoses,
    nga gryke e Bunes –
                   gurgull legjendash
                   e zerash dheu.

    Ja toka ime – e ashpra, e buta.
    Nje krisme  pushke,
                         pastaj lahuta.
    Nje piramide.
    Nje lapidar.
    Linja tensioni qe ecin tutje…
    Ja toka ime-
                     me statuja mbjelle
    e fragmente shekujsh te mermerte ne zemer.



    MBI  SUPIN E KOHES SIME

    Mbi supin e kohes sime 
    kryet peshteta
    S’ dremita.Nuk fjeta.
    Mbi supin e kohes sime,
    si mbi supin e Asaj, -
          rashe ne mendime.


    Biografia e autorit është marrë nga WIKIPEDIA

    Keine Kommentare:

    Kommentar veröffentlichen