F A Q E T

Freitag, 7. Juni 2013

Fjalë të urta nga Lugu i Baranit

  1. Vatani pa liri, si shpija pa kulm permbi!
  2. Kush nuk lufton për liri, robninë e ka n'shpi!
  3. Lirinë nuk ta falë kërkush, por duhet me e fitu vet!
  4. Armiku më i rrezishëm asht ai që e harron!
  5. Burrnia nuk matet me pash, por si mas puneve t'ndershme!
  6. Burri veten e jep, por besën s'e then!
  7. Ku thone se ka dredheza shumë, merre krojshën e vogel!
  8. Ujku kimen e nderron por adetin s'e harron!
  9. Borxhlliu i keq, ti lyp paratë diten e Bajramit!
10. Dielli asht jorgani i fukarasë!
11. Njeriu asht dy herë femije: kur lind dhe kur plaket!
12. Ma e mire asht një ditë sokol, se njëqind Gogol!
13. Ai që di më së shumti, flet më së paku!
14. Katuni që doket, nuk do kallauz!
15. Kush lyp shumë e hupë edhe atë që e ka!
16. Xhehneti i gruas është të kamt e burrit!
17. Kur je vet n'hapsane, mos jep sadakë për dritare!
18. Miku asht mik deri sa nuk perzihet ne punët e shpise!
19. Miku i mirë, njihet në ditë të vështirë!
20. Burri për gruan asht si kulmi për shpinë!
21. Kalin e shumë shpive e han ujku!
22. Djali i plakut, vaji i sakakut!
23. Kur shterojnë lumenjtë, rriten prroskat!
24. Çka të bahet n'kojshi, prite n'shtepi!
25. Kanga asht vaji i burrit!

Tregoj Bajram Ali Muhaxheri
Kosuriq - Lugi i Baranit 1983

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen