F A Q E T

Freitag, 7. Juni 2013

Urime popullore nga Lugu i Baranit

  1. Zoti ta dhashtë t’marën!
  2. U bafsh me t’marrë lakmi kret katuni!
  3. T’lumt goja se mirë po folë!
  4. T’daft' djali pleqni!
  5. U baft´ ni mahallë prej teje!
  6. E marrësh një nuse t’mirë!
  7. Hallall t’koftë gjini i nanës!
  8. Lum ajo nanë qi t’ka ba!
  9. Lum ai burr qi ka me t‘marrë!
10. T’marrtë e mira!
11. Tu shtofshin t‘mirat!
12. T’ardhshin t’mirat edhe at’here kur nuk i pret!
13. Tu gezoftë zemra ka shkofsh!
14. T’baftë edhe shelnja rrush!
15. Lum konaku që t’ka mrena!
16. Tu rrit nera e bereqeti!
17. T’dalt nafaka sa më parë!
18. T’ruajtë zoti prej t’ligave!
19. Tu prarofshin duart!
20. Hallal t’koft´ buka që po e han!
21. Tu baft´ vorri tyrbe!
22. Paç bekimin e të madhit!
23. T’dhashtë zoti sh’net e bereqet!
24. T’k’nofshin bilbilat mbi krye!
25. Veç g'zime paqtë shpija jote!
26. Tu shtoftë hisja!
27. Mos tu shoft zjermi votres!
28. U bafsh plak me mjekërr!
29. T'shkoft zani të mreti!
30. U rritësh me shumë vllazen e motra!
31. Ta dhashte zoti ka se menofsh!
32. Paq faqen e bardhe!
33. Edhe guret e sokakut bafshin lum për ty!
34. T'kendoft zemra gjithmone!
35. Paq bekimin e të madhit!

__
Mblodhi Haxhi Muhaxheri, 1986
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen