F A Q E T

Montag, 24. Juni 2013

Ismet Tahiraj

Ismet TAHIRAJ u lind më 1956 në Klinë të Epërme të  Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Mitrovicë. ,ndërsa shkollën e lartë për gazetari e ka mbaruar në Beograd. Merret me letërsi  aktive  qysh kur ishte nxënës i shkollës  mesme,emrin i  tij do ta  gjesh  në shtypin e kohës me poezi  për fëmijë dhe të rritur e satira humoristike. Shumë krijime letrare e publicistike i ka të botuara në revista periodike si “Nacional albania...””Kosova-Kek-ut”, “Verbi”,”Kosova sot”  “Zog mëngjesi” ,”Mollëkuqja”, “Bota sot”, “Valë e Fajalë”- Mitrovicë,”Metafora”  dhe është bashkëpunëtor i ngushtë i emisionit humoristik në  RadioKosova”Mahi pa kufi”.  Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në Maqedoni (vemdi i II në Revistën për fëmijë “Gëzimi” 1986), Në Mitrovicë konkursin shpërblyes letrar komunal iu nda vendi “Gota e Argjend” 1975. Në Kastriot në vitin 2010 mori çmimin e parë për poezi. Po ashtu këto ditë  është përfshi në antologjinë poetike “Flakadani i Lirisë “ që i kushtohet  legjendarit Zahir Pajazitit ,radhitet ndër 150 poezive ,në mesin e 50 krijueseve   i 15 më radhë .Ka botuar librin me poezi  për  fëmijë   “Erë e Vendlindjes”  më 1995 .Po ashtu ka botuar librin e dytë me poezi për të rritur “Tundimi”  2011. Është anetar i SHSH të Kosovës,dhe njëhershmit  anetar i SHSH “Fahri Fazliu” në Kastroit. Jeton në vendlindje.
 
 
POEZI NGA ISMET TAHIRAJ
 
INTIME ME BACË AHMET DELINË

Udha më solli
Kryezot
Ne konakun tënd.

Ti bëjmë   dy llafe
Në katër sy.

Se trualli
Po dergjet nëpër hi.

Ai çove fjalë
Shaban Jasharve

Kund të mos lënë therrë
Truallit te mbijë.

Dhe ti kryezot
Ne heshtje me dhe –bekimin

Se turku kal me galsa sorrash
Këndej s’ te kalojë

As qiellor të përhenur
Këtej s’ do të ulurijnë.

Gishtverdhi yt
Ishte kah dielli

Kryezot
Edhe një rilindje të re
Po (gëzojm) përjetojmi….



ÇARJE E RREPTË

Mitrovica nuk ka ndarje
As më lugë, as më sepet,
Kur frynë erërat
Janë do çarje-çarje e rreptë.

Edhe ura nuk duron
Llohë e stuhi,
Kur përlyhën flamujt ne erë
Si pelenka_pelenka të verdhë.

Shalakatën   nëpër qiell
Me tre gishtrinjë
Si terfil   e grirë.

Dhe të tjerët si shumë asaket
Pështyma gojëve – iu bë përibret…


SHAJKACKAT IKËN

(Zeqir e Demir Tahirajt)

mbi pllaja të çabrës
derdheshin gjarpinj,
e rrëmonin nëpër lëkurat tona.

Ju vetëtima të tmerrshme
u ratë gjarpinjve,
Shajkaçkat ikën
me lutje qiellore.

Për një kopsht Edeni
u përhap fjala,
mbi çabër e tutje
të gjitha duhej të ishin
Luleparrizi…


ARAT S’ KANË LETËR KËMBIM

Kanë prishur arat
Letër këmbim,
Kanë prishur sot.
Mbi kallëzat e grurit
Mbi kallëzat e misrit
Misrit të ri...
Kur bisha vente
Napën e nepsqarit
Për plotë histeri.

 2.
Arat kanë prishur
Sot letër këmbimin,
Më trashëgimtarit e tyre
Që në filles
Kur lërohej thellë
Kur zbutej plis dheu
Më djersë
Veç djersë.
Na shpinte në silos
Kokrra gruri,
Grushtet ia tundnim
Urisë ,mortjes
Para turinjve
Si stuhia
Që e tundte botën...


NË SHTËPINË
E SYLË BAJRAKTARIT

Ju i ratë sixhadesë
Me patkonjtë akulli,
Një hanxhar me tel te padukshëm
Shkurtonte qafa tejet te njoma
Shkurtonte kafka,
Ju që ishit të frikshëm
Me sy smeraldi.
Spërkatej dhoma
Nga sylynjar gjaku.
Dhe vazhdonit ashtu ,
Se dita kuturu e kishte kokën
E dielli kishte hy‘ nën plaf
Prilli s’lotonte ,se vinin
Buçima lirie
E ju kishit aq afsh
Sa s’kishte as bisha
Qe frikshëm veten e shikonit
Me sy smeraldi
Dhe merrnit çehre
Me meit se kufoma
Me patkonjtë çeliku
Vetveten e shqelmonit
Si derri i egër
Kur i vije ngordhje...
 

KUR RANË SORRAT
ME SY SMERALSI

Kur ranë sorrat e zeza
Me sy smeraldi
U ndy rruga
U ndy prilli
Tej e tej qafës.
Se s’i kishim në qejf
Shamit e zeza
Obelisk nate
Kudo hapësirës
Dhe nevojtoreve
Kapardisej daiu
Me sy smeraldi
Për hiç gjë
Te fitonte plaçkën
Si ta fitonte miun macja
Obelisk nate
Qe rritej a tkurrej
Deri sa e shqimën
Aguliçet e lirisë...
 

(S’) ËSHTË KIAMETI

Për tej Bulecit
(s’)ëhtë kiameti,
Ferra ka fusha
E kërmij ka ara
Kur shtrohet asfalti
E nuk i përbaltët
Këmba
Vije jo kiameti
Po në derë
Na troket e gjallë-mortja...

 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen