F A Q E T
▼
Donnerstag, 20. Juni 2013
Poezi nga Agim Desku
DIKUR LUFTOJA ME ËNDËRRAT
Dikur he se si luftoja me ëndërrat
Pse hynin si ferra gjembash kudo e kahdo
Sa ngulfatnin herë në mua e herë vargut tim.
Sonte e kërova ëndërrën dhe ja ishte pranë
Në secilin cep vargu më rrinte si Doruntinë
Më kthej si histori në vete,nuk i besoja syve
As malit që digjej në këtë vapë tropikale.
Sonte edhe loti u bë humbësi im
Faqet u skuqen nga secila pikë shiu
Ta vëja në njëmijë foto ylberi vargun -ëndërr
Për pak u fjalosa për të me shpirtin tim.
Të mos dehem në vargun e saj.
Eh, si më erdhi si krah pulëbardhe
E etur kthej tek lumë lumi i poetit tim
Vargje më fali dhe u zhdukë në ikje
Diku u fsheh nëpër gjethe trëndafili.
E di që njëri do shkrujmë ndonjë varg kujtmi
Cili nga ne,unë apo vet ëndërra ,njeri e do me shpirt
Vargun e pashkruar ta qëndis si lule pranvere
Ato që kanë aromat më të bukura jete e shpirti.
Eh,si më munden ëndrrat,si u dorëzova para tyre
Me fjalët shqip më munden e beson edhe ti varg o varg
Po,të dytë u shndërruam në një ëndërr të vetme kujimi
Që hyri shpirtit dhe nuk lëvzë vetëm me lutje zemre.
Më bëhet banore e legjes më të bukur shpirti
Çmë gdhendë gurë për Kalanë e puthjeve të humbura
Të shndërruara në harresë loti e fjalë zoti
Se sonte e ruaj si relikt Shqipërie në muzeun e fatit tim.
Radavc,18.6.2013
BUKURI VARGU
Sot
Sytë e mi
Soditen trëndafilat
Sy ylberi të miliona ngjyrash.
Si e munden botën sytë e mi
Sot bash në këtë ditë,e hëne ,më 24 Qërshor, 2013
Si u bëra Bukuri e vargut prej cilit Mall ma thuaj
Si sonte fluurova ëndrrave,jo nuk ishte as ëndërr,ishe ti varg o varg.
Stinë lulesh me mijëra ngjyrash më e bukura me ngjyrë shpirti
Si ma do kjo zemër vetëm këtë emër Bukuri Malli,eh bukuri vargu
Sdo të lindë ma asnjë Bukuri Malli e qëndisur me fjalë shpirti,kurrë për jetë
Si ta them në asnjë botë në asnjë fjalë në asnjë ylber në asnjë zemër.
Si ta quaj këtë bukuri vargu ,jo nuk ka emër që ma raun vetëm në shpirtin tim
Sa fluturoj sonte nëpër secilin varg nëpër secilin cep atdheu jam lapidar malli
Sa i munda djajët sa luftova bajlozet sa i thirra engjëjt si dëshmitarë të kësaj bukurie
Se jam yll Davidi sonte pash në shpirtin e bukurisë se vargut tim,një fitore zemre.
Se nuk jam ma ëndërr edhe këtë e përjetova në lotet e syve të engjëllit,në floket e kaçurela
Si të iku afër diellit sonte edhe të digjem me flakën e kësaj bukurie,më merr o diell edhe ti o yll
Si të fluturoj bashkë me pulëbardhat e agimeve mbi valëdeti ,mbi orët e agimeve mëngjezore
Si ta pres sonte këtë mbrëmje pa bukurinë e fjalëve tua pa atë bukuri malli ma thuaj ti yll o yll.
Si më fale fjalët më te bukura për vargun tim për shpirt e zemër më thuaj për cilin emër
Si ta di unë kur ishte shi në shpirtin tim ishte edhe flakë po ishte edhe fat,çfarë nuk ishte sot
Si ta quaj këtë varg si ta them me cilin emër ,jo ska fuqi që e ndanë këtë plagë shpirti
Si ta them nuk e di as vet jam hutue më këtë bukuri vargu mall etjesh e dhimbjesh.
Sa më flet ky shpirt e kjo zemër vetëm për ty më i bukuri emër ti varg o varg hyjnie
Si ta ruaj me cilat lule ta ushqej,me cilën aromë ti flas në cilin sy ta puth këtë bukuri vargu e malli
Si ta mbaj këtu në dheun tim ,në shpirt e zmër me thuani ju o engjëj si ta ruaj në cilat lule
Si të bëhem i vetmi rob vargu eh si varg shpirti si kujtim vargu i kësaj dite të dashur sa të krisur.
Si e vetmja ditë e rebeluar sikur ti o varg o varg që shëmbe çdo kufi shpirti dhe më prangose zemrën
Si të bëj lutje këtë ditë si të rrëfehm të shndërrohem në të vetmen uratë engjëjsh mbi yll Davidi
Se sot o shndërrova i tëri në varg poeti më të bukurin që ndonjëherë e kanë shkrue
Sot e shkruaj me shkronja ari bukurinë tuaj o varg o varg këtë të vetmën Bukuri Malli që ruaj në shpirt.
ËDËRRIME VARGU
Nuk e shkruaj kot
Këtë fjalë vargu
Pa një frymë zemre
Si lule pranvere.
Pranë diellit
Të buzëqeshjeve tua
Mbetem mbret kujtimesh
Të secilit gjeth lulesh.
Rri dhe bëhem e vetmja fjalë
Që më rri mu në shpirt
Të rrënjeve tona
Si fuqi e lutje zotërash.
Uratë u bëra për miken time
Ylber i miliona ngjyrash
Çdo ditë e vëja nga një fjalë kujtimi
Eh,si të të kërkoja vargut tim.
Në çdo festë ngriti dolli
E lutem për zotin që më solli tek ti
Eh,si nuk shikon nëpër secilin gjeth trëndafili
Kë aty gjithë vargun tim të shkruar me lotë.
Edhe shpirtin tim aty ta dergova kujtim
Unë po shndërrohem në të vetmin Shën Valentin
Se ende nuk u bëra për pak rebel
Të të kërkoj në cilën botë u zhduke.
Pa asnjë fjalë,pa asnjë zë edhe mallkimi të jetë
Më thuaj janë kështu engjëjt që ikin me shpirtin tim
Pse ma vjedhe secilën fjalë,pse të besova oj përrallë
Po,do ta lë lotin në tokë e qiell,në secilin engjëll.
Nga një pikë të lumit tim do të ja jap si dëshmi
Për varg zemre që të thura eh,si hymne lavdie
Edhe secilit zog nga një pikë në krahrorit të tij
Do ja vëj si yll Davidi do ja shënoj emrin tim.
Edhe secilës fluturë kah fluturon drejt teje
Jo,nuk e mallkoj fatin tim të rujtur si këngë atdheu
Janë djajët në secilin njeri bishe që të moren mendjen
Ta hedhin hienave a korbave të errësirave stuhish
O mëkate o mëkate të zhdukjes tinzare,përse ike
Përse lëndove emrin e thurur në varg lulesh.
Çfarë faji kisha oj lulja e kujtimit o det bajlozash
Pse nuk del në dylufim shqiponjash për dashuri të falur
Për secilën fjalë të bukur kur ta shkruja me lotë zemre
Eh,sikur zgjodhe udhën e mëkateve të pakthim.
Më lë djajët në vend të aromës së trëndafilit tim
Dhuratë të sollën engjëjt dhe presin fjalën time
Si të ju them për ikjen tënde pa kthem,për fjalën më të rëndë
Që do e merrja në secilën dyluftim,eh edhe secilën plagë si do e shëroja.
E këtë mbrëmje pa fjalët tua, plo hënë nuk dua tpranoj,kurrë
Për asnjë çmim,për asnjë denim,për asnjë lotë,për asnjë ferr
Si të rri këtë natë e të bëhem bashkëudhëtar me djajët
Si të ngre dolli vetëm me gotën të mbushur lotë.
Sa herë i zbraza e sa herë i mbusha këto gjsmëzbrazurat e mia
Që të vetmet mike më kanë mbetur sonte në shoqërinë e vargut tim
Eh,dolli e shndërruar në hi shpirti,në ëndrra zjarri,ikni edhe ju
Ikni thene qafen zhdukuni nga jeta ime,nga ëndrrat që dikur ushqehesha.
E sot pi në gotën plot lotë dhe helm të ikjes sate,të ëndrrës së dhimbjes
Ma the këtë gotë e me xhamin e saj më ther heshtjen time,ma ther zemren
Siq ma theve shpirtin,siq ma mbyete çdo fjalë kutimesh
Të mjafton një lule ta hedhesh në valëdeti,ta marrin cunamet.
Të mjafton një buzëqeshje ta hudhesh në valle ulkonjash
Të mjafton një zemër ta hudhesh për darkë djajesh
Çfarë të mjafton ma shumë se ky varg i shkruar me laps loti.
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
AntwortenLöschenAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë