F A Q E T
▼
Donnerstag, 20. Juni 2013
Poezi nga Sinan Kërpaçi
Rruga “TUNDIN VITHET PARTITË”
Kishte zënë mesin e rrugës time të ngushtë
kur i kërkova të më linte edhe mua pak hapësirë
në rrugën pa rrugë ku mungon fjala “e lirë”.
Ma vari si medalion, më la në dorë një numër,
më tha se kanë mbetur më pak se tri ditë
për të ecur në rrugën “Deri në vdekje i lumtur”.
Më çoi larg, shumë larg, deri në Pekin
tek kthehem nga magazinat pas mesnate
e prostitutat trotuareve më futin në xhep
pa bërë pas numërat e shkruar të celularëve
si numërat e partive varur ekraneve
dhe rrugëve që kanë humbur lirinë.
Mbase ndërroj mendje pas kundërshtimit të parë,
zgjidh kollaren e bezdisur të burrit serioz,
ndjej mungesën e madhe të femrës në shtrat
me mundësinë e përhershme për t`u thënë:
merrni ç`u takon vetëm ngjituni lart.
Na duhen edhe tri ditë të tjera, tri ditë
të hapet e lira e varfër, e gjera, tani e zënë –
rruga ku mos të tundin më vithet partitë.
19. 6. 2013
BËHU E PUTHUR
Shumë femra të bukura sot bënë sikur nuk më panë
në çastin që ua pashë me cep të syrit pasqyrën:
thua nuk deshën të ma tregonin mua, por vetes fytyrën?!
Qëndrova gjatë mbi gjemba duke i parë si i strukur
e megjithë vuajtjen s`ua kurseva fjalën “e bukur”,
e thashë sa e dëgjoi edhe rruga lutjen për tek e puthura.
I ndesha në çastin që s`ishte për mua fatlumë,
i ndesha në rrugë nëpër minuta mosmirënjohëset e lumtura
në këmbënguljen si mushkë për t`u dukur të bukura.
E lashë pa thënë: jam unë, pushtoj rrugën, dal nga
e strukura.
Shtohen femrat që nxjerrin pasqyrat e vockëla në rrugë,
shtohet, bëhet alfabet, ngrihet në qiell si e lutur:
bëhu e puthur në buzë, o dëshirë, bëhu e puthur!
17. 6. 2013
SHQIPTARJA
Në s`të pëlqeu shqiptarja - e puthura ime,
mbrëmësorja e vonë në feisbuk në çastin fatlumë
kur s`isha me gruan në shtrat dhe vetëtimthi ta dhashë
pa e mbyllur ende adresën e rreme, me kokën pas
ta kërkoj si i penduar: kthema mbrapsht,
mos ma hidh në oqeanin Atlantik se kam frikë
mos më vdes gjigantja - e puthura ime në Amerikë.
Ma sill të ndezur shqiptaren - të puthurën time
kur të vish, moj e feisbukut, me pushime.
Jam në stane, kam mbështetur kokën në një krënde
dhe luaj me yjet duke ëndërruar për andej...i lagur pak
nga e puthura amerikane kaq larg. Kaq larg!
Ma kthe në s`të pëlqen kështu si e kam unë
mbrëmësoren, të djegurën, të vonuarën feisbukjane
e lërmë në kujtesë minutat ku u ndjeva fatlumë kësaj ane.
14. 6. 2013
ÇOKANIA
Atë çokane e mbaj mend mirë:
dallohej në zile, dallohej në këmborë,
e niste tringëllimën që pa gdhirë,
kur tundej në qafën e kecit përçor.
Kullotë të pashkelur me mugullirë
kërkonim për tufën dhe pastaj në shkollë:
te një kec i bëshëm me dy brirë
binte një çokane tingullhollë.
I vogël pas kecërve gjunjët i vrava,
rendja si kecat në korie:
po lë leksionin të shkoj te grava,
pa ta dëgjoj sa bukur bie.
Pa ta dëgjoj atë, pa ta dëgjoj,
t`i vë veshin si bie në stane:
le të humbasë një leksion
dhe le të bjerë një çokane!
Student ushtarak, 1978
ATDHEU QË NUK E KAM
Isha si në divanin ku ndihesha ca minuta pasha -
në pëllëmbë të tokës time,
kaloi komshiu i jetës në varfërinë e tij
dhe më tha: ç`të të jap?!
U përgjigja me mallin për një hije po në varfëri:
mbillmë një rrap dhe mos më lër nën tendën e partive!
Dua të rrjedhë në sylynjar edhe një curril burimi
në vendin që nuk e kam, që njëherë nuk u bë imi.
Rrapi le të bëjë lart, ndërsa unë ca nga ca
të shuhem që poshtë tij, të shuhem si refugjat
në kërkim të vetes time, pa atdheun që s`e kam.
Pa atë që ne e lamë në mëshirën e partive në mjerim,
në mjerim e ca më tej, ca më tej,
nuk dimë të themi nga brenda veç njëherë:
ç`do nga unë Atdheu im, ç `do nga ne?
Ne po merr, ne po merr e ti nuk sosesh, o Atdhe!
11. 6. 2013
LULET QË NA NIS MOLLA
Këto mollë trotuarit
tëndë mbi kokë na rrinë,
pranverës na shkundin lule
vjeshtës frutin e arrirë.
Sa herë këtu kaloja
me atë vajzën që desha,
lulet që na niste molla
era i hidh nëpër dega.
Sa herë këtu kaloj
pranë po me atë vajzë,
lulemollët si me dorë
ngjitin krelave të saj...
...nuk bien në trotuar.
Burrel, gjimnazist, viti 1975
Poezia është botuar për herë të parë në vitin 1981,
nga shtëpia botuese “Naim Frashëri” në antologjinë
poetike me zëra të rinj “KËNGËT E PARA” pa vargun e fundit,
që unë ende nuk e kuptoj pse njeriu i mirë Isuf Nelaj e hoqi.
NË VARKËN E DASHURIVE
Ku është deti, ku është deti?!
I gjëmova m`u te veshi
dashurisë time me vjet.
Ma tha te veshi: në det!
Më tha vendin se ku qe
apo më shtyu atje:
poshtë dallgëve,
sipër fjalëve,
pa pyetje, pa përgjigje,
në varkën e dashurive?!
Me një rrem...ai rrem...
rrem e ç`rrem: i të dyve.
Varkën tonë si e shtyn
për dore kur e shëtisim
nëpër dete dashurinë.
Ku është deti, ku është deti?!
Dhe e thashë, dhe s`e thashë
në ditën që s`qe me dallgë,
ditën që e bëmë varkë.
Gjiri i Lalsit, 9, 6, 2013
“LUFTA” ME DËBORË
Në mes të shoqeve të pashë,
në mes të shokëve më pe,
shikimet kur i poqëm bashkë,
“armëpushim” sikur më the.
Po unë s`desha, s`u pajtova
me “armëpushimin” tënd të ftohtë,
topa dëbore shpejtë sajova
dhe t`i thërrmova nëpër flokë.
Pa nise ti të më qëlloje
me ato predha që s`i reshte,
bora që mua më dërgoje
dicka nga ti sikur më thoshte.
Më binte bora nëpër faqe,
sikundër qe ashtu e ftohtë,
po faqet digjeshin në zjarre
që ndizen e nuk shuhen dot.
Në mes të shoqeve të pashë,
në mes të shokëve më pe,
bëra si bëra dhe ta thashë
atë që ndjeja me hare.
Gjimnazist, viti 1975
MË DUHET TË QAJ
Mos më ço tek ai çasti që nuk më bën të qesh,
më mbaj këtu ku jam: poet i virgjër,
më ruaj gjatë në bibliotekë nëse jam libër.
Trembem mos më harron si bënë të tjerat
prandaj them me gjysmë zëri: nuk dua të shkoj.
Jo se nuk e dua atë rri si i zënë në faj,
por se nesër e pasnesër do më duhet të qaj,
bëhem poezi e dhimbshme, bëhem lot.
Përkulur ti rri mbi libra, me pak fjalë rri,
përkulur mbi libra jo mbi gjunjët e mi.
Mos më ço atje, poetët nuk dinë të harrojnë shpejt,
Nuk jam kaq i ri, vij nga shekulli i njëzetë,
të shikoj të bukur, sidomos kur nuk flet
dhe lë poetin të merret me fjalën.
Biblioteka jonë s`e ka një ashensor për lart,
na duhet me këmbë të ngjitim shumë shkallë
e unë nuk dua të mbërrij deri në tarracë:
kam frikë nga e nesërmja mos më duhet të qaj.
Ti harron nesër lehtë, harron e unë jam poet,
po dola atje te buza e saj, besomë, bëhem keq:
më duket tarraca si trampolinë e kërkoj det.
8.6.2013
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
AntwortenLöschenAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë