F A Q E T

Donnerstag, 6. Juni 2013

Shqiptarët e Kosovës Lindore nëpër shekuj

Nga Hasan HASANRAMAJ
 
Që nga periudha e Mbretërisë Dardane e deri në ditët e sotme, ndër popujt që parakaluan nëpër trojet tona stërgjyshore, i vetmi popull i cili nuk e ndërpreu zinxhirin e pronësisë jetësore mbeti popull i Arbrit i cili arriti me sakrifica të mëdha të mbijetojë dhe të ruajë traditat e veta kombëtare. Ata që jetojnë në dhjetëra e dhjetëra fshatra të Kosovës Lindore janë shqiptarët e pakt që edhe sot e kësaj dite me rezistencën e tyre heroike arritën që me sukses tu bëjnë ballë pushtuesve shekullore dhe të mbijetojnë plotë njëqind e tridhjetë e tri vjet. Çka do të thotë së pushtuesit shekullor, Shqipërinë dhe trojet tjera stërgjyshore në Gadishullin Ballkanik i konsideronin si një tokë rezerve për t’i kënaqur apetitet e veta në një anë, kurse në anën tjetër për të sigurua ndikimin e tyre mbi to...


Tragjeditë e shqiptarëve gjatë luftërave serbo – turke të viteve 1877 - 78

Jablanica e Epërme dhe regjioni për rreth shtrihet në pjesën jug-perëndimore të rrethit të Leskocit dhe e njëjta përfshin hapësirën ndërmjet rrjedhave ujore të lumenjve Popoc dhe Rekë e Madhe. Me vijën kufitare të vendosur me vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878. Gollaku shqiptar ishte ndarë në dy pjesë, në Gollakun e Kosovës dhe në Gollakun që kishte mbetur nën administrimin e Serbisë. Nga të gjitha vendbanimet e përfshira në këtë rajon kodrinor – malor, vetëm dhjetë prej tyre janë të banuara kryesisht me popullsi shqiptare. Rajoni i Jablanicës së Epërme, deri vonë e quajtën Reka e Madhe, me kushte relativisht të buta klimatike dhe me pasuri të bollshme natyrore. Mësohet se kishte qenë e banuar dhe i urbanizuar qysh në kohë të hershme. Ndër popujt e parë të këtij regjioni ishin fiset ilir-dardane, nga të cilët e kanë prejardhjen shqiptarët e sotshëm. Në vazhdimësi, nga lashtësia, në këto troje pa ndërprerje ishte i pranishëm elementi latin – arbër, përkatësisht shqiptar. Pas Mbretërisë dhe mbretërve Dardanë, u ndërruan dhe sunduan shumë mbretëri të tjera, siç ishin ato romake, bizantine, bullgare, serbe, deri në luftërat turko- serbe, kur këto troje ranë nën sundimin serb. Shqiptarët e këtyre trojeve stërgjyshore, si pasardhës të ilire – dardanëve, në përgjithësi, si të gjithë, gjatë shekujve shumë herë ishin buzë shpërbërjes nga invazionet dhe nga veprimet shfarosëse të fiseve të ndryshme barbare nga veriu dhe nga ndikimet asimiluese gjatë sundimit romak, bizantin, osman dhe sllav. Nga të gjitha këto katrahura, shqiptarët të trojeve të kazasë së Leskocit dhe të viseve të Jablanicës së Epërme tragjedinë më të madhe shqiptaret e përjetuan gjatë luftërave serbo – turke të viteve 1877 - 78, ku me dhunë dhe barbare te pa pare antinjerëzore u zhvendosen nga shtatëqind fshatra shqiptaret e regjionit të Sanxhakut të Nishit, si dhe të fshatrave të mbetura shqiptare të komunës së Medvegjës dhe regjionit . Shpërngulja e shqiptarëve, thyerjen e kufirit me Kosovën, përjetimet e tyre si robër lufte në Austri, Bullgari, për “kohën e bullgarit”, për praninë e kaçakëve në këto anë, për dhunën çetnike, për shumë ngjarje të tjera gjatë Luftës së Parë Botërorë, për kapitullimin e ish-Jugosllavisë, për shpërnguljen e shqiptarëve gjatë vitit 1944, për arrestimin dhe zhdukjen e burrave të Lëvizjes kombëtare shqiptare në fshatrat Svircë, Gërbac, për mobilizimin dhe për shumë e ngjarje të tjera. Përvjetorët, me të cilët janë të lidhur ngushtë vuajtjet shqiptarëve në Kosovën Lindore, njëqind e tridhjetë e tre vjetorin i shpërnguljes së dhunshme masive të shqiptarëve nga trojet e kazasë së Leskocit dhe përgjithësisht nga Sanxhakut i Nishit, njëqind e dhjetë – vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe për fëmijët shqiptarë të Jablanicës së Epërme dhe dhjetë – vjetorin e zhvendosjes së fundit të shqiptarëve nga komuna e Medvegjës – ishin disa prej ngjarjeve me të rëndësishme, që për më se një shekull luajti një rol të madh në mbrojtjen, ruajtjen dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve të këtushëm e cila shërbeu si digë e fortë në mbrojtjen e traditave kulturo – historike dhe etnike dhe në frenimin e procesit të asimilimit të shqiptarëve të këtushëm. Pas shumë dekadash lexuesve të gazetës sonë “Bota Sot” nëpërmjet këtij fejtoni do t’i ofrojmë disa nga këto ngjarje në një anë, kurse në anën tjetër rezistencën heroike të gjysheve dhe stërgjyshet tanë që i lanë eshtrat për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare, por edhe për shumë raste, fatkeqësisht, edhe për interesa dhe lojëra të pushteteve të huaja shekullor. Nga Beogradi, Krimeja, luftërat rus – serbo – turke gjatë dy shekujve të fundit në trojet tona stërgjyshore u derdh gjaku dhe mbetën eshtrat e shqiptarëve brez pas brezi. Nëpërmjet fejtonit tonë do të përpiqemi të mos e harrojmë rezistencën e tyre heroike në mbrojtjen e trojeve tona stërgjyshore, duke filluar që nga Nishi e këndej, as dhunën e mëvonshme çetnike – partizane, as Tivarin, Sanxhakun, Bosnjën, Sremin e vende të tjera, veçmas të vitit 1944- na tha në vazhdim të bisedës bashkëbiseduesi i ynë, prof. Ismajl Muharremi- Tupalla , kur shumë shqiptar të pafajshëm të kësaj ane u morën nëpër shtëpitë e tyre dhe i zhdukën pa gjurmë, vetëm për t’i realizuar mitet mesjetare pansllaviste ?! ...


Kosova Lindore pjesë e trungut shqiptar

Një pjesë të veçantë të këtij fejtoni do t’ia kushtojmë edhe edukimit dhe arsimit të brezave, dëshirën e tyre për shkollim, si një nga format e ngritjes së vetëdijes për përkatësinë kombëtare, daljes nga prapambetura dhe mbijetesës në trojet tona stërgjyshërve. Pra, deri vonë pak dinim për të kaluarën e këtyre trojeve. Për historikun e këtyre vendeve, për popujt e hershëm, për ngjarjet e shumta të kohërave të ndryshme, për njerëzit tanë dhe për traditat, për luftërat e shumta dhe për pjesëmarrjen e gjyshërve dhe të stërgjyshërve tanë. Me kalimin e kohës dhe me ndërrimin e brezave shumë prej tyre janë harruar, janë zbehur dhe një ditë mund të harrohen plotësisht ?! Prandaj, duke pasur parasysh këtë, bëra përpjekje- na tha prof. Ismajl Muharremi-Tupalla që sadopak këto shënime për të cilat po bisedojmë me ju të mbeten të shkruara në fejtonin tonë të cilat janë dhe do të mbesin si dëshmi të gjalla për të kaluarën tonë historike dhe kombëtare... Jablanica e Epërme dhe terë regjioni i Kosovës Lindore është një bosht kurrizor që i përmbledh të gjitha hapësirat e kësaj komune në të dy anët, prej burimit të skajshëm- rrëzë fshatrave Kikës e deri në Rukoc, ku kalon në komunë tjetër, ka një gjatësi tetëdhjetë e katër kilometra e gjysmë. Nëpërmjet Luginës së Medvegjës lidhet me rrugë e asfaltuar me Leskocin në një gjatësi pre katërdhjetë e dy kilometrave, me Prishtinën në largësi gjashtëdhjetë e tri kilometra. Kjo vijë rrugore daton që nga koha e pushtimeve romake dhe është e njohur me emrin “Lissus - Lezha e sotme në Shqipëri – Naissus”- Nishi i sotëm në Serbi, përkatësisht “Via Ignatia” që lidhte Perëndimin nga Dubrovniku, Shkodra, Lisusi.


Marrë nga "Bota sot"

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen