F A Q E T

Samstag, 13. Juli 2013

Cikël poetik nga Fahri Xharra


Fahri Xharra

KUR LOTI HARROHET

Kur loti harrohet
thahen edhe lumenjt

Kur vajtimi përbuzet
shkelet mëshira

Kur gjaku zbardhet 
e keqja mund te marre udhe

Kur shurdhohen klithmat
harrohet edhe gëzimi

Kur vritet kobi i vdekjes
bimet marrin rriten

Kur heshtet e kaluara
mund te vritet ardhmëria

 
 
 

Trëndafil i kombit

( kushtuar Ismail Kadaresë)

Zemra desh me plaste  kur të shihja të vetmuar
te bridhje shtigjeve ne kerkim te drites se trollit
Trëndafil i letrave, trëndfafil  i kombit ….

Ishte koha kur njerezit

harruar e kishin gjuhen e zotit
dhe mbillni faren e errejtjes

Vallë

jemi të padëshiruarit e perendive
që groposim krenarinë

e vorbullës ndjellakeqe i japim jete
apo harruar kemi ninullat e dashurise

11.10.12; 14:25

 
Ata

Donin të na zhveshëshin vetëtimën,
që të humbim rrugën
Donin të na shurdhonin bumbullimën,
që zëri mos të na degjohej
Donin që të na shkulin yllin,
e të mos dinim se ku jemi
Donin të na nxinin hënën,
e të mos shof të kaluarën
Donin të na merrnin diellin,
që të ngrijmë në token tonë
Donin të na shtrydhin shpirtin,
e ti ngjajmë askujt
Donin të na ndërrojnë emrin,
e të na humbin në rrymat
e pafundme.
Po rrenjet e te keqes u thane

nga mallkimi i perendive

29.08.12


 Mos na e zini diellin

Të shpuar dhe të mrrolur
qiellin na kishin qitur pas dere,
Gjyshi mundohej që me gjilpërën e tij
t`i ngjiste pjesët e retinës së syrit
të shkulur nga vampiret djepthate
Im mori kërrabën te mbante kujtesen,
dhe e humbi vetëdijën nga goditja e çekanit.

Qielli vazhdimisht shpohej
E ne bënim sehir
Mos na e shponi qiellin se na ikë ozoni
Mos ne shponi qiellin
se na mori e pikës së zezë
Vështirë të njihemi ndër grumbuj plehu
Mos na e shponi qiellin
Mos na e zini diellin
Oi oi oi!

30.0812

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen