F A Q E T

Mittwoch, 7. August 2013

Andi Meçaj

Andi Meçaj u lind më 6 qershor 1975, në Vlorë. Më 1994 ka mbaruar liceun artistik për pikturë po në Vlorë dhe në këtë vit mërgon në Greqi ku hap një ekspozitë pikture vetjake të vlerësuar nga shtypi vendas. Është përfshirë në antologjitë poetike "Portat e Harresës", Tiranë, Toena 2001, si dhe te: "Antologji e Poezisë - Qiejt e Shpirtit", Tiranë, Bota Shqiptare & Meda Dea 2006, me shkrimtarë nga Shqipëria që ndodhen në Greqi, 1990-2006 dhe në antologjitë e tregimit "Shtëpia mbi rrota", Tiranë, Toena 2001, si dhe te: "Antologjia e Prozës - Maska e Ditës", me shkrimtarë nga Shqipëria që ndodhen në Greqi 1990-2006, botuar nga Bota Shqiptare & Meda Dea, Tiranë 2006. Boton rregullisht në shtypin shqiptar dhe atë të Diasporës. Në vitin 2009 është përfshirë në kapitullin e nje teksti universitar për poezinë moderne të pasviteve '90-të.
 
Ka botuar:
 
"Puthje ujore" poezi. Albin-Tiranë 2001
"Tokë e Bekuar" poezi. Toja-Athinë 2002
"Nga Letërkëmbimi me një Fantazmë" poezi. Toja-Athinë 2003
"Qyteti fle në Xhepin tim" poezi. Enalen-Athinë 2006
“Një stacion si një valixhe” poezi të zgjedhura. Triptik-Vlorë 2009

Kliko dhe lexo ==>> Tregimr nga Andi Meçaj Loka

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen