F A Q E T

Donnerstag, 8. August 2013

KUR VËLLAI URON VËLLAIN


Shkruan Haxhi Muhaxheri
 
Nuk ka asgjë me të bukur se kur vëllai uron vëllaun me gjithë zemer, me rastin e festave te ndryshme. Ne si popull  gjithmone kemi dëshmuar se bartim në vete vlerat më civilizuese njerezore, si: mirëkuptimin, tolerancen, humanizimn dhe mbi të gjitha; respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Edhe pse ju kemi takuar dhe ju takojmë tri besimeve fetare: të krishterë, musliman dhe ortodoks;  kudoherë kemi qenë përkrah njëri-tjetrit. Për këtë ishim dhe mbetemi shembull për të mire përball tjereve.

Kemi pasur shumë armiq që kanë tentur në forma të ndryshme të na përqajnë, por gjithnjë kanë deshtuar. Armiq kemi edhe sot, por qellimet e tyre te errta prapë do të dështojnë, sepse në damarët tonë rrjedh i njëjti gjak, është gjaku i shenjtë i shqiptarit, dashuria e tij e madhe për atdheun dhe krenaria kombëtare.

Kush mendon dhe vepron ndryshe, deshmon se damareve të tij nuk rrjedh gjaku i paster i shqiptarit!
Soji i tyre do të mbetet gjimonë i pëbuzur!

Për të dëshmuar si duhet respektuar dhe uruar vellai-vellanë, po sjellim kësaj radhe disa urime me rastin e Festës së Fiter Bajramit të marrura nga Faceboku.

 
 
Urimi nga poeti, romansieri dhe publicisti Pal Ndrecaj:

"Feja islame nuk eshte fe e huaj per shqiptaret e krishtere, sepse eshte fe e vellezerve te tyre", don L. Gjergji.

Kur ka feste njeri vella, ka edhe tjetri. Kur te gjithe vellezerit festojne bashke, dua te jem edhe une me ta.
GEZUAR FESTEN E BAJRAMIT te gjithe vellezerve muslimane!
Paqja, Begatia e Harmonia mbreterofshin mes jush dhe mes jush e te gjithe te tjereve!
GEZUAR!

 
                *  *  *

 
Urimi nga poeti dhe publicisti Demush Zefi:

 
Të ndëruar Qytetarë

Urime Festa e Fiter Bajramit

Kjo feste të sjell begatitë më të mira kombit, shendet, mirëqenie sociale dhe dashuri njeri ndaj tjeterit. Kjo festë të jet shembull për jetë të përbashkët.

Shpresojmë që Festa e Fiter Bajramit edhe në këtë vit të sjell dëshirat më të mira qytetaëve. Axherimi i gjatë është dëshmi së kjo ditë mund të jet symbol i të gjitha të mirave qytetare dhe njerëzore, prandaj kjo feste e madhe shpirtërore të sjell begatiti më të mira kombit, shendet, mirëqenie sociale dhe dashuri njeri ndaj tjeterit. Kjo festë të jet shembull për jetë të përbashkët.

 Uroj Bashkësinë Islame të Kosovës që së bashkë më besimtarë islam të kremtojnë sa ma denjësisht.

 Urime për këtë ditë festë kanë edhe të gjithë miqët dhe kolegët që këtë ditë e konsiderojnë ditë të shenjtë.

 Urime edhe të gjitë besimtarëve në diaspor festen e Fiter Bajramit, festë që do t’ua plotësoj dëshirat për kthim sa më të suksesshën në vendlindje.

Prishtinë, 7 gusht 2013

 
         *  *  *
 

Urimi nga poeti, publicisti dhe veprimtari Rrok Berisha:

GJITHE SHQIPTAREVE TE BESIMIT ISLAM NE TROJET ETNIKE DHE NE DIASPORE-URIME E ME FAT FESTA E FITER BAJRAMIT. MUAJ I SHENJT I AGJERIMIT QE KURORZOHET ME FESTEN E FITER BAJRAMIT, LE TE SHERBEJ SI MOMENT PER REFLEKTIM, DUKE E LARGUAR NGA MENDJA E VEPRIMI TE KEQEN, SMIREN E URREJTJEN NDAJ NJERI TJETRIT, DUKE REFLEKUAR SA MA SHUME PAQE, DASHURI E TOLERANCE NE MES TE NEJREZVE...! LE TE PERKUJTOJM NE KETE DITE TE SHENJT SE UNIVERSI DHE TE GJITHA RRACAT E KOMBET E KAN E NJOHIN NJE ZOT TE VETEM DHE SE TE AI ZOTE JANE TE BARABART TE GJITHE. LE TA LARGOJME URREJTJEN E NDASITE. GEZUAR E ME FAT...!

 
  *   *   *

Urimi nga publicisti dhe veprimtari Lekë Mrijaj

Z. Lekë Mrijaj, urimin e tij e ka sjellur të disenjuar dhe të pergatitur bukur grafikisht. Ne po ua risjellim qe ta shohin dhe lexojne edhe edhe ata qe nuk e kanë parë dhe lexuar. Ai me ketë rast shkruan:
 
Vëllezër e motra shqiptar të komunitetit Islam,
urime dhe gëzuar festën e Fiter Bajramit!
 
Paqe, mirësi dhe begati në të gjitha zemrat tona shqiptare!
 
Gëzuar!
 
Përzemërsisht nga Lekë Mrijaj
 
 

 
 
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen