F A Q E T

Mittwoch, 8. Januar 2014

Fadil Curri - Përçarësit shqiptarë do të mbetën cullak


PËRÇARËSIT SHQIPTARË
DO TË MBETEN CULLAK
TË TURPËRUAR NË SHESH
ME EMËR E FYTYRË TË VËRTETË
 
  • Shkruan Fadil Curri, në profilin e tij në FB   

Po e sjell me zemërgjerësi këtu përzgjedhjen e një shkrimtari nga gjykimet e disa personliteteve te dijes dhe te atdhetarise shqipotare te besimeve te ndryshme fetare. E bëra që të krahasohet niveli i lartë i rilindasve dhe indenpendentistëve tanë për çështjen shqiptare dhe unitetin e çiltër, kundruall disa shkrimeve të çoroditura të këtyre javëve të fundit, që pa fije turpi e k...eqardhjeje duan për një plesht ta djegin jorganin. Mjerisjht, ne mesin e tyre edhe disa shkrimtare me shumë libra të botuar.
Emërues i përbashkët i tyre, mbase i frymëzuesve të tyre, është frika nga bashkimi i mundshëm i shpejtë i shqiptarëve. NdaJ, qarqet antishqiptare duan që përmes bindjeve idiote që ua kanë mbjellë disa intelektualëve tanë, të krijojnë hallakamë ndër shqiptarët me një ves që kurrë nuk e kanë pasur në histori - armiqësitë fetare, që pastaj botës t'i thonë se shqiptarët ende nuk janë të civilizuar, nuk janë tolerantë dhe nuk e meritojnë unitetin administartiv e politik te organizimit të tyre në shtet të përbashkët.
Çasti i fundit është që shqiptarët të heqin dorë nga grindjet, sepse përçarësit do të mbeten cullak në shesh me fytyrë e emër të vërtetë. Nuk kemi nevojë t'i kërkojmë gjurmët e ujkut, kur ai po shihet e do që të na gllabërojë. Shqiptaria me trikohësinë e saj nuk është tapi e nje njeriu e grupi klanor, ajo është e madhe dhe e përvojshme në mbrojtjen e Shqiptarisë.


.  .  .


ATA QE VËRTETË E DONIN SHQIPËRINË, KANË THËNË:

1. ” Ne shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi tanë vllazën gjaku dhe vllazën vatani . Do të shkojmë mbarë e mirë me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulzimin e atëdheut t...
onë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë” (H. IBRAHIM DALLIU)

2. “Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë.Ta duam njëri-tjetrin, t'i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje, janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri ( H. VEHBI DIBRA )

3. “ Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atëdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë , një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut “. (MULLA IDRIZ GJILANI )

4. “Është e vërtetë se ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi të përbashkët”.
( GJERGJ FISHTA)

5.“ Ndarjet në besim nuk sollën çarje në mes të shqiptarëve. Gjendjet e besimit, jo vetëm në vendet e lindjes, por edhe në Evropë, e në vendet e ndriçuara me qytetërim, shumë herë kanë nxjerr vrasje të mëdha e të tmerruara; Në Shqipëri, këto grindje nuk ndihen dhe kurrë në këtë vend s`kanë ngjarë. T’ecim të dlirë n’udhë të Perëndisë, n’udhët të drejtësisë...në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë: janë një trup, një mendje, një qëllim,një besë”.( SAMI FRASHËRI)

6. “….megjithëqë elementi mysliman ka shumicën në Shqipëri, nuk besoj të ketë një shtet të qytetëruar, ku të mbretërojë aq tolerancë feje, sa në Shqipëri”. (FAN NOLI)

.  .  .

FADIL CURRI: Publikimet e këtilla, si ky i poetit Haxhi Muhaxheri, janë shumë vyeshëm për ndërgjegjësimin e moralizimin e shqiptarëve. Prandaj, të humbësh kohë, energji dhe të bëhesh mëkatar i përçarjes së shqiptarëve, të luash me nervat e një populli që ende nuk i ka gjetur të zhdukurit nga masakrat e luftës së fundit, me popullin që mezi ia del në krye jetes me varfërinë, nuk është vetëm prçarje. Që është më e keqja, shikuar nga disa komente në debate, pëerçarja mediatike është shndërruar në sport, kënaqësi, rit kulturë, shprehi e dashuri. E vërteta për përçarësit është mjegull, e mjegulla shpëtim, Zoti konsiderohet si krijuesi i vetem vetes së tij, e jo të gjithësisë. E di që edhe kjo plagë do të shërohet, por gjurmët do t'u mbesin përçarësve deri sa të jenë gjallë, e me këto vula të zeza do të ikin në jetën e amshueshme.

1 Kommentar:

  1. Emri im është loana dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij për të shpëtuar marrëdhënien time. I dashuri me la sepse isha i shpejtuar dhe e kam luftuar disa here per shkak te pasigurive duke mos e pare asnjehere afer zonje. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
    dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    AntwortenLöschen