F A Q E T

Samstag, 22. Februar 2014

Ari Molliqi - Letër një kryetari


I nderuari Z. Kryetar
(i Komunes se Deçanit)
 
         Mora guximin t´iu drejtohem dhe të shpreh haptazi qëndrimin tim, sepse sot të drejtë të shkruajnë, kritikojnë, të shprehi mendimin e lirë e ka secili, prandaj në bazë të asaj lirie edhe po Ju shkruaj.

         E di se, Ju jeni i “pari” i Deçanit, më 180 metra katror (duke e llogarit edhe atë pjesën që dikush ia fali Manastirit), më 42 fshatra dhe afërsisht 50 mijë banorë.

         E di se, ju keni qenë një aktivist i mirë për liri dhe pavarësi, se keni punuar shumë për të sotmen që e gëzoni, edhe kjo është e vërtetë. E di se Ju jeni munduar edhe për Deçanin e, edhe për Kosovën si një luftëtar por, z. Kryetar kjo s'do të thotë se ju keni të drejtë të bëni ndasi aq të mëdha në mes të atyre që u sakrifikuan, e luftuan po për atë liri për të cilën Ju flisni.

         Z. Kryetar, kur e morët votën e deçanasve, (desha unë apo nuk desha), Ju u bëtë edhe kryetari imi. Unë e respektoj votën e sovranit! Natyrisht bindjet e mira Ju mi errësuat me dokumentarin Sh.K.A. “Jusuf Gërvalla” në Deçan.

         Jo vetëm mi errësuat, por pothuajse mi shuat të tërat?!...

         Dokumentari Sh.K.A. “Jusuf Gërvalla” në Deçan, regjisor; Kastriot Saqipi, producent; Valon Bujupi, xhirues; Fitim Saqipi, muzika; Ilir Shaqiri... Sinopsisi: Pallati i Kultures “Jusuf Gërvalla” Deçan. Në parkun e qytetit përmendorja e heroit Gjeneral Major Luan Haradinaj, pastaj ma andej përmendorja e Dëshmorit Mentor Tolaj,... Kamera dhe kryetari në Dubovik para Obeliskut të Nënës Ajshe, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës...”, etj. etj.

         Gjithçka në rregull. Për punën profesionale, anën artistike,  autenticitetit të dokumentarit nuk dua të flas, sepse ajo mbete si një çështje e syrit prej kritiku dhe artisti. Si qytetar, po të shkruaj, po, po bash si qytetar, i ati qyteti ku Ju jeni kryetar edhe i imi, por në dokumentar (në shfaqje) “rolin” kryesor e kishit Ju?!... Jo që më befasoj loja e jote, por u ndjeva i zhgënjyer se si mundet një kryetar të bëjë dallime aq përjashtuese për heronjtë e qytetit të vet. Dhe kjo bëhej para syrit të kamerës,  kur i dërguat lule dhe vizituat përmendoren e Heroit Luan Haradinajt, kurse 30 metra më andej as që u ndalët tek përmendorja e Heroit Sali Çekaj(?!) Vallë, si ka mundësi ta bëjë një linçim kaq të ultë Kryetari i Komunës sime, i cili duhet t’u shërbej njësoj qytetarëve, pa marrë parasysh se çfarë bindje politike e partiake kanë? Pastaj e vizituat përmendoren e dëshmorit Mentor Tolaj, obeliskun në Dubovik, por jo edhe atë të Salih Çekajt. E, nëse Heroi Salih Çekaj nuk ka pasur lidhje me SHKA “Jusuf Gërvalla”, në Deçan, atëherë ç´lidhje kishte Luani, Mentori...?!

         Ndoshta Ju mund të thoni se ajo ishte punë e skenaristit dhe regjisorit. Këtë e kuptoj. Por ishe Ju z.Kryetar që flisnit me aq kopetencë në atë dokumentar, po ashtu ju ishit edhe sponsorizues, apo jo?!... Ndryshe, s´di si të shpjegohet përjashtimi, pos; frikë nga prishja e rehatisë, nga frika se do të ikte kolltuku, nëse brenda atij dokumentari do të përmendej edhe heroi Salih Çekaj?!

         Ky përjashtim për heroin Salih Çekaj, në fund të fundt, le të mbetet në ndërgjegjen Tuaj zotëri Kryetar i Komunës së Deçanit!...

Arif Molliqi, shkrimtar
 
22. 02. 2014
 
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen