F A Q E T

Montag, 17. Februar 2014

Austri - Në Baden u kremtua 6-vjetori i pavarësisë



Nga Shoqata „17 Shkurti“ e Badenit të Austrisë

U KREMTUA DENJËSISHT
6-VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS.


Pikërisht me 15 shkurt, organizuar nga Shoqata „17 Shkurti“, në Baden të Austrisë u kremtua denjësisht 6-vjetri i i pavarësisë së Kosovës. Ishin tubuar atë ditë një numer i madh bashkatdhetarësh nga të gjitha viset shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Austri. Salla ishte veshur me petkun so...lemn dhe në fytyrat e të gjithëve vërehej gezimi dhe buzqeshja. Ishin të pranishëm edhe pëfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës z. Blerin Canaj, znj. Zana Rugova, znj, Yllka Geci etj. Aty ishin edhe miqtë austriak, kryetari i qytetit të Badenit, z. Kurt Staska, nënkryetarja z. Dr. Helga Krismer dhe i ngarkuari për integrim z. Peter Ramberger. Me prezencën e tyre, manifestimin e kishin nderuar edhe shkrimtari turk, z. Zeki Metin dhe poetet shqiptarë të mërgatës Anton Marku, Besim Xhelili, Dan Kosumi, Haxhi Muhaxheri, Ragip Dragusha dhe intelektual e veprimtarë tjerë të shumtë.

 
Kosova është fati dhe mundësia jonë e përbashkët.

Manifestimin e hapi kryetari i shoqates, z. Tahir Turkaj. Ai pasi përshëndeti të pranishmit, tha se po e shënojmë këtë përvjetor më dëshirën e madhe për një të ardhme sa më të ndritur për të gjithë shqiptarët, më dëshirën për rujatjen e gjuhes, dokeve dhe zakoneve tona nga ne mërgimtaret që jetojmë me mallin e atdheut. Ai, mëpastaj tha se për as një të vetmin çast, nuk duhet harruar sakrificën që bën bijtë më të mirë të populli tonë, për ta çliruar Kosovën nga pushtuesi dhe për të na e sjellur lirinë që ne sot e gëzojmë. Për çdo përvjetor, duhet të kujtojmë me mburrje ideatorin dhe arkitektin e pavarësisë, prijësin tonë historik, Presidentin e nderuar, dr. Ibrahi Rugova. Poashtu, në këtë ditë të shenjtë, duhet kujtuar më respektin më të madh, edhe komandantin legjendar Adem Jashari. Në përmbyllje të fjales së tij, z. Tahir Turkaj i ftoj bashkatdhetaret që të investojnë në atdhe dhe kësisoj, të japin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendlindjës.
Të pranishmit i përshëndeti sekretarja e Ambasadës, znj. Zana Rugova. Ajo ndër të tjera tha se Kosova është fati dhe mundësia jonë e përbashkët, prandaj ju ftoj të gjithë juve që të kontribuoni në zhvillimin e saj. Kurse znj. Yllka Geci tha se jemi në vitet e konsolidimit të shtetit dhe se kujtimi i vuajtjeve duhet të shërbej si kandil në rrugën tonë.


 
Program i pasur me këngë, valle e recitime.

Programi filloj më intonimin e himnit, për të vazhduar mëpastaj me një valle instrumentale të inetrpretuar mirë nga orkestra e shoqatës e prirë nga Agron Nuredimi. Me recitime u prezantuan Elona Shurdhani, Sara Jahelezi, Melisa Berisha, Vesa Shpati, Agnesa Hasi etj. Poeti shkodran Ragip Dragusha së bashku me Diellza Turkajn, deklamuan vargjet e poezisë „Zana e malit“, kurse poeti Dan Kosumi lexoj poezinë „Stinet shqiptare“.
Duhet thënë se programin e pasuruan vallet me motive nga trevat e ndryshme shqiptare, të përgatitura me koreografi të Diellza Turkut. Në funksion të programit ishte edhe Grupi i Burrave i përbërë nga Tahir Turkaj, Agron Nuredimi, Afrim Rukolli, Artan Imeraj dhe Valdet Imeraj, që interpretuan me sukses potpuri këngësh popullore dhe folklorike. Kësaj radhe u pëlqyen më së shumti këngët „I këndojmë 100 vjetorit“, „Tanë Kosova në plisa të bardhë“ dhe „Gjergj Elez Alia“. Ndërsa, voglushet Adea Aliu, Agnesa Hasi dhe Melisa Berisha, shkëlqyen me zërin e tyre dhe befasuan të pranishmit me intrpretimin e këngëve „Moj Kosovë sa fort të dua“ dhe „Xhamadani vija-vij. Sëkëndejmi, vlenë cekur manifestimi u moderuar me sukses nga Kaltrina Durmishi.
Pas programit zyrtar të shoqates, për disponimin e publikut kënduan këngëtarët e estradës Flora Gashi dhe Hamdi Hysenaj.
Sponzor kryesor i maniestimit ishte Firma IAT, me pronar vëllezërit Basri dhe Esat Miftaraj.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen