F A Q E T

Montag, 30. Juni 2014

Prelë Milani - Tre shoshjanët..

Refime historike 1926
TRE SHOSHJANËT E BESËS
BEHEN FLI TË ZOTAVE
(Mark Milani, Babun Celi dhe Zef Delia)
 
Shkruan Prelë Milani

PARITOTI MARK MILANI SFIDON LEGJENDATË  E KËNDUERA
DHE TË SHKRUERA!

Mark Milani lindi në vitin 1890, qe kushëriri i (Lulash Balës dhe nipi i Vuksan Nikë Lulës, që u internuan dhe vdiq në Torobullus nga turqit në vitin 1872.AQSH .F.Nr.3.1930 D.Nr.4) Mark Milani u shqua si një nga prota...
gonistët kryesor në luftë kundër Turgut Pashës në korrik të vitit 1910 në Qafën e Agrit, luftar i pararojës së forcave dukagjinase në Kryengritjën e Malësisë së Madhe me 1911,u shqua gjithashtu edhe në luftën kundër malazezëve në vitin 1915 në qafën e Boshit, duke qenë dëshmitar i tre betejave historike që shkruan me gjak malet e Dukagjinit. Në vitin 1910, kur Turqia shpalli konstitucionin për të gjitha kombet qe kishte nen sundimin e vet, mori pjesë mes përfaqësuesve të një suite te madhe te Shoshit, në manifestimin e madh popullor qe u organizua në Kalanë e Shkodrës (“Dukagjini në dokumente historike”A.M. H.Shkodër.f.174). Mark Milani së bashku me Babun Celin, Zef Delinë, Ukë Stakën, Dede Ndoun e Mark Ndoun, qenë përkrahës të Princ Vidit dhe të thirrur nga Ndokë Gjeloshi kanë luftuar për mbrojtjen e tij nga sulmet e forcave rebele turkomane të Shqiperisë se mesme. Po kështu edhe kur në Shkodër plasi një sherr i madh banal mes “Mallatares së kapelës” dhe “Sorrës së flamurit”. (Sejfi Vllamasi.”Ballafaqimet politike në Shqipëri”1912-1939, fq 133) Në vitin 1918, Mark Milani së bashku e 30 burra të tjerë nga Shoshi, kryen një aksion për nxierrëjën e armëve që kishin strehuar italianët në ambientet e Kishës së Shoshit, duke ditë se prifti(Patër Pali) konsiderohej si përson i paprekshëm sipas Kanunit. Aksioni nuk ishte kundër kishës së shenjtë, por kundër të huajve që kishin dhunuar shtëpinë e Zotit. Ka marrë pjesë në luftën e Kopliku 1920 kundër ndërhyrjes Jugusllave Në ditet e para të qershorit 1923, se bashku me Babun Celin, Zef Delinë, Vuksan Lekën, dhe disa vullnetarë të tjerë ë Shoshit ballafaqohen për 4-5 orë me pushkë me forcat operacionale të Prengë Jakut, që kishin si drejtim lëvizje rrugën Mali Shoshit- Kodër Shengjergji (A.Q.SH.Fondi 252 dos. nr 4.12.dt.07.06.1923 Në zgjedhjet elektorale te vitit 1923 përkrahu pa rezerva Luigj Gurakuqin i cili kandidoi (dhe fitoi për opozitën) në Dukagjin Mark Milani së bshku me Babun Celin kanë qenë shoqëruesit më besnik të tij (Mark Bregu “Arbëria ime shkrime historike publicistik Tir. 2006. fq 135)..Mark Milani ka qënë një nga luftarët e vendosur të kryengritësve të Dukagjinit që në mbrëmjen e 29 majit 1924, kur sulmua dhe muar qendra e rrethit në Kodër Shëngjergji.në Dukagjin U shqua në sulmin e furishëm mbi Prefekturën e Shkodres, natën e 31 majt( Camillo Libardi.”Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”, Tir bot i vitit 1912, fq 34).Luftimet vazhduan gjithë natën dhe në oretë e para të mëngjesit nga Gjelosh Marku i Shalës u vra Komandati i Qarkut Ferid Frashri i cili vazhdonte të qëndronte trimërisht.Vrasja e Ferid Frashrit shënoi marrjen e Profekturës Shkodër, ndërsa me dt. 8 qershor 1924 Mark Milani së bashku me shokët e tij kryengrites te prirë nga Ndokë Gjeloshi në orën tre pas mesnate vazhduan sulmin drejt Lezhës,luftimet qenë të ashpra, zgjatën 4 orë dhe përfunduan me fitoren e kryengritëseve, 13 vullnetarë gjeten vdekjen dhe 6 të tjerë u plagosën (“Ora e Maleve”, 16 qershor 1924) .U shqua si eksponent i veçantë i kryengritjes anti-zogiste të nëntorit 1926, ai së bashku me Zef Delinë nga Prekali dhe Prelë Ndokën nga Pepajt, këputën linjën telefonike një natë para se të fillonte Lëvizja e Dukagjinit Pas kryengritjes u arratis dhe u dorëzua në besë të Hasan Bek Bushatit, i cili e dërgoi përpara gjyqit politik duke u mburrur se armikun e rrezikshëm të qeverise shoqëruesin e Luigj Gurakuqit se bashku me dy bashkë-luftëtarët e tij me të ngushte Babun Celi e Zef Delia e kishte kapur në male dhe kishte sjellë përpara drejtësisë (Camillo Libardi.”Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”, Tir bot i vitit 1912, fq 34). 

Thyerja e burgut

Kujtime historike nga Kolonel Faik Quku, ish oficer i Ushtrisë Kombëtare dhe ish te burgosurit antizogist të Burgut të Shkodrës Paret Camillo Libardi dhe ish rebelit të arratisur Martin Marshi

Natën që mësun se në të aguar do të vareshin në litar, Mark Milani Zef Delia dhe Martin Marashi nga Toplana thyen burgun e Shkodrës ku ndodheshin të prangosur.. Ata hapën tavanin e dolën në pullaz të burgut. Martin Marashi kercen i pari mbi pullazin e shtëpisë së Hafiz Sabri Bushatit, që gjendej afërsisht 2-3 metra larg. Prej aty hidhet edhe nja 10 metra ma poshtë në oborr e del jashtë derës së oborrit dhe zhduket. Zhurma e tjegullave alarmon rojet e burgut që filluan me ba pushkë.
-I dyti Zef Delia ban të njëtën punë, por then kurrizin e mbetet në oborr.
-I treti Mark Milani hidhet shëndosh,por me gjithë këmbënguljën e Zefit për me e lanë me ikë e merr në krah tuj i thanë se do vdesim bashkë dhe del në rrugë ku në ikje e sipër i kapin dhe i varin (Kolonel Faik Quku “Qëndresa shqiptare gjatë luftës së Dytë Botërore, fq 38)
Rrugës për në litar!

Krismat e pushkëve dhe alarmi i zgjuan nga gjumi të burgosurit e shumtë anti-zogist të hapsanës së Shkodrës.
- Jepu Zot ndihmë me pshtue
- uronin të gjithë për tre të denuarit me vdekje të dhomës së izolimit “nr 1 “. shpresat, kureshtja dhe ankthi i të burgosurve që degjonin me kureshtje çdo levizje dhe zhurmë të xhandarëve në ambjentet e burgut nuk zgjatën shumë, pasi për rrezikun e zi të Zef Delisë gjithë manovra spektakolore kishte dështuar.Mark Milani e mori shokun në shpinë dhe me vrap nëper rrugë të Xhamisë së Kuqe. Atje është një ujësjells që shkon në Pazar. Roja kishte dhenë alarmin patrullës së qytetit.Në vendin ku rrugica bashkohet me një vijë ujt që vjen nga Parruca eshte një urë që sherben perkalimin e ujsjellsit, Aty i panë rojet, Mark Milamin me shokun e plagosur mbi sup, ndersa Marin Marshi duke perfituar nga erësira ishte hellur në kanal, ku u mshef poshtë urës.Ndal ku shkon urdherua xhandaret të arretisurin me shokun e vet mbi supe.-Ne bëm tonën ju bëni tuajën iu pergjigj Mark Milëani.Ku dom me çue ketë viktimë aksidentuar që nuk mbahet vete në këmbë.Kushta sheron në male të Dukagjinit. E kisha shok e mik e nuk mund ta lija në baltë, se qebesa burrave kurrë nuk patët me më zanë.Ku e keni edhe një shok Nuk di gja ka krisë pushka te burgu e dyshoj se eshte vra. Kush e çon tani ketë gjysëm të vdekur tek litari.Unë e kam pru ketu e deri tek litari e çoj vetë u pegjigj Mark Milani.
Nderkohë për Martin Marashin kishte qënë ora e shptimit per ti deshmuar historinë se se si trte shoshjanët do të beheshin fli të Zotave.
Të gjithë të burgosurit ishim çue në kambë dhe po zgjateshim duke u kacavjerrë me pa diçka nga frëngjite e vogla të burgut. Mark Milani ka ardhë me Zef Delinë në shpinë nga Xhamia e Perashit, tek Ura Dervish Beg dhe ka mbrri në oborr të burgut të madh të Shkodrës që gjendej në të djathë të Prefekturës. (deri vonë ka qënë ndermarrja e vjetersinave pas pesëkatshit tek ish Pastiçeri Rinia Nenvizimi im P.M).
Burgun e kanë thye nga ora tre pas mesnatë. Rreth një orë ka zgjatë orvatja e Markut me ikë më gjithë shokun e dëmtuar në shpinë, prandaj sa ka mbrri i kanë nisë drejt litarit, pa i futë më në ambjentet e burgut.Të gjithë kush ka qënë në burg i kishin sytë e veshet tek këta trima të pashoq.
Mark Milani me një za të thekshëm ka thirrë.
-O Vuksan Leka?
-Vuksan Leka, kumbara dhe shoku i tij i dashtur ka shpërthye në lot e nuk e ka lanë vaji me u përgjigj.
Dy herë i bëri zë Vuksanit dhe kur nuk iu përgjigj Vuksani i ka thirrë të kushëririt.
-O Shor (Prekë) Sokoli, as Prekën nuk e ka lanë vaji me u përgjigj, pasi i ka thirrë prap, atëherë i është përgjigjur Vatë Sokoli nga Shala
- O, ç’ka po thue, more Mark Milani!
-O lamtumirë burra se tash po shkoj me vdekë!
Më një ton impulsiv Vat Sokoli i përgjigjet duke i dhënë më tepër kurajo.
-Mark Milani u pafshim për hajret tek t’ shumtit se të vdekjes jemi te gjithë!
Ti sot po vdes si burrat me faqe të bardhe e nuk ke me u harrua ! (Sipas traditës së freskët gojore të kallëzuar nga Vatë Sokoli Doçaj Shalë, Pal Mëhilli Pepaj dhe Vuksan Leka e Prekë ( Shor) Sokoli Pepsumaj Shosh, te pranishëm në vendngjarje) .Emri i atdhetarit Mark Milanit i skalitur ne flakërimat lëvizjeve te mëdha patriotike të viteve 1910-1911-1912 dhe ruajtjen e tërësisë tokësore te 1915-1920 dhe epopeja tij trojane për para litarit të diktaturës Zogiste është përjetësuar me memoristikën historike përmes vargjeve fishkëlluese të krijimtarisë popullore.
 
Ka të bije dielli, ka të bije Hana
Mark Milan nuk ba ma nana
S’ban ma nana mot pas motit
Si mos të kënke basa Zotit
ja pat dhanë fjalën një shoqit
S’pat me i pa shtyllat konopit.
                       (Epika historike III, fq 625.)

 
Babun Celit i hedhin barë gjumi për ta zaptuar

Babun Celi mbahej në një qeli të veçantë, Çun Sokoli në një tjetër, ndersa Mark Milani, Zef Delia dhe Martin Marashi ishin bashkë në një qeli treshe. Nderkohë që Babuni me shokë priste me ankth ditën e ekzekutimit, ata të parisë së Shkodrës që kishin qënë te rrethuar tek Ura e Mesit ( Muharrem Kazazi, Man Hoti dhe një tjetër me mbiemrin Lluja të cilët i patën nderhy e shpetue në besë Babun Celi dhe Mark Milani), shkuan në Tiranë dhe i luten Presidentit Zog për faljen e tyre, për çka marrin edhe premtime. Me gjithë këtë, mbas një muaj, Presidenti dekreton zyrtarisht ekzekutimin e tyre. Babun Celit ia kishin frikën se ishte i fuqishëm sa dy burra dhe i gjatë sa një lis, prandaj gjatë shoqerimit për në vendin e ekzekutimit, nga zemërimi mund te coptonte rojet e toges së shoqerimit. Për të parandaluar ndonje incident te tille, atij i jepet ushqim të përzier me barë gjumi, me qellim qe të vihej në gjumë. Kështu u bë.
Babun Celi, gjoja i prekur nga një sëmundje e papritur dhe e panjohur, e veçojne gjysëm të vdekur në një qeli tjetër. Aty e lidhën për duarsh, për kembësh dhe rreth trupit si një foshnje në djep me litar të trashë. Babun Celit pas një kohe relativisht të shkurtër i doli gjumi, por nuk kishte asnjë mundësi të reagonte më
(Kolonel .Faik Quku”Qendresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botrore”. fq 37).

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen