F A Q E T

Dienstag, 1. Juli 2014

Dr. Bexhet Asani - Letër kryeministrit z. Edi Rama

Të mbrohen me ligj
bustet e heronjve tanë
 
I nderuar z. kryeministër!

Kohët e fundit në mbarë hapësirat shqiptare, po vërehet një dukuri e përdhosjes së heronjve shqiptarë të cilët kanë derdhur gjakun lumë që neve sot të gëzojmë lirinë. Ata sakrifikuan për popullin dhe atdheun e tyre të dashur e të shenjtë, pa sakrificën e tyre nuk do të kishim atdhe, pa sakrificën e tyre nuk do të kishim komb, por do të bridhnim nëpër botë më keq edhe se romët. Dua të di a ka shteti shqiptar ligj për mbrojtjen e figurave të shquara të kombit tonë dhe të monumenteve kulturore-historike? Në qoftë se nuk ka, atëherë qeveria shqiptare duhet një orë e më parë të miratojë një ligj të tillë dhe ai ligj do të zbatohej në mbarë hapësirat shqiptare. Vandalë shqiptarë thyejnë bustet e heronjve tanë, duke nisur nga figurat e shquara të popullit tonë Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, Ismail Qemal Vlorës, Hasan Prishtinës, Fan Stilian Nolit, Shote Galicës, Bajram Currit, Avni Rrustemit, Papa Kristo Negovanit e shumë heronjve të tjerë. Përdhosja e këtyre figurave është turp për qeverinë dhe shtetin shqiptar në veçanti si dhe për popullin shqiptar në përgjithësi.
Nga njerëz të pa ndërgjegjshëm fyhet e përdhoset gjuha shqipe, gjuha e Naim Frashërit, gjuha e Gjergj Fishtës etj., gjuha e shenjtë e mëmës. Gjuha shqipe po përdhoset pa pikë turpi, pa pikë mëshire qoftë nga intelektualë, qoftë nga njerëz të thjeshtë. Është koha që me procedurë të përshpejtuar parlamenti të miratojë ligjin për mbrojtjen e gjuhës shqipe ashtu siç e kanë edhe popujt e tjerë në botë.
Rroj me shpresë se qeveria juaj do t'i miratojë këto ligje me interes kombëtar.


Me nderime
Dr.Bexhet Asani
01.07.2014

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen