F A Q E T

Donnerstag, 21. August 2014

Shaban Cakolli - Ora jonë

 
ORA JONË
 
Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq sopata shpatën
nëpër shekuj
 
Këtu varrë e atje varrë
më bëhet shpirti mulli ere
në skëterrë pas skëterre
deri kur të bredh me bredh
kështu, o shpirti im?
nga të palarat
e botës pelim
 
Këtu s'jam
atje s’më lënë,
o nënë
qenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen