F A Q E T

Dienstag, 5. August 2014

Shaban Cakolli, poet e promotor që na mungon.


Nga Rami Laçi

Poet e publicist, promovues i letrarëve të rinj dhe aktivist i palodhshëm. Ky ishte Shaban Cakolli, i lindur më 1958 në fshatin Krilevë (KS) kurse rreth dy dekada jetoi në Gjermani. Ndëroi jetë, me 27 korrik 2014. Cakolli  adhuronte letërsinë që nga femëria. Botoi përmbledhjet poetike : “Tokë Dardane”, “Loti i Atdheut”, “Deti i Qiellit”, “Krisma e Fjalës”, dhe “Agsholli” Pas vetes la edhe disa dorëshkrime. Publikoi në shtypin ditor dhe periodik si dhe në disa portale interneti: “Zëri i Kosovës”, “Bota Sot”, “Rilindja”, “Emigranti”, “Kosova e Re”, “Zëri”, “Filolet” “Devolli” etj. Cakolli është i përfshirë në antologji poetike në gjuhën shqipe dhe atë gjermane. Disa poezi i janë përkthyer në gjuhën kroate dhe tyrke.
 
Një ndër karakteristikat kryesore dhe më dashamirëse të poetit është puna e tij në promovimin e emrave të rinj në letërsinë shqipe. Frytdhënës i pakrahasueshëm në këtë drejtim, largimi i tij nga mesi i ynë, lë një humnerë të rëndë në kërkimin e autorëve fillestarë dhe më pak të njohur të letërsisë shqipe. Kurrë nuk kam pasur rastin të has një njeri aq të përkushtuar këtij diapazoni, ku arriti të nxjerr në dritë me qindra emra të atyre që bënin hapat e para në rrafshin letrar.
 
Pa asnjë zmadhim, them se jam njëri ndër njohësit më të informuar me punën e z. Cakolli e njëherit edhe lexuesi në imtësinë i veprimtarisë së tij, sidomos i asaj pjese që dërgohej vazhdimisht për publikim në një portal ku jam kryeredaktor dhe në disa medie të tjera ku përgatis editorialë etj. Kjo njohje me poetin, na miqësoi dhe për çdo ditë, bashkëpunimi intensifikohej gjersa, para dy muajsh më lajmëroi për dobësim të shëndetit dhe për ndërprerje të aktivitetit. Më bëri përshtypje ajo se për gjatë tërë kësaj kohe, nuk përmendi asnjëherë riaktivizimin, sikur e ndjente se nuk do t’i rreket më penës. 
 
Letrarët e rinj dhe pak të njohur, humbën promotorin kryesor por humbën edhe në aspektin moral e human. Ata shumë pak, e gati aspak, nuk denjën që me një fjalë të shprehin ngushëllime familjes dhe dashamirëve të viganit – promovues veprash. Zotëri Cakolli, u mësova me shkrimet e juaja, me humanizmin e juaj që tregonit në çdo kënd jete. Ju më mungoni si mik dhe si intelektual. 
Zoti ju bekoftë!
 
______
Huazuar nga shqipmedia.com

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen