F A Q E T

Mittwoch, 22. Oktober 2014

Idriz Ulaj

Idriz Ulaj u lind në Vuthaj të Plavës më 10 gusht 1942. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën Normale në Prizren, kurse Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 1967 – 1973 ka punuar mësimdhënës në disa shkolla të mesme të Prishtinës. Nga viti 1973 e deri më 31 dhjetor 2006 ka punuar lektor - gazetar në revistën e përjavshme “Zëri”.
Jeton dhe krijon në Prishtinë.


Ka botuar këto vepra:
1. “Prizma” (poezi), “Rilindja”, Prishtinë, 1980,
2. “Edhe një orë dritë” (poezi), “Koha”, Podgoricë, 1980,
3. “Zilet e stinëve” (poezi për fëmijë), “Ura”, Prishtinë, 2007
4. “Vite me dy stinë”, poezi, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, 2012
5. “Këngë popullore nga Gucia”, 1978
6. “Mjekësi popullore botërore”, :Kosovarja”, Prishtinë, 1994,
7. “Këngë dhe vajtime nga Krahina e Plavës dhe Gucisë”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2009,
8. “Prozë popullore nga Krahina e Plavës dhe Gucisë”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2011,
Idirizi ka përkthyer edhe dy vepra nga Andrija Joviqeviq (etnografi dhe histori):
“Nahia e Plavës dhe e Gucisë”, 2009
“Malësia” 2010.
Idriz Ulaj ka edhe një vistër veprash në dorëshkrim, të zhanreve të ndryshme.




Poezi nga Idriz Ulaj

BARIU I NOKSHIQIT

Tym për tym
Tri bisha i zuri


Tym për tym
Tri bisha i lidhi


Tym për tym
Tri bisha i plasi


Tym për tym
Tre krerë në rrip


Tym për tym
Një malësor


Me sëpatë në dorë
Shpëtoi vathin prej bishave

(Nokshiq, 1978)




GURI I ALI PASHË GUCISË

S’e luan asnjë furtunë
nga vendtubimi i Malësisë


s’e mbulon asnjë dëborë
gurin e Ali Pashë Gucisë


s’e djeg asnjë vetëtimë
në zemër të Shqipërisë


(Guci, 1978)




JETË FENIKSI

Çdo ditë kam fjetur me gjarpërinj
dhe çdo natë kam takuar hiena
duke ecur nëpër rreth të kuq


Tashti si dragua ndjek kuçedrën
me vetëtimë deri te Kroi i Bardhë
dhe aspak nuk frikohem nga bishat.


(Prishtinë, 2008)



FJALËT E KRUSHKUT TË LIRISË

Pas një ore dritë
më varrosni ku të doni


krushkut të lirisë nuk i vdes varr.

(Prishtinë, 1968) 



ZOGJTË

Fluturojnë deri në cep të këngës
Dalin para dasmorëve
Si pendlat e shpresës


Zogjtë e mi të bardhë
Me këtë vetull pylli
Fluturojnë përtej shtatë qiejve


Vrapi i tyre
Nuk u përngjanë erërave
Në werdhe të ëmbla


Zogjtë e mi të bukur
Fluturojnë deri në cep të këngës
Nëpër maje gëzimi.




UDHËTIMET

Gjatë vitit vetmitar
udhëtova vetëm tri herë


tri herë me tren Prishtinë – Pejë
tri herë me autobus Pejë – Prishtinë
dhe tri herë u doganova!


Gjatë doganimit të parë
dëgjova njëmijë e një fjalë
ishte një prilli por të vërteta!


Gjatë doganimit të dytë
m’u bë njëmijë e një akuzë
ishte një maji por të pavërteta!


Gjatë doganimit të tretë
lokomotiva fërshëlleu tri herë
por asnjë derë 


asnjë dritare
s’u wel o s’u wel! 


(1993) 



BALLKANI 

Gjeografi e brishtë
në shpirtrat e etërve të dërrmuar 


shpirt i lodhur në maja heshtash 

Fole murgjish e pashallarësh
me etje barbarësh 


Qiell i rëndë
mbi horizonte të udhëkryqeve polare 


Emër i egër
në shpirt të kykrenoreve të thinjura 


Kështjellë hijenash
me përkrenare të vjewdhura 


Në male të bardha e fusha
plot nektar e pelin.


(16 prill 1990)



NË SHTIGJE TË BARDHA

Te Krojet e Malësisë e kanë pa’
Dedë Gjo Lulin dhëmbujk n’gojë
Në shteg të dhive përmbi kala
Me lëkurën e gjarprit në rojë.


Shyshqiponjë mbi pishën pre
Në qyrkun e gjyshit trashëgim
Me tri stinë halle nëpër rrëfe
Nëpër rreze prilli në dyluftim


Në shtigje të bardha e kanë parë
Dedë Gjo Lulin me armë në shpinë
Në fusha e male me besë e fjalë
O liri e ndriwim o varr e perëndim!


(Tuz, 30 korrik 2012)



POROSIA

Nuk di se kur
ku
dhe kah do të shkoj


si do ta kapërcej ylberin
kur
dhe ku do të ndalem


por amanet Kosovën!

(1999)



LETRA 

Dje
Më ra ndërmend të shkruaj një letër
Fhe e adresova:
“Këmishkuqëve të të gjitha kombeve...”
Dhe ia vura tri pulla postare
Marksin
Engelsin
Leninin
Duke lënë vend edhe për ndonjë tjetër
Dhe postova shenjën
“Rekomande”
Kah Veriu
Kah Jugu
Kah Lindja
Kah Perëndimi...
Me të vetmen fjali:
“Në Evropë
Perëndoi Komunizmi
Ngushëllime!” 


(“Zëri”, Prishtinë, 9 mars 1996)



TË JESH O TË MOS JESH 

Kur sheh njerëz të dehur nga shovinizmi
kur bëhen shpifje akuya ditë për ditë
kur vëren fytyra të versha pa pikë gëzimi
kur dëgjon wirrje-sharje pa asnjë frikë 


të jesh o të mos jesh! 

Kur lexon shtypin e verdhë shtypin e zi
kur shpata e Demokleut të rri mbi kokë
kur sheh rrahje vrasje masakra në fëmii’
kur mortaja tmerruese vringëllon mbi tokë 


të jesh o të mos jesh! 

Kur në shtëpinë tënde tjetri është patron
kur gëzimet e fëmijëve janë gati n jë hiw
kur deshe s’deshe njerka të dikton
kur ballkanas je – pa fat n’ udhëkryq 


të jesh o të mos jesh! 

Kur dora me dorën s’ka lidhje miqësore
kur komshiu për komshiun s’ka njerëzi
kur si qengj për ujkun edne je kafshore
kur respekti për njeriun shtypet me tirani

të jesh o të mos jesh në Ballkan! 

(Prishtinë, 1989) 
__________ 

Përgatiti për "Ora shqiptare", Rrahim Sadiku

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen