F A Q E T

Mittwoch, 8. Januar 2014

Debati për fenë, është mollë sherri për shqiptarët.

Aktuale
 
DEBATI PËR FENË,
ËSHTË MOLLË SHERRI
PËR SHQIPTARËT.
 
"Çonju shqiptarë prej gjumi, çonju,
Të gjithë si vllazën, n´nji besë shtëngonju,
E mos shikoni  kisha e xhamija,
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!"
V.P.Shkodrani
 
Shkruan: Shaban Cakolli
 
Nxitja e debateve fetare, nënqmimi i  besimeve të njëri-tjetrit, është diçka e rrezikshme që ka zënë të bëhet mollë sherri  ndër shqiptarët, nga se është qëllim i keq dhe kundër shqiptarë, i  kurdisur me mjeshtri nga armiqët tanë sërb dhe disa  vendeve islamike, ku si qëllim është përçarja ndërfetare në mes shqiptarëve, kur dihet se përçarja ndërfetare është elementi më i rrezikshëm i një shoqërie. Ky parim është udhëhequr  nga Sërbia një shekull, "Përqaj e sundo", e cila me anë të fesë është munduar të shkombtarizojnë shqiptarët.Për ideologjitë fetare mund të shkruhen edhe libra, por edhe kjo që tani po shkruajmë  është e tepërt të i hyhet kësaj teme të ndjeshme, e cila është më e ndieshmja në popujt e botës, rreziku më i madh i përqarëjeve deri në theqafje. Përhapja e besimeve madje edhe të dhunshme ka ndodhur nga sundimet  romako-bizantine, turke deri te ato sllave. Pushtuesit për të realizuar qëllimet e tyre të errëta ndaj nesh, kanë futur në veprim ideologjitë fetare, dhe këtë duke u dhënë ca privilegje udhëheqësve të këtyre ideologjive, kanë mundur të na mbajnë nën pushtim. Populli shqiptarë ka mundur të mbijetoj falë raporteve të mira ndërmjet  vete , edhe pse  të besimeve jo të njejta, kanë jetuar në harmoni   me njëri-tjetrin, ndoshta edhe brenda një pullazi.Të dhëna thonë se feja tek popujt tjerë jo shqiptarë ishte burim i luftërave, i përqarëjeve, vrasëjeve dhe veseve, e cila fatbardhësisht tek shqiptarët nuk ka ndodhë. Askush nga ne shqiptarët nuk ka qenë dhe nuk është kundër fesë, secili fatbardhësisht është i lirë të kultivojnë besimin e vet, devotshmërinë, lutjet, kanë institucionet e veta ku mund të tubohen në devotshmëri, të kryajnë ritet e veta, pa e nënçmuar dhe nëpërkëmbur besimin e tjetrit.
 
Kohën e fundit fatkeqësisht te ne kanë hedhur rrënjë disa rregulla të cilat asnjëherë më parë nuk kanë ekzistuar në shoqërinë tonë fetare, bile as nuk shkruan në libra të shejta . Kanë dalur Rregulla ideologjike të cilat luhasin e nënçmojnë bindjet jo vetëm të besimit tjetër fetar, por edhe bindjet e të të njejtit besim. Fatkeqësisht kjo po ndodhë në Kosovèn e cila mezi tani ka marrur pak vetën, pas pushtimit shekullor sllav, Po përse ndodhë kjo? Sërbët pasi po shohin se Kosova ju ka dalur nga dora, me ndihmën e disa aleatëve të tyre kanë gjetur vakum mu në ideologjinë fetare, nëpërmjet mijëra argatëve të tyre, të veshur me pushtet fetar, për të trullosur masën shqiptare, kinse me të dërguar me njerëz të cilët janë të kualifikuar me besimin në Zot, të u besojnë dhe  të ndjekin qëllimet e tyre, që sipas të këtyre të kualifikuarëve falco, kush dëgjon qëllimet e tyre, dëgjon qëllimet e Zotit, kurse ata të cilët nuk i mbështesin, janë vet kundër Zotit! Me njerëz të tillë të shërbimeve të fshehëta, të dërguar si njerëz të perendisë, Sërbia edhe njëherë synon përqarëjen e shqiptarëve, në pikën më të ndjeshme ate ndërfetare, që njëherë e mirë të nxitë gjakderdhjen me shqiptarëve. Sërbët do të provojnë përmes kësaj ideologjie të maskojnë karakterin e tyre pushtues, grabitçarë e shkatërrues, në nxitëjen tonë kundërkombëtare, e cila do të jetë shumë e rrezikshme nëse nuk tregohemi syqelë. Sot asnjë shqiptarë qëllimmirë nuk ka të drejtë as morale dhe as qytetare të i mbyll sytë përpara këtyre qëllimeve të errëta. Të kultivosh besim është e drejtë e çdo qytetari, madje  besimin në zot shqiptari e çmon lart, por të kultivosh besim ku ka dy rryma në mes një besimi, ku njëra thërret në emër të librit të shejtë, e tjetra bënë ca ndryshime, për të  shti huti midis të njejtit besim si dhe për të nënqmuar besimin tjetër, është e pa pranueshme.
 
  Kosovë besimi fetar është çështje ndërgjegje e jo çështje institucionale, andaj për të ndaluar këtë përpjekëje për urrejtëje ndër vëllazërore institucionet e shtetit duhen të  luajnë rolin e vet. Librat e shejtë flasin për të vetmin një Zot,  për rregullat e besimit në zot, kurse ndryshimet e tyre, në fjalimet para masës që po bëhen nuk i do as Zoti, si dhe njerëzit e besimit sot nuk duhet të u vëjnë veshin titullarëve falco, kur kanë gjitha mundësitë të lexojnë  literaturën mjaft të përhapur nga librat e shejta. Nuk kanë kaluar shumë vite që kur populli ynë ka dëshmuar se kur është në pyetje atdheu, shqiptarët më tepër se fetar ishin luftëtar. Shqiptarët padallim besimi fetar u ngritën kundër pushtuesit sllav, e do të ngriten kundër çdo pushtuesi i cili do të kërkonte të na bëjë skllav. Ishim dhe duhet të jemi të bashkuar për çështje të mëdha, vëllëzer të një gjuhe, e një gjaku, e nuk duhet të lejojmë të na skllavërojnë besimet qëllimkeqe, të shtrembëruara, ku feja të bëhet mollë sherri mes vëllezërve. Ende i kemi të freskëta plagët  që morëm nga pushtuesit, andaj për hirrë të gjakut të derdhur të atyre që dhanë jetën për çlirimin nga pushtuesi, shqiptarët duhet të jenë të bashkuar padallim feje, shtrese e ideologjie. Të gjithë të bashkuar për çështjen madhore kombëtare, kultivoni besimet tuaja fetare ashtu si i keni kultivuar me shekuj në harmoni ndërvëllazërore, asesi me disa rregulla të shpifura që qojnë në urrejtëje kundër popullit të një gjuhe e një gjaku.

Irena Gjoni - Në kishë, në xhami, në teqe, në manastir...

Shkruan Irena Gjoni, në profilin e saj në FB

IRENA NË KISHË, NË XHAMI, NË TEQE, NË MANASTIR, NË SINAGOGË.
  • Lazër Stani e pohon: “Besimi është një marrëdhënie individuale e secilit prej nesh me Krijuesin, ndërsa të qenurit shqiptar është lidhja jonë e pandashme me këtë tokë që na ka dhuruar Zoti dhe me njëri-tjetrin në një fat, ose fatkob të përbashkët”.
 
Ditët e fundit vërej një sërë debatesh me bazë fetare gjithandej. Madje një tendencë për t’u përzier kjo gjë sa në rrafshin individual, kombëtar, social, politik etj.. Madje shpesh here duke u shndërruar si një temë shumë e mprehtë dhe gati me një antagonizëm bardh e zi. Nuk di pse harrohet një gjë, që të gjithë e kemi shumë të qartë në kokën tonë, në mendjen e veten tonë, në shpirtin tonë, po në mënyrë të koncentruar shkrimtari i njohur Lazër Stani e pohon: “Besimi është një marrëdhënie individuale e secilit prej nesh me Krijuesin, ndërsa të qenurit shqiptar është lidhja jonë e pandashme me këtë tokë që na ka dhuruar Zoti dhe me njëri-tjetrin në një fat, ose fatkob të përbashkët”.
 
Unë jam e krishterë ortodokse sipas përkatësisë familjare. Por nga studimet e tim ati për prejardhjen e fisit Gjoni në Bregdet, mendohet se për sa i përket besimit, ka argumente që mund të kenë qenë të besimit kristian katolik. Madje meqë jam këtu :), kujtoj nga këto studime se përgjatë shekujve, një nga tiparet më të rëndësishme të krahinës së Bregdetit, të njohur ndryshe edhe si krahina e Himarës, ka qenë HETERODOKSIA. Dhe kjo për të ruajtur Autonominë e Venomet e fituara me gjak dhe për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar. Me pak fjalë, kjo heterodoksi konsistonte në faktin që herë pas here, orientimi i kësaj krahine ishte në drejtim të Papatit të Romës, pavarësisht qenësisë së tyre ortodokse. Dhe kjo bëhej sepse mbi fetë, populli i kësaj krahine vendoste të qenit shqiptar dhe ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar përballë tendencës pushtuese e asimiluese turke. Dhe këtë mbështetje në disa periudha, e gjenin fuqishëm nga Papati.
 
Jam rritur me një gjyshe që besonte shumë dhe i praktikonte ritet ortodokse, shumë e shumë më vonë se sa ishin mbyllur kishat e xhamitë në vitin 1967. Por kurrë nuk jam rritur me fanatizmin fetar. Në një postim timin në festen e Shën Mërisë, ua kam rrëfyer një detaj me të: “Në Bregdet për vetë karakteristikat e dialektit, quhet Shën Mëri. Madje kur isha e vogël dhe e dëgjoja të mërmëritur nga gjyshja ime, e dëgjoja Shënmëri si një emër bashkë. Dhe kur e pyesja, ma shpjegonte me mënyrën e saj duke ma përcjellë gjithë dhimsurinë që përmbante simbolika e saj. Por edhe me frikën se "nga fëmija del gjithçka". Ndaj duhet të lutesh për Shën Mërinë dhe birin e saj Krishtin që të ketë shumë dashuri dhe mos ketë mëri mes njerëzve. Por ti lutjen duhet ta mbash në shpirt, ta thuash pa zë, mos t'i tregosh kujt për lutjet që bën se ndryshe edhe ty të mban mëri :)." Vonë e kam kuptuar përmbylljen e fjalëve të saj, por porosinë për lutjen në heshtje për shumë dashuri, gjithmonë e kam bërë bashkë me ndezjen e një qiriri.”
 
Madje kjo mungesë e fanatizmit fetar në familjen time ka qenë edhe përpara vitit 1967 e kur fetë në Shqipëri bënin jetën e vet. Te ortodoksët gjatë kësaj periudhe emrat e fëmijëve viheshin tipik emra kristian dhe që kishin një ditë emri kur festohej. Ndërsa nga të dy fiset e prindërve të mi asnjerit nuk i është vendosur emër i tillë. Im at e kishte emrin nga Menelao i famshëm te Iliada dhe ime më nga Ismena e tragjedisë Antigona, njëra prej vajzave të Edipit. Pra të dy emra përpara Krishtit, edhe pse familjet e tyre ishin besimtare.
 
Më është dashur para ca kohësh të realizoj një studim për kontributin e rilindasve tanë në fushën e mitologjisë. Dhe ajo që konstatova përsëri ishte në funksion të shqiptarisë, përkundër çdo lloj besimi. Edhe këtu ata u munduan të shpjegojnë bazën unitare të popullit tonë, të shfaqur nëpërmjet mitesh e besimesh të lashta. Pashko Vasa na thotë se populli shqiptar betohet për qiell, për dhe, për gurë, për ujë, për mal, për fushë, për diell, për hënë dhe nuk betohet për perëndi e për shenjtorë. Ai tregon se këto forma betimi janë shprehja e atij besimi të lashtë vendës që të parët tanë kanë ruajtur që nga lashtësia. Ai thekson se betimet publike shqiptarët i bëjën mbi gurë pavarësisht nëse ai që bën betim është katolik, ortodoks a mysliman. J.Vreto, K.Kristoforidhi, N.Frashëri, A.Z.Çajupi, Shtjefën Gjeçovi, na flasin për kultin e Tomorrit si një vend ku ruhen rite e besime vendëse të shqiptarëve e që janë dëshmi uniteti në traditat e lashta të këtij populli. Ata duan të tregojnë me këtë se populli ynë, pavarësisht nga dallimet fetare të feve monoteiste të ndryshme që sjellin me vete dhe veçime në tipare të kulturës së traditës, në kompleksin kulturor të tij, populli shqiptar shquan për njëjtëshmëri. E pra, është e domosdoshme që të bashkohet e të luftojë për pavarësi kombëtare, për përparim.
 
Unë jetoj në Sarandë ku ka edhe kishë, edhe xhami, edhe teqe, edhe manastir, edhe sinagogë. Kam shkuar në të gjitha e kam bërë një lutje. Jo sepse nuk besoj, jo thjesht per kuriozitet, jo për të njohur më mire tjetrin e pastaj për ta “luftuar” më mirë. Por sepse besoj në një Zot e nuk kam paragjykime fetare se ku ia bën lutjen atij Zoti në kishë, në xhami, në teqe, manastir asinagogë. Thjesht besoj se të besuarit në një Zot më bën një njeri më të mire, më të pasur shpirtërisht, më me vision për të këndvështruar çdo situate në këtë botë e në këtë jetë. Ashtu si nuk paragjykoj dhe askënd që mund të jetë ateist. Sepse në fund të fundit besoj në vlerat njerëzore. Dhe të gjitha këto vlera, pavarësisht përkatësive fetare, duhet të jenë një kontribut, sado modest, për vendin tim.
 
Më ka rastis të shkoj në shumë vende jashtë Shqipërisë në konferenca shkencore, ose në manifestime poetike, në vende tipike myslimane, ose tipike të krishtera katolike, ose tipike të krishtera ortodokse, ose të përziera. Kurrë nuk jam pyetur se kujt përkatësie fetare i përkas, por si quhem dhe nga jam. Dhe unë përsëri jam ndier shumë mire me prezantimin e emrit tim dhe të vendit nga vij. Dhe në çdo vend ku kam udhëtuar gjithmonë kam bërë foto në xhami, në manastire, në kisha, në teqe e kudo e kam bërë heshtazi një lutje se Zoti është një dhe se para së gjithash ka rëndësi të qenit NJERI NË GJITHË DIMENSIONET E TIJ dhe kontributi që jep secili për vendin e tij.

Fadil Curri - Përçarësit shqiptarë do të mbetën cullak


PËRÇARËSIT SHQIPTARË
DO TË MBETEN CULLAK
TË TURPËRUAR NË SHESH
ME EMËR E FYTYRË TË VËRTETË
 
  • Shkruan Fadil Curri, në profilin e tij në FB   

Po e sjell me zemërgjerësi këtu përzgjedhjen e një shkrimtari nga gjykimet e disa personliteteve te dijes dhe te atdhetarise shqipotare te besimeve te ndryshme fetare. E bëra që të krahasohet niveli i lartë i rilindasve dhe indenpendentistëve tanë për çështjen shqiptare dhe unitetin e çiltër, kundruall disa shkrimeve të çoroditura të këtyre javëve të fundit, që pa fije turpi e k...eqardhjeje duan për një plesht ta djegin jorganin. Mjerisjht, ne mesin e tyre edhe disa shkrimtare me shumë libra të botuar.
Emërues i përbashkët i tyre, mbase i frymëzuesve të tyre, është frika nga bashkimi i mundshëm i shpejtë i shqiptarëve. NdaJ, qarqet antishqiptare duan që përmes bindjeve idiote që ua kanë mbjellë disa intelektualëve tanë, të krijojnë hallakamë ndër shqiptarët me një ves që kurrë nuk e kanë pasur në histori - armiqësitë fetare, që pastaj botës t'i thonë se shqiptarët ende nuk janë të civilizuar, nuk janë tolerantë dhe nuk e meritojnë unitetin administartiv e politik te organizimit të tyre në shtet të përbashkët.
Çasti i fundit është që shqiptarët të heqin dorë nga grindjet, sepse përçarësit do të mbeten cullak në shesh me fytyrë e emër të vërtetë. Nuk kemi nevojë t'i kërkojmë gjurmët e ujkut, kur ai po shihet e do që të na gllabërojë. Shqiptaria me trikohësinë e saj nuk është tapi e nje njeriu e grupi klanor, ajo është e madhe dhe e përvojshme në mbrojtjen e Shqiptarisë.


.  .  .


ATA QE VËRTETË E DONIN SHQIPËRINË, KANË THËNË:

1. ” Ne shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi tanë vllazën gjaku dhe vllazën vatani . Do të shkojmë mbarë e mirë me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulzimin e atëdheut t...
onë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë” (H. IBRAHIM DALLIU)

2. “Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë.Ta duam njëri-tjetrin, t'i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje, janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri ( H. VEHBI DIBRA )

3. “ Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atëdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë , një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut “. (MULLA IDRIZ GJILANI )

4. “Është e vërtetë se ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi të përbashkët”.
( GJERGJ FISHTA)

5.“ Ndarjet në besim nuk sollën çarje në mes të shqiptarëve. Gjendjet e besimit, jo vetëm në vendet e lindjes, por edhe në Evropë, e në vendet e ndriçuara me qytetërim, shumë herë kanë nxjerr vrasje të mëdha e të tmerruara; Në Shqipëri, këto grindje nuk ndihen dhe kurrë në këtë vend s`kanë ngjarë. T’ecim të dlirë n’udhë të Perëndisë, n’udhët të drejtësisë...në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë: janë një trup, një mendje, një qëllim,një besë”.( SAMI FRASHËRI)

6. “….megjithëqë elementi mysliman ka shumicën në Shqipëri, nuk besoj të ketë një shtet të qytetëruar, ku të mbretërojë aq tolerancë feje, sa në Shqipëri”. (FAN NOLI)

.  .  .

FADIL CURRI: Publikimet e këtilla, si ky i poetit Haxhi Muhaxheri, janë shumë vyeshëm për ndërgjegjësimin e moralizimin e shqiptarëve. Prandaj, të humbësh kohë, energji dhe të bëhesh mëkatar i përçarjes së shqiptarëve, të luash me nervat e një populli që ende nuk i ka gjetur të zhdukurit nga masakrat e luftës së fundit, me popullin që mezi ia del në krye jetes me varfërinë, nuk është vetëm prçarje. Që është më e keqja, shikuar nga disa komente në debate, pëerçarja mediatike është shndërruar në sport, kënaqësi, rit kulturë, shprehi e dashuri. E vërteta për përçarësit është mjegull, e mjegulla shpëtim, Zoti konsiderohet si krijuesi i vetem vetes së tij, e jo të gjithësisë. E di që edhe kjo plagë do të shërohet, por gjurmët do t'u mbesin përçarësve deri sa të jenë gjallë, e me këto vula të zeza do të ikin në jetën e amshueshme.