F A Q E T

Dienstag, 3. März 2015

Axhem Çapo

Axhem Çapo

Axhem Çapo lindi në fshatin Dukat në rrethin e Vlorës më 10 janar të vitit 1924. Shkollën fillore e kreu në Dukat, shtatë-vjeçaren në Shkodër dhe të mesmen në Tiranë. Në vitin 1944 doli partizan dhe menjëherë pas luftës filloi të punonte në administratën e Ministrisë së Brendshme, në Burrel e në Shkodër, deri sa u lirua më 1954. Më vonë, pas një specializimi, filloi punë si teknik markshedër e topograf në ekspedita të ndryshme gjeologjike. I nxitur nga takimet me njerëzit e punës nëpër Shqipëri filloi të shkruante artikuj, portrete, reportazhe, tregime të shkurtra e poezi në shtypin e kohës. Pas vitit 1990 shkoi si emigrant në Francë, u vendos në Nantë bashkë me gruan, ku fitoi edhe të drejtën si rezident.
Tani, megjithëse në moshë të madhe, vazhdon të merret me studime në fushën e kurioziteteve dhe enciklopedive sa në Francë dhe në Shqipëri. Bashkëpunon me shtypin e kohës, veçanërisht me revistën "Krahu i shqiponjës", organ i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe gazetën "Drita", botim i LSHA.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka botuar rreth shtatë libra dhe ka edhe disa të tjera në shtyp.

Veprat e botuara
  • “Dukati ynë”, publicistikë, 1998
  • “I mërguar nga Dukati”, poezi, 2001
  • “Një natë pa hënë”, tregime, 2001
  • “Enciklopedi e Dukatit”, 2005
  • “Debatoj me ata që duan të zhvlerësojnë Enciklopedinë e Dukatit”, 2006
  • “Njohuri enciklopedike nga Misteret e Botës I”, 2006
  • “Njohuri enciklopedike nga Misteret e Botës II”, 2007, etj.
____________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen