F A Q E T

Dienstag, 3. März 2015

Bardhyl Xhama

Bardhyl Lame Xhama ka lindur në Fterrë më 13 qershor 1933. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën 7-vjeçare dhe shkollën e mesme pedagogjike i përfundoi në Gjirokastër në vitin 1953 me rezultate të shkëlqyera. Po këtë vit emërohet mësues matematike në gjimnazin “Asim Zeneli”. Që nga viti 1954 deri në 1959 punon në arsim në Delvinë, si mësues , zëvendësdrejtor e drejtor shkolle tetëvjeçare e gjimnaz. Gjatë kësaj periudhe kryen studimet me korrespondencë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë. Nga viti 1959 gjer në vitin 1964 punon në Sarandë si inspektor arsimi, nga viti 1964 deri në vitin 1969 është drejtor në gjimnazin “Hoxha Tahsin” të Sarandës.
Në vitin 1969 transferohet në Tiranë si redaktor e më pas Sekretar Kolegjiumi i gazetës “Mësuesi”. Në vitin 1981 emërohet zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe më 1982 fillon punën si Shef Sektori për Gjuhën dhe Letërsinë në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Në vitin 1989 del në pension.
Si mësues e kuadër në arsim është shquar për përgatitje të lartë shkencore, metodike e drejtuese. Si gazetar e studiues ka shkruar me qindra shkrime e studime shkencore pedagogjike. Si shkrimtar ka botuar 11 libra artistikë për fëmijë, romane, novela, vëllime me përralla, vëllime me rrëfenja etj.
Tetë nga veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmije e të rinj.
Ka shkruar mbi njëqind përralla e tregime ne organet e shtypit, pjesë për teatrot e kukullave, radiotregime e teletregime, radionovela, skenarë dokumentarësh televizivë etj.
Ka dhënë ndihmesë të veçantë në Shoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, si nënkryetar i saj për një kohë të gjatë.
Mban shumë urdhëra e medalje dhe titullin “Mësues i Merituar”



Botimet
  • Zjarrfikësi i pyllit - 1987
  • Lejleku me akullore - 1998
  • Tre vëllezërit - 2003
  • Tërfili me katër fletë - 2003
  • Përrallat e detit - 2003
  • Ekspedita e kaltër - 2004
  • Arratisje nga kafazi - 2007
  • Zhytësit e vegjël - 2007
  • Pëllumbi me fjongo të kuqe - 2007
  • Shtëpia pa libra, si trupi pa shpirt - 2012
__________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen