F A Q E T

Mittwoch, 4. März 2015

Dylbere Dika

Dylbere Dika lindi në fshatin Dypjakë të komunës Sllovë të rrethit Dibër më 4 shtator të vitit 1979.Shkollën fillore e kreu në fshatin Venisht, tetëvjeçaren në Shumbat dhe të mesmen në Sllovë të rrethit Dibër. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën e gjuhë-letërsisë. Ka kryer disa specializime në fushën e gazetarisë dhe botimeve.
Ka punuar pak kohë si mësuese letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme të Sllovës dhe më vonë redaktore në Institucionin publikues Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”. Ka botuar dhe vazhdon të botojë poezi, tregime dhe publicistikë në shtypin letrar shqiptar.Ka botuar dy libra. Ka në shtyp një vëllim me poezi, një përmbledhje me shënime publicistike dhe librin me tregime "Dashuri jashtë mode".
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë” (LSHA).
Është zëvendëskryeredaktore e revistës “Krahu i shqiponjës”, botim i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri".
Dylbere Dika është drejtore e Diplomatic Mission Peace And Prosperity dhe drejtore e AUGP (Academy of Universal Global Peace) për Diplomaci Ndërkombëtare.

Tituj të veprave

  • “Parajsa e shitur”, vëllim poetik (2002), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”
  • “Dhe dita vdes”, vëllim me tregime (2003), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”
_____________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen