F A Q E T

Mittwoch, 4. März 2015

Enkelejd Lamaj

Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnje. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur qysh në fëmijëri. Por do të vinte viti 2003 kur do të prezantohej për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmës.
Mbas një periudhe pothuajse katër vjeçare në Itali, ku ka punoi në sektorin e turizmit, kthehet në Shqipëri dhe fillon studimet e larta për drejtësi, në Tiranë, në Universitetin Jo Publik "Luarasi", Fakulteti Juridik. Diplomohet në vitin 2008 dhe tani, jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruaj.

Botime:

  • "Vendi diku midis", Shtëpia Botuese ADA, 2014
  • "Libri i bardhë", Bota Shqiptare, 2011
  • “Fytyra tjetër e natës" Ombra GVG, 2003
__________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen