F A Q E T

Freitag, 6. März 2015

Flutra Açka

Flutra Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit.
Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë. 

Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar "Lira e Strugës" në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.
Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj "Vetmi gruaje" është përkthyer në gjuhen bullgare nga Viktor Genkov.

Disa nga titujt e veprave

  • Vetmi gruaje - Tiranё, 1998 - roman përkthyer në bullgarisht - nga Viktor Genkov : Самотата на една жена.
  • Kukullat nuk kanë Atdhe - 2013
  • Kryqi i harresës
  • Hiri
  • Lutje dimri
  • Zbathur - 2007
_____________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen