F A Q E T

Dienstag, 3. März 2015

Vorea Ujko

Vorea Ujko lindi në fshatin Frasnita, Frascineto, Kalabri, Itali më 1918 (ka shkrime ku thuhet se ka lindur edhe më 1931); vdiq në një aksidenti automobilistik më 26 janar 1989.
Vorea Ujko është poet shqiptar nga Italia. Përndryshe është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Vorea, pos që ka qënë prift ai ka studiuar edhe për letërsi dhe si i tillë ka punuar mësues i letërsisë në Firmo.
Ai, ashtu si edhe poetët e rinj arbëreshë, bëjnë përpjekje që, pos kultivimit të gjuhës së tyre shqipe, që e kanë ruajtë brez pas bresi, e që paraqet një brum të mirë studimi të gjuhëtarëve, t'i afrohen gjuhës së sotme shqipe. Kjo mundësi tashmë është mundësuar, sepse ekziston liria e lëvizjës, por edhe kanë qasje në programe të ndryshme të mediave elektronike, por edhe të gazetave.
Në krijimtarinë e Ujkos vihet re ndjenja e fortë e lidhjes së tij me kulturën dhe paraardhësit. Krijimet e Ujkos janë publikuar në antologji dhe publikime në Itali, Shqipëri dhe Kosovë.

Tituj të veprave

  • Zgjimet e gjakut, Castrovillari (1971)
  • Kosovë, Cosenza (1973)
  • Mote moderne, Schiavonea (1976)
  • Ankth[1], Prishtinë (1978)
  • Stinët e mia, Corigliano Calabro Stazione (1980)
  • Këngë arbëreshe, Tiranë, (1982)
  • Burimi, Tiranë, (1985)
  • Hapma derën, zonja mëmë, Tiranë, (1990).
  • _____________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen