Qamil Batalli |
Qamil Batalli lindi në Prishtinë. Në vendlindje mbaroi shkollën e mesme, për të vazhduar më pas universitetin në Beograd. Qamil Batalli ka qenë një poet dhe prozator i dalluar i lërësisë shqipe për fëmijë, por talenti i tij është dëshmuar edhe në zhanrin e tregimeve humoristike për të rritur dhe në dramë. Po ashtu, ai do të mbetet gjithmonë i dashur edhe si autor i Abetares. Ka botuar 14 përmbledhje me poezi, duke filluar nga mesi i viteve '60, deri nga fundi i viteve '80.
Drama e tij “Ejona” 1987, mishëron një sinteze të fuqishme të mitit të pushtetit të dhunës në formën e fantazmave të vjetra, në petkun e ri që pasqyrohet si parabolë e stigmatizimit të hipokrizisë dhe nënshtrimit. Qamil Batalli ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, më 17 janar të vitit 2009 në Prishtinë ku edhe u varros.
Disa nga veprat:
- Buzëqeshjet, 1966
- Njomëzat, 1968
- Mësuesja dallëndyshe, 1980
- Rrota e historisë, së bashku me autorin Agim Deva, 1983
- Tregime të zgjedhura për fëmijë, 1984
- UÇ salincak: (öyküler), 1984
- Abetare, së bashku me autorin Fatmir Krypa, 1985
- Ejona, 1987
- Përralla popullore mbi kafshët, së bashku me autorët Bedri Dedja e Marko Safo, 1988
- Agimet e kaltëra: roman për fëmijë të rinj, 1989
- Gëzimi im: libër leximi e gjuhe për klasën e parë të shkollës fillore, së bashku me autorët Mehmet Gjevori e Salih Lutolli, 1990
- Buzëqeshjet: libër leximi e gjuhe për klasën e dytë të shkollës fillore, së bashku me autorët Mehmet Gjevori e Musa Kalaveshi, 1990
- Dritat tona: libër leximi e gjuhe për klasën e tretë të shkollës fillore, së bashku me autorin Mehmet Gjevori, 1990
- Kështjella e dritës: libër leximi për klasën IV të shkollës fillore, së bashku me autorët Mehmet Gjevori, Anton Berisha, Musa Kalaveshi, 1990
- Si ta pagëzojmë fëmijën: fjalor me emra njerëzish, së bashku me autorin Hasan Hasani, 1990
- Tregime, përralla, legjenda: shkrimtarë për fëmijë : (leksikon i vogël), së bashku me autorët Abdylazis Islami, Adelina Mamaçi, Aqif Malaj, Astrit Bishqemi, Adem Abdullahu, Avdush Canaj, Bardhyl Xhama, Bedri Dedja, Dionis Bubani, Dhimitër Xhuvani, Eroll Veliu, Fejzi Bojku, Ferit Lamaj, Fadil Bekteshi, Gaqo Bushaka, Hajro Ulqinaku, Hamdi Meço, Ibrahim Islami, Ibrahim Kadriu, Jorgji Kodra, Jusufzija Ademi, Kalosh Çeliku, Loni Papa, Mitrush Kuteli, Naum Prifti, Odhise Grillo, Rifat Kukaj, Ramadan Zejneli, Sokol Jakova, Xhahid Bushati, Xhevat Beqaraj, Ymer Elshani, Zejnullah Halili, Halil Zendeli, 1998
- Bluza e Albionit
- Azgani
- Fshehtësia
- Kush e ka unazën
- Dua të vizatoj një diell
- Tregimi për tuliranin
- Ndodhitë e Xhanxhafilit
- Tri dritare
- Eja të them diçka
- Zemërarta
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen