F A Q E T

Donnerstag, 13. August 2015

Vehbi Kikaj

Vehbi Kikaj

(1942 - 1986)

Vehbi Kikaj lindi më 1942 në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe punësohet si mësues, pastaj punoi si redaktor i faqes së fëmijëve në gazetën “Rilindja” deri me 1968, kurse prej viti 1984 punoi në revistën “Pionieri”. Prej  vitit 1984 e deri në vitin 1986, kur ndërroi jetë, ishte kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”. Është njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë. Ai shkroi pak për tridhjetë vjet të krijimtarisë së pandërprerë letrare: rreth njëqind e tridhjetë poezi, shtatë tregime dhe një roman.
Vepra e Vehbi Kikajt është plot me realitet, kolorit jetësor, situata inventive që i duan fëmijët, energji pozitive dhe fluturime imagjinare. Kikaj ishte njeri prej atyre që bëri kthesën më të madhe kah moderniteti.

Disa nga veprat e këtij autori:
  • Gurrat
  • Zogu i argjentë
  • Shtëpia ime ka sy
  • Ecjen e mësoi prej lumit
  • Dukati e fjala
  • Havakushi
  • Drandafili im
  • Tri gëzime
  • Djaloshi i gurtë
  • Princi i mjerë
  • Në lundrën "Teuta"
  • Sarajet e bardha
  • Lokja
  • Pyetje pa kuptim
  • Sa gëzim ka lumi
  • Ti, dëborë, ke mbuluar shtigjet
  • Me xhaketën kuqezi


Poezi nga Vehbi Kikaj

PEMËT NË VERË

Mollës së hollës
iu ka tharë fyti,
për një gotë ujë
Dielli e mbyti.

Dardhës -së bardhës
iu ka tharë dora
nga vapë e verës
lëngon e gjora.

Kumbulla -sumbulla
s’mund t’i thotë kuj:
si t’shkojë të lumi
të pi pakëz ujë.

I pari -kopshtari
zgjohet që më natë,
pemëve të etura
u jep limonatë…



E NISEM NJE SHTATOR

Erdh shtatori me ere molle,

Shtatori mbi qerre me rrush!
N ‘agim degjoj  zile shkolle,
E rruges vrapon nje vogelush.

Romaket sulmojne me shpata,

Ilireve iu prin Teuta…
Si nderrohen dita e nata?

Duhet t’flasesh pa u nguta.

Po s’dite ligjin e Arkimedit,

Merr librat e fle mbi to!
Kimisti t’pyet sipas rendit
Me formula t’veta – H2O…

Nje shtator, e nisem nje shtator,

Ure te gjate na duhet kaluar.
E kjo ure e ka fundin n’qershor,
Kur t’kalojme, pershendetemi: Gezuar!



DY SHITESE TE LULEVE

Zbresin n’qytet ne mengjes
Te shesin lule me vese.

Dhe syte i kane si lulet
Dhe fjalet si puhia kur ulet
Te loze me gjethe ne ere,
Te shperndaje parfum-pranvere.

Para fontanes shesin lila:
“Xhaxha a don trendafila?
Agulicet kushtojne lire
ja vjollcat ne doni me mire.”


Dy shitese te fontana presin,
Pranveren n’qytet na e shesin.




NE QERSHOR

Pritnim te na ndaje librezat
mesuesi me kravate te blere
qershor ka qene – me qershia
e lule te bukura me ere…

Nje çast n harroi ne klase,
shikonte n’dritare te vet
po ç’dritare? Ai shihte kohen
dhe dinte ne jete ç’na pret.

Njeri e bart neper tela
fuqine e lumit nen pyll,
tjetri ben shifra dhe mat
largesine nga toka ne yll.

Ky ben projektin e ures
a t’uzines sipas deshire,
ai n’ledhe t’qytetit te zhdukur
lexon mbishkrimet ilire.

Nje mjeke me ilaçe t’reja
jeten i zgjat nje femise,
nje trim i prin batalionit
ne roje t’atdheut e lirise…

Kush e di me tutje ç’deshironte
mesuesi n’dritare te vet,
po rruga qe ai me tregonte
sa bukur, sa bukur – me pret.


_______
Materiali është marrë nga interneti

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen