Në vitin 2009 është shpërblyer me çmimin e parë letrar për veprën më të mirë të vitit “Akuareli dhembjes”, si dhe është fituese e dy çmimeve në Tiranë nga Lidhja e krijuesve “Pegasi”, dhe Lidhja shkrimtarëve nga Tirana (me çmime të vendeve të para). Autorja jeton dhe punon në Prishtinë.
Krijimtaria e saj letrare është shpërblyer me çmime dhe mirënjohje të ndryshme.
Botoi këto vepra me poezi:
- “Shiu i vetmisë”, Pena 1997,
- “Qielli i varreve”, Rilindja 2000,
- “Shtigjet e gjakut”, 2001
- “Akuareli dhembjes”, Flormed 2008,
- “Premtim i lënë peng”, 2009 LSHK dega në Prizren, dhe dramën
- “Qëndistarja s’ka mort” , 2011 botuar nga Sh. B. “Orfeu” Prishtinë.
- “Okteti i vajzave” 2012, Sh. B. ”Orfeu” Prishtinë.
- “Prillin ma solle ti”, 2013, Sh. B. “Orfeu” Prishtinë
- “Ç’gjuhë flasin lulet”, 2013, Sh. B. “Orfeu” Prishtinë
- “Sytë kërkojnë përtej vdekjes” – Dramë 2014 Sh. B “Orfeu’’ Prishtinë
- “Nimfa vjen të martën’’ 2014 Sh. B “ Orfeu” Prishtinë
SAGË PËR TRUALLIN
Atje një limf i përgjakur
Po më thërret me gjuhën cipëplasur
Zgjohem mallit të vluar
Pa më lag shiu i vjeshtës
Rri në portë të kullës
Flas me 101 copëra eshtrash
Të zhveshur gjer në palcë të amshimit
Nëse vonohem gjer në nëntor
Mos ma ndalni kohën
Do t’i zgjoj ninullat e moçme
Nga vdekjet e diellta
Gjinjve të ndrydhjes u jap qumësht lirie
Mbrëmjes vij në këpucë pa take
Pa u zbeh zjarrit të pergamenës
Pa u lodhur natës pa emër
Nga klithmat e kambanave
Më djeg një buzëqeshje e ngrirë
Më dhemb gjaku yt atdhe
E di se vetëm ti m’a përbiron dashurinë
Imazhin mbi kraharor gruaje.
Dikur kthehem buzë Ibrit
Shoh si luajnë sagat plot gjak
Si e mbajnë dritën në pranga
Si I fshehin mëkatet labirintit
Në kantatë shpirti thur një apologji
Populli im me dashurinë në qepallë
Puth trojet e lashta me një serenade çlirimi .
DRITËSIM HIJESH
( ESAT MEKULI )
I lash dritaret e hapura gjithë ditën
T’i shoh “brigjet“ si frone të lakmuara
Nën diellnajën e syve rrijnë zgjuar
Pa u plakur kurrë
As në qiell dimri, as pranverës me pergamenë
Më duhet pak kohë të mëkojë ëndrrat
Botën e ndezur me eshkun e fjalëve
“Ç’farë të ngeli në majë të gjuhës “
Liria që shqiptari këndon
Apo etja si klithmë e mishëruar
Dimër i brejtur ç’ma ke pirë gjakun
Për fëmijët që ngjyejnë gishtërinjtë me jargë terri
Për lotin e nënës në cep të greminës
Për vëllanë që barte sharrën në krah
Përtej 70 bjeshkëve ta zë një copë diell
Me trupin shkrumb tej shprese
Ç’farë murose në fund të gjuhës
Dhembje të copëtuara që nuk qetoheshin
Kur flinin tingujt në cipën e nates
Atdheu gjëmonte me buzë të ngushëllimit
Dikur larg “sytë që panë botën“
Rrefyen plagën e kuqërremtë si relikt të lashtë
Ofshamat, buzëqeshjet i lage në oqean dritash
E përsëri mbete lakmitar i heshtur
Rrugëtove me dhembjen Kosovë
Shtrive hartën e fisit
“Mos më thirr me emër të huaj “
Ne tokë lulekuqesh këndove himnin e dritës
Gjallë valsit të kohrave
Bbete poet me dhembjen sa bjeshka.
SERENADË PËR ÇAMËRINË
Atje ku thërrohet kupa e padukshme e dritës
syri i majtë çelet me lot
bebëzave te heshtjes I prehen buzëqeshjet
syri i djathtë digjet me mall.
Mos më kërkoni shtatë ditë të javës
valët që kullohen si gjëmë ankthi
m’i lagin gishtërinjtë e këmbës
me plagën e hapur në shiun e shekujve.
Ditën e mërkurë gjenden në zgripin e stuhive
do te gjunjëzohem kur emri im
mbush njëqind vjet kur u nda nga shpirti
e mbeti në skelet klithmash .
Mos më thirr nënë derisa Çamërisë
i’a prek rrezet e zëna rob.
Vazhdoj t’a gjej gjakun e mpiksur nën akull
t’a afroj pranë vetes ...
me perden e grisur të veriut
t’a mbështjell telave të pakëputur gjembor.
Udha ime zgjat një muaj
andej bregohem gjinjëve të etjes
nëpër qiellin e kotur me thikë
ditën e enjte të një lule të bardhë
që u kurorëzua me lirinë.
Të premten e fundit do të çlodhem
nga ëndrrat mbetur në çengel
nga gjëma që djeg kujtimin.
Nënë atëherë më prit me fustan gjaku
se dasmorët e mi do të çlirohen
ne pranverën e ardhshme
PËR VARKËN E LOTIT
Kur më ranë ca trosha buke nga goja
E dija se dikush lëshon gjëmë të urisë
Larg rri nga mëkati kur në gishtat e kujtimit
Mbaj mëshirën
Nuk dua t’më verbojë djersa
Po qe se e shihja të mbramin muzg .
Rrëqethjet s’mund t’i nxjerr nga trupi
As pelerina e bardhë s ’ mund t ’mi mbuloj
Pikëllohet Van Gogu në pikturë
Me një vesh dëgjon vetëvrasjet e reja
Çerret baladohen në një kor antik
Karriga e lagjes prit dhe përcjell mall
Varkat e lotëve a do të mbyllen ndonjëherë ?
Porta e qytetit mban çelësin e përjetimit
Një foshnjë qan me vajin e braktisur
As zjarri i Trojës nuk e fal
T’ a djeg at nënë të pashpirt
Kur dikush I kërkon nëpër etje dielli
Le të ruhet nga toka se një ditë
Druaj të vërshohemi me dhembje
Diku në qoshe të udhës rri një plak I lodhur
Mbledh shkrumbin xhepave te shqyer
Pëshpërit me statujat e natës
Për njëmijë poema të shqetësimit
O zot çdo shpjegim është I tepërt
Qepallat e lagura më dridhen nga pezmi
Ndiej se sagat janë plot shtrëngata.
VIOLINA QAN POETIN
( Ali Podrimjes )
Diku nën diellin e Ulpianës
Një heshtje e pëlcitur
Shkrin gurët në kohëra
Copëton harenë e ditës
Violinë e qytetit qan
E mbush peizazhet e Arbrit
Ballkoneve të pezullta
Vyshken degët e këputura
Askund s’ndalet loti
As kujtimet nuk heshtin
Ato rrinë pezull
Në vargje të ndrydhura
E vapën verës ia shtojnë
Herët ia prek diellin mëngjesit
Natës ia le ëndrrat e vendlindjes
Lumit ia mbolle lulet rreth shtratit
Që një ditë vërshoi
Duke ia marrë gjuhën antikës
Trëndafilin e çelur
Në etje, në luftë, në vargje.
________
Përgtiti: Adem zaplluzha për sa-kra.ch
________
Përgtiti: Adem zaplluzha për sa-kra.ch
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen