Tahir Bezhani që kur ishte nxënës dhe student nisi të shkruajë poezi e prozë në faqet e gazetave e revistave tona të kohës. Poezinë e pare e botoi ne vitin 1967 ne revistën “Zani i Rinisë”. Një kohë bashkëpunoi edhe me “Rilindjen”.
Për aktivitetin e tij në Sindikatën e Pavarur të Policisë së Kosovës,Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në vitin 1995 e dënoi me dy vite burgim.
Tahir Bezhani është anëtarë i Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtarë i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit (E.P.S.). Mori pjesë në disa takime me rëndësi të poetëve,organizuar nga Pegasi në Gjirokastër.
Deri më tash ka botuar këto libra:
- “Koha lind vigaj”, monografi, 2001
- “Përplasje kohe”, poezi, 2002
- “Pëlcitje e vonuar”, poezi, 2004
- “Rapsodët e Rekës së Keqe”, monografi, 2005
- “Shkollat shqipe në Rekë të Keqe”, monografi,2006
- “Smolica bastion I lirisë”, monografi, 2007
- “Frymëzim në errësirë, poezi, 2008
- “Jetë në furtunë”, kujtime, 2009
- “Piskamë e heshtur”, poezi, 2010
- ”Urtësi nga Reka Keqe”, 2011
- ”Mureve të heshtjes sime”, ”LULU” SHBA,poezi,2011
- “Leximi I shkrumbit”, poezi,Tiranë, 2012.
- ”Hijet e mallit”,Mujë Sadrija, pas vdekjes, (mbledhje dhe përgatitje), 2013
- ”Lojë hijesh”, poezi, 2014
- ”Vrapimi pas së bukurës”, vështrime,recensione dhe mbresa leximi, 2015.
Poezi nga Tahir Bezhani
NEVERITJE
Një trokitje nate e pandarë
Më nxjerr rrugëve të përgjumura
Skajoj boshësive pa cak
Pamje të mykura
Më zënë frymën
Zjarrmia niset damarëve
Unë këpus pullat e këmishës
Në heshtje grimcoj thonjtë e dorës
Pa dashje pështyj
Djathtas e majtas
Plot neveri
Kaloj nga rruga në rrugë
Kudo postierë të ngjeshur mureve
Në vrapim postesh
Varfëria prapë plagë e kohës
Heshtja ilaç shërimi
I shpirtit në vuajtje
Rrugëve pa fund….
MOS TELEFONO!
Mos i bjer numrit tim pa pushim
Kam djegur kartën në mallëngjime
Numrat nuk I shoh më
Lotimi thur perde në sy!
Asnjëherë mos pyet për mua
Sepse dhimbja që ndiej
Më mashtron
E ti
Aq larg syve
Në zemër të mbaj
Avull malli!
Sa rrallë shihemi
Jeta shkon si ëndërr
Ngushëllimi mbetet pranë
Shikimi I ngrirë në një pike
Mos I bjer numrit tim!
LOTIM I DJEGUR
Kalova korridoret e zbehta
Me qeshje të mbytur shtrënguar
Takova fytyrën në pasqyrë
Nuk e njoha hijen time
Ndeshje në prag terri
Flokë të shprishura në gërhanë
Pata frikë siluetën në dridhje
Eshtnaja buzëqeshte hijshëm
Nga bukuri e dhembjes
Djegur hijeve mashtruese
E durimi përmbytej gjymtyrëve
Sa ishte lodhur dhimbja me mua
Durimi zgërdhihej tinës
Në pusin e zi të natës
Si fëmijë i gëzohesha ditës së re
Kishte ikur një natë me protesta….
MË FAL
Më fal
Nuk të njoha
Në dritën e qiririt
Ai digjej
Ne treteshim
Ngadalë bëheshim hi!...
Përshëndetje e rëndë
Përmes flakës
Zbehtësia pikaste pamjet
As buzët nuk shqiptonin ndarjen
Mimika e ngrirë në heshtje
Pergamenë kujtimi !
Më falë
Nuk të putha në flake qiriri
Cili prej nesh
Do e ruaj hirin
Kujtim….
EJA
Eja banore e shpirtit
T’i njomi sytë
Flluskave tua vezulluese
Kënga shkrum e djegur
Pëlcet
Dhimbjet rreziten prushit
Rreshket dashuria e zjarrtë !
Unë tretem në këngë
Natën e në mesnatë
Në mëngjes hi hi I djegur
Feniksi fluturon qiellit…..
ZHURMË BRENDA
Ndiej zëra brenda
Heshtje
Vetëm unë e ti
Komunikojmë lirshëm
Natën e ditën-
Në çdo kohë
Udhëtojmë hijeve të mendimeve
Me një frymëmarrje
Kërkojmë të bukurën…
________
Përgatiti: Adem Zaplluzha
________
Përgatiti: Adem Zaplluzha
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen