Shkruan për fëmijë e për të rritur: poezi, poema, tregime, romane, drama, ese dhe kritikë letrare. Për krijimtarinë e tij kanë shkruar kritikët: Prof. dr. Shyqri Galica, Ramadan Musliu, Abdullah Konushevci, Jakup Ceraja, Jonuz Fetahaj, prof. dr.Agim Deva, Ragip Sylaj, Selim Krasniqi, Baki Ymeri, Sylë Osmanaj, Riza Graiçevci dhe Naim Maqedonci, ndërsa, nga studiuesit e huaj: Monika Mureshan dhe Marias Qelaru, kritikë rumunë!
Veli Veliu jeton në Prishtinë dhe është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Veprat letrare:
- “Zogj merrmëni me vete” poezi, për fëmijë,
- “Nën strehën e yjeve”, poemë për të rinj,
- “Ditari i Zana Frangut”, prozë në formë ditari,
- “Rrugët nuk ndalen”, poezi për fëmijë, në botim të Shtëpisë Botuese “Rilindja”,
- “Rruga e rrezeve”, poemë për të rinj,
- “Shqiponja”, poezi për fëmijë,
- “Shtatë përralla”, poezi për fëmijë,”
- "Vite të stuhishme”, triptik - poetik,
- “Besa e Konstandinit”, poezi për të rinj,
- “Zogu i yjeve”, poemë për të rinj,
- “Orët e pagjumësisë”, poezi për të rinj,
- “Ama e Drinit të Bardhë”, poezi për të rinj,
- ”Fundi i perandorisë së vogël”, poezi satirike për të rritur,
- “Me Zotin e tokës”, poezi për të rritur,
- “Princi i këngës shqipe”, poemë për të rinj,
- “1981” , (poemë për të rinj),
- “Poema për Bujanocin”, për të rinj,
- “Panteoni i Parnasit”, poezi për të rinj,
- “Djepi i shqipes”, tregime për të rinj,
- “Shpirti i dritës hyjnore”, përkthyer dhe botuar në gjuhën rumune,
- “Sufletul Luminii Divine”.
- “Vigan Epoke”, është poemë për të rinj kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit,
- “Në jugun e mallit tonë”, poemë për të rinj,
- “Nën qiellin e tokës së ndarë”, sonete për të rritur,
- “Katër kurora sonetike”, për fëmijë!
- “Me buzëqeshjen e një Agimi”, tingëllima për të rritur.
- “Shkolla e natës”, dramë për fëmijë
- “Fatbardha”, dramë për fëmijë
- “Dita e mësuesit”, dramë për fëmijë
- “Bariu i vogël”, dramë për fëmijë
- “Dryni i gojës”, dramë për fëmijë
- “Lulja e lirisë”, dramë për fëmijë
- “Maratoni”, dramë për fëmijë
- “E bukura dhe shtatë mjeshtrit”, dramë për të rritur
- “Xhaxhi Enver”, dramë për të rritur
- “Frika nga ferri” dramë për të rritur
- “Nata e tmerrit”, dramë për të rritur
- “Në plazhin e madh të Ulqinit”, dramë për të rritur
- ”Koka e shtrenjtë e majorit”, roman për të rritur,
- “Gruaja e drejtorit”, roman për të rritur dhe
- “Miku i panjohur” roman për të rritur.
Poezi nga Veli veliu
MË E BUKURA
Të gjitha femrat
Janë të bukura!
Më e bukura e të bukurave
- E dashura ime!
Me pamjen e shëmtuar
Janë vetëm shtrigat,
Që i helmojnë gjithnjë
Shpirtrat e pafat!
DASHURIA
Përherë dëshirojmë të na befasojë me diçka,
Kur na qaset përmallshëm bota është e jona!
Fryma e saj e ngrohtë ndez zjarre të mëdha,
Thellë nëpër damarë, a mbyllet prore jehona!?
Nga udhët e gjata sa herë kthehemi të heshtur,
Diçka të panjohur në pritjen e re zbuluam!
Mes buzëve të etura trëndafili i posa çelur,
Dridhemi dhe vetëm qetësi të thellë du
HAKMARRJE E EGËR
Përtej tokës së heshtur
Deti i trazuar i fjalëve!
Palca e guri e ndezur
Nga goditjet e valëve!
Valët e hakmarrjes së egër
i hapin plagët më të thella!
Inati, që nga koha e vjetër,
Ta kujtojnë jetën në shpella!
Përtej vatrës së shuar
Mallkimi të ndjek pas!
Me dhëmbët e shtrënguar
Tepër i rreptë një vrasës!
Pushoi kënga vendçe,
Tingulli i fundit u shua!
Për zjarrin e një etje
Nuk mjafton një krua!
KATEDRALJA E PRISHTINËS
Fytyrat tona engjëllore të qeshura më në fund,
Ëndrra shekullore lëshon shtat për çdo ditë!
Në gjirin e tokës Nënë gërmohet gjithkund
mbi errësirën e mureve antike të hidhet dritë!
Me Nënën Terezë Kosova lulen e ballit lart,
Udhët e sheshet e lirisë mbushen me përmendore!
Gjergji i Gjon Kastriotit mbi kalë me shpatë,
Tokën e gjakut e lidhi me mbretërinë qiellore!
Me Katedralen Prishtina shumë më e bukur,
Shenjat e shenjta të gdhendura në lisa e në gurë,
Deri në kohën tonë janë ruajtur pa u zhdukur!
Nga dora e huaj s’ do të rrënohen më kurrë!
DRENUSHË E DRENICËS
Natë e ferrit, e lodhur i mbyll ngadalë sytë,
Unë u ula te koka jote -roje besnike drite!
Të ndiej si marrin frymë thellë mushkëritë,
Drenushë e Drenicës e përndjekur nëpër vite!
FAQEZIU
Grykës i pashpirt. I nxiste sherret,
Për së gjalli i hëngri të tjerët!
Prapa shpine gjithnjë foli,
Me ferra e mbyllte çdo shteg!
As vetvetja nuk i doli
Derisa e bëri dheun breg!
Në udhën e pikëllimit,
Skaj lagje së mjerimit
Një nga një u shpërndan natën
Të mërdhirë së ftohti!
Mbuloi balta baltën,
Asnjë pikë loti!
RINI E PLEQËRISË
Trotuarit duke ecur ngadalë,
M’ u shkurtuan këmbët, nisi vallëzimi!
Toka u dridh përnjëherë, vallë?
Rruga e madhe pa shenja shqetësimi!
Dridhja ndodhi brenda meje,
Në shpirt u shthur çerdhja e qetësisë!
Një shigjetë më goditi në heshtje
Në pragun rinor të pleqërisë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen