Brikena Qama |
Brikena Qama, u lind me 29 dhjetor 1978 në Çorovodë - Skrapar.
Në vitin 1997 shpërngulet në Athinë ku jeton edhe sot.
Është prezantuar në disa antologji dhe është vlerësuar me disa çmime në konkurset letrare për poezi.
Ka botuar katër vëllime poetike:
- “Pëshpërimat brenda meje”
- “Bota poshtë takave”
- “Titulli i kujtimeve të mia”
- “Dëshirat e mia perëndojnë çdo mbrëmje”
Poezi nga Brikena Qama
SA HERË I SHKEL
Të vërtetat e mia janë shkarpa të thata
më gjakosen tabanët e kërcitjet më shurdhojnë
saherë i shkel të vërtetat e mia
të heshtura.
ZARF I MBYLLUR
Te gjitha nevojat e mia
vdesin në dëshirat e tua
Ti vdes brenda meje
të gjitha heret që ikën
Une, e vdekur gjithsesi pas kesaj
MIRË U TAKOFSHIM NË ËNDËRR
Ka vetem një vendtakim
pa adresë,
pa kohë fikse,
pa mot të papërshtatshëm,
pa u dashur përzgjedhja e veshjes dhe grimit,
pa portofol,
telefona,
ëelesa,
pa sy e veshpërgjues,
pa dyshime ,
paragjykime,
turpe,
mëkate,
pa zot e djall
Mirë u takofshim në ëndërr!
ENDE NUK E DI KUSH JAM
Nuk e mbaj mend saherë e kam gëlltitur
e kam vjellë veten
për të qenë si gjithë të tjerët
I kam shqyer konturet e përsëri jam ndrydhur
Brenda tyre e vetëdijshme
se në mos e vlerë, decorative gjithësesi
E kam mbllaçitur fjalën
thjesht për t'i vërtetuar vetes se mundem
Ego-n e kam pas lidhur në kreshpa
e ua lashë grabitqarëve
derisa e shpëtova po vetë
Dy herë mëkatare,
E vesha serish për mos ta hequr kurrë më
Sa herë e grisa me thonj më pas
poaq ia qëndisa arnat.
AKSIDENT NË RRUGË
Kur e pashë në asfalt,
me curilën e kuqe cep buzës,
ndjeva keqardhje për hënën.
Asnjë re të fshihej nuk kish.
***
Adresa jote është përtej mallëngjimit
Pertej pritjes
Pertej kulles se ngujimit
Pertej deshires per te te patur
Pertej lotit
Pertej fundit te botes
Megjithate
je poaq i dukshem per syte
poaq i prekshem.
DRUVARI
Kishte nje pyll te tere psheretimash
Fshehur Brenda cdo sythi riosh.
Cdonjera prej tyre nje gjuhez flake per dimer.
Cdonjera prej tyre nje tjeter bishtsepate.
____
Marrë nga revista "Agmia"
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen