F A Q E T

Montag, 10. Dezember 2018

Ermira R. Jusufi

Ermira R. Jusufi
Ermira R. Jusufi u lind më 08.03.1983, në Vushtrri. Pas kryerjes së shkollimit të mesëm në Gjimnazin “Eqrem Cabej”, në vendlindje, ka vazhduar studimet për histori, në Universitetin e Prishtinës.
Me krijimtari letrare dhe veprimtari kulturore ka filluar që nga vitet, sa ishte nxënëse. Ka shkruar e paraqitur shkrimet e saja në klube të shumta letrare të shkollave të rrethit, në emisione të ndryshme kulturore të radiove të atëhershme lokale dhe shquhej me pjesëmarrjen e saj aktive, në organizime të jetës letrare.
 Veprimtaria e saj krijuese, është publikuar nëpër faqe gazetash e revistash, në rrjete sociale, etj. Ndër të cilat, po veçojmë: “Nacional”, “Metafora”, “Muzg”, “Bota Press” e “Dituria”, që botohet në Suedi etj. Pastaj në portale të shumta, si: “Metafora”, “Ora shqiptare”, Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita”, “Pelegrin”, në “Poezia ime”, “Zemra shqiptare” e shumë të tjera.
Në bashkautorësi është e paraqitur në mbi njëzetë përmbledhje poezishë e libra tjerë publicistikë dhe antologji, ndër të cilët po përmendim disa prej atyre titujve, si: “Mall poetik - 3.4,5”, “Fjala e dhimbjes”, “Lartësia e një jete”, “Mars i përflakur”, “Me shpirt atdhedashurie”, “Ju dua më shumë se veten”, “Vjeshta dhe vargjet-I, II, III-2014-2016”, “Trojet e Arbërit”, sesioni XII. 100 Poashtu, është paraqitur edhe në gjashtë Antologjitë “Muzgu”, Nr.7, 8, 9, 10, 11 e 12”, prej gjithësej dymbëdhjetë, sa janë botuar në komplet.Pastaj në dy librat e Prof. Murat Gecajt, “Për ju, krijuese” dhe “Kur flasin zemrat”, në Antologjinë “Nënës”, etj.
Përveç poezisë, ajo merret edhe me shkrime e komente tjera publicistike.
Për punën e palodhshme dhe sukseset e arritura, Ermira R.Jusufi është shpërblyer me Çmime letrare e “Mirënjohje” të shumta. Ndër ato,t veçohen: Çmimi për motivim krijues “Iljaz Prokshi”, në Takimet poetike “Vjeshta dhe vargjet-2014” dhe Çmimi i dytë, për poezi, në Festivalin e poezisë “Guri i Plakës- 2017”, në Drenas. Edhe çmimet e tjera letrare, që pasojnë, si: Çmimi i dytë nga TPSH (2016), në Vushtrri dhe Çmimi i tretë, në “Flaka e janarit-2017”, në Gjilan, dëshmojnë bindshëm se lexuesit po i vjen një emër, që premton.
“Sonte zemra ime frymon” është përmbledhja e parë poetike, e botuar më 2015.
“Mos ma fundos ëndrrën”, është përmbledhja saj e dytë.
 Aktualisht, Ermira R.Jusufi është Kryetare e Klubit letrar “Latif Berisha”, në Vushtrri dhe anëtare e Art Klubit “Rifat Kukaj”, që nga themelimi i këtij Asociacioni, të krijuesve dhe artistëve të Drenasit. Poashtu, është edhe anëtare e lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dhe anëtare e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita”, me seli në Athinë.
 Jeton dhe vepron në Vushtrri të Kosovës.


Poezi nga Ermira R. Jusufi

PARTITURË VARGJESH

Akordim vargjesh rrjedhin gurgullim,
Vijnë plot mall me kujtimin e fëmijërisë,
Derisa fillova lojën e gishtërinjve qetas,
Mbi partiturën e vargjeve në vrapim.

Vargje që shpërthejnë si rreze drite,
Rrahur nga partiturë e pianos që nuk hesht,
Nga vitet e ikura shkëpus refrene jete
Në kujtim të fëmijërisë.

Sot dita më kthen si nga përrallat,
Kujtimeve u thur serenatë malli pambarim,
Gishtrinjtë lëvizin lehtë mbi partiturë
Vargjeve u vjen nuri i dashurisë plot galdim,
E nis ditën e re si rrugëtimin dielli,
Fatit ia mbyll të gjitha shtigjet e harresës,
Rreze jete ia hapin rrugëtimin ardhmërisë.

Deri në përgjumje rrah partiturat e vargjeve
Dhe zgjoj ndjenjat e vrullshme të jetës,
Mbani vesh, kësaj kohe ia zgjoj frymën e besimit
Drejt hapave të pafund të frymëzimit,
Vargu im rebel që më mban në kujtesë,
I jep krah fjalës plot frymëzim
Dhe m’i kujton ëndrrat e ardhmërisë,
Ma trason rrugën e dritës
Më sjell fat, padyshim!

Partiturë vargjesh
Më rrjedhin gurgullim,
Dëgjoma këngën time
Që jetës i jap frymëzim!



URA, QË LIDH KOHËRA

Urë guri qëndron në shekuj, në epoka;
Përmbi kurrizin e saj kaluan
Karavane nga vendi, nga bota;
Tash ruan kujtime e lavdi,
Vushtrrinë e nderove këtu e në lashtësi.

Brezat, që ikën në tejkalim kohe,
Gjurmë të pashlyera lanë padyshim;
Për qëndresën heroike,  furtunave,
Ti gjithnjë mbetesh dëshmi.
Epokat bart mbi supe,
Në shpirt ndryn kujtime e lavdi.

Vonë është të prekim gjithë lashtësinë,
Që kaloi mbi kurrizin tënd të ndrydhur.
Urë, që lidh kohëra e legjenda,
Dëshmi e epokave të vërteta.

Qyteti im i lindjes,
Ballëlart qëndron me lashtësinë ilire,
Shtëpia e jetës, ku frymëzimin ma sjell.
Vushtrri, kur them, nga shpirti
Vrull jete më jep përherë!


ZËRI, QË JEHON NË SHEKUJ
(Vaçe Zelës)

Nga njëri skaj i Atdheut,
Në skajin tjetër të largët,
Gjithandej fuqishëm,
Pa ndalur, një zë përhapet.

Një zë plot mall
Atdheut ia shton krenarinë,
Kënga e lavdisë
shtrihet gjithandej Shqipërisë.

Vrulli i këngës merr flatra,
Kjo është tashmë e vërtetë.
Bota e kujton të pavdekshme,
Shpirtin e Vaçe Zelës përjetë!

Kur dëgjohet ai zë,
Që jehon nëpër shekuj,
Zëri që ia shkon edhe bilbilit:
-Vaçe Zela nuk ka vdekur!

Këngën ngriti në maja të vlerave,
Se vlera ishte vetë;
Zëri i saj shpërthen qiellin,
Legjendë mbetet përjetë.


SA HERË NIS PRANVERA
(Latif Berishës)

Kur menduan mizorët
Se fikën një penë,
Fjala e fuqishme e poetit
Nëpër botë mori dhenë!

Çdo blerim i ri marsi,
Kthen kujtimet në histori,
Emër i përveçëm çan rrugëtimin
Atdheut i fal shumë dashuri!

Kur qelin sythat e parë
Lulet nisin jetën e re,
Tufa zogjësh shtrijnë krahët
Kaltërsive mbi atdhe.

Në stinën e luleve
Frymojmë si një palë mushkëri,
Me “Tri gotat” e jetës
Trasojmë rrugën në ardhmëri.

Sa herë nis pranvera,
Kujtimet vijnë plot admirim,
Poeti ligjëron fuqishëm,
Atdheut në përqafim!



SONTE,  ZEMRA IME FRYMON

Sonte, aq shumë më duhesh
Sonte, kam nevojë vetëm për ty,
Ndihem shumë e vetmuar,
Të lutem, eja pranë meje ti!

Të lutem shumë, sonte
Pafundësisht më përqafo,
Ma ngroh shpirtin e zemrën,
Sa më do, vërtetë, ma dëshmo!

Sonte, jam shumë e vetmuar,
Si asnjëherë kam nevojë për ty;
Eja sonte edhe natën ta zbukurojmë,
Çastet më të lumtura në jetë,
Në këtë qetësi nate, t’i përjetojmë.

Vetëm sonte shpirtrat tanë ndiejnë
Si frymon jeta, mbushur me lumturi.
Sonte, dua që agu i ditës të na gjejë
Në lundrën e ëndrrave të dashurisë.

Sonte, dua të jem pranë teje
Në shtatin e puplave plot dashuri.
Ëndërroj princin e jetës sime,
Mbi trupin tënd plot ngrohtësi.

Vërtetë sonte pafundësisht dëshiroj
Zemrat tona hareshëm të frymojnë,
Me frymëmarrjen e shpirtit që na trazon.

Sonte, zemra ime frymon
Në kraharorin tënd të dashurisë.
Dua që shpirti im të dëshmojë
Natën shekullore të lumturisë!


GOTA E DEHJES

Zbraznim gotat e mallit
Dhe lartësojmë fjalët
Me frymën e dashurisë,
Deri në kupën e qiellit;
E pyesnim veten:
A ishte dehja e natës,
A nata ishte dehur nga ne?

Kjo gotë do të mbushet përherë
Me lëngun e dashurisë së çiltër;
Deri në shpikjen e fundit të dehjes,
Dashurisht do t’ia themi ne!

A ishte dehja e natës?
A nata ishte dehur nga ne!
Nuk ma the kurrë të vërtetën,
As unë s’gjeta fjalë për be.

Vërtetë:
A ishte dehja e natës
A nata ishte dehur nga ne?
Enigmë hamletiane,
Këtu e në fillim të ditës së re.

Asnjëherë s’e kuptuam,
Në lojën tonë pa fre:
Na kishte dehur nata,
A nata ishte dehur nga ne!



NË TREGIM TA GJETA EMRIN

Kujtimi im i përtejmë
Deri kur mund të mendojmë esëll
Për një qasje ndryshe
Mbi vlerat që na vlerësojnë
Me frymën e fjalës

Gjatë ta lexova kujtimin
Dhe zura fill në mendjen e ndruajtur
Gjithmonë me bekimin e ditës
Për takimet e reja plot gjak
Për jetën që e mbajmë peng
Deri në pikën e mbylljes

Kur rrëfehem para ditës
Mendja nis kthjelltësinë e kujtesës
Në tregimin e nisur kahmot
Ta gjeta emrin e trëndafilit
Petale që shpalosësh në kohë
E shtrin krahët në hapësirë

Hap fletët e grisura të kujtesës
Dhe lexoj tregimin e radhës
Në përmasën e mëdyshjes
Vallë do mbetem memec
A luan i çartur
Në përfytyrim



PA TY

Pa ty, ndihem në vetmi
Pa ty, mbetem pa dashuri
Pa ty, asgjë nuk ka kuptim
Pa ty, vërtetë ndihem jetim

Pa ty, ditët nuk më shkojnë dot
Pa ty, viti është një shekull
Pa ty, nuk mund ta shijoj jetën
Pa ty, dot se kuptoj të vërtetën

Pa ty, nuk më punohet asgjë
Pa ty, nuk më shkon uji në fyt
Pa ty, nuk kam as shije buke
Pa ty, dita më bëhet plot truke

Pa ty, nuk dua fare të jetoj
Pa ty, nuk ka kuptim të dashuroj
Pa ty, asgjë tjetër nuk kuptoj
Pa ty, as jetën si jetë, nuk do ta jetoj!



MBËLTOJE LULEN E ZEMRËS

Në shenjë kujtimi të përjetshëm,
Një lule ta dhurova,
Ta mbëltosh në kopshtin tënd,
Që ka aq shumë vlerë
Dhe t’më kujtosh çdo stinë,
Dimër dhe Verë.

Të lutem, me shumë kujdes,
Ujite për çdo mëngjes!
Pa përkushtimin tënd,
Kjo lule shpejt do të vdesë.

Ta puthësh për çdo ditë,
Me dashuri e kujtesë,
Se ato puthje plot afsh,
Këtu edhe unë i pres.

Patjetër, këto kujtime
Çdo çast nga ti i dua,
Me aromën e lules
T’më vijnë edhe mua.

Unë jam lulja e vetme
Në kopshtin e dashurisë,
Të dua sa vetë jetën,
Lulja ime e rinisë.

Vërtet t’më kujtosh,
Në Dimër e Verë,
Meqë, kjo lule e zemrës,
Nuk thahet asnjëherë…



TORTA E DASHURISË

Do ta ndajmë bashkë këtë torte,
Që prejardhjen e ka nga malli,
Nga dashuria vjen ajo, padyshim.

Është gatuar nga dorë mjeshtërore,
Nga fryma e jetës sonë, që beson
Në të bukurën e përjetshme.

Ëmbëlsuar me fjalët e shpirtit,
Me ëndrrat e ardhmërisë mbështjellë;
Lëngëzim jete kjo tortë dashurie.

Sa jeta zgjatë perin e lumturisë,
Ëmbëlsirë torte gufon nga dashuria
Dhe shtrinë krahët mbi këtë madhështi.

Gatuar e kemi bashkë këtë torte,
Që prejardhjen e ka nga zemra,
Nga malli dhe ëmbëlsira e jetës,

Torta jonë e dashurisë!

2 Kommentare:

  1. Ashtë një privilegj ta ndaj këtë dëshmi të mrekullueshme me botën. Kjo është Beth Walters nga Anglia. Burri im më divorcoi 4 muaj më parë dhe unë isha plot pendim sepse nuk dija çfarë të bëja për të ndryshuar problemet e burrit tim. Unë kërkova në internet për ndihmë se si mund të merrja ndihmë në martesën time dhe zbulova dëshmitarë të mrekullueshëm të magjisë së dashurisë, e cila ishte progresive me magjitë e saj. E kontaktova dhe doktor Wight më tha se ai do të përgatiste një magji për mua për të sjellë burrin tim mbrapa. Isha skeptik, por nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të punoja me të. 2 ditë më vonë, burri im më thirri të kthehesha në shtëpi nga ajo ditë dhe deri më tani, kam jetuar në paqe. Ai u kthye tani me aq dashuri dhe kujdes. Sot jam i lumtur t'ju njoftoj të gjithëve se ky lojtar magji ka fuqinë të sjellë përsëri dashnorë dhe gjëja më befasuese është se dashuria jonë është shumë e fortë tani, çdo ditë është lumturi dhe gëzim. dhe nuk ka asgjë si të jesh me njeriun që do. Unë do ta rekomandoj Dr.Wight për këdo që ka nevojë për ndihmë. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni Dr.Wight, ju garantoj 100% që ai do t'ju ndihmojë !!.
    Email: wightmagicmaster@gmail.com

    WhatsApp: +17168691327

    AntwortenLöschen
  2. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2348032246310

    AntwortenLöschen