F A Q E T

Donnerstag, 20. Dezember 2018

Idriz Berisha

Idriz Berisha
Idriz Berisha, është piktor dhe poet. U lind më 1953 në Dobërdol të Klinës - Kosovë.
1972 mbaroj shkollën e Artit në Pejë  
1980 në UP, kreu Akademinë e Arteve.
1972-1997, ka punuar profesor i artit në disa shkolla.
1999-2018 punoj në Drejtorine për kulturë, rini e sport DKRS - Klinë, deri kur u pensionua.

Është anetar i asociacioneve të kulturës e artit, si:
- Shoqata e artistëve figurativ e aplikativ të Kosovës SHAAFK.
- Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës,
- Akademisë alternative pegasiane Pegasi Albania etj.

Veprat e piktorit Idriz Berisha janë vleresuar lartë nga shumë kritik të artit. Idrizi ka të botuar edhe tre libra me poezi dhe një monografi.

  • "Bindi i dheut", poezi, 2011
  • "Udhëtim mes dy drinash", poezi, 2013
  • "Në ç'kohë të gjeta", (poezi 2015),
  • "Në cep nate", poezi, 2019
  • "Arti i daltuar" - Monografi për artistn Arsim Berish, bashkëautorë me I. Krasniqin, 2017



Poezi nga Idriz Berisha


MOS MA KERKO LOTIN

Sa bukur!
Nuk dua dashuria 
me fjale t’peshohet
e perendishme te jete  dua
Po  hena mund pushoj  ne prekjet tona
Dhe kur perdja bije
E kur nata vije.
Sa e bukur je!
Skalitur me sy e vetulla
Ne dere trokas e nuk t’trazoj
Dashuri ne sy te kam.
Cdo dite hap deren 
te hy aroma jota
hijen tende shtrengoj
qeshemi e qajm si femije
Sa e buku je!
Mos u tremb nga une
se une i gjalle jam
si fjale e ringjallur Pashkeve
ngjyra - ngjyra emri yt
fytyra, floku e syri
hija, trupi e shpirti
 hapi, loti e vrapi
une jam!
Nen hijen tende flej
Uje nga syri yt pi
Jam gur i bardhe e i rende
Nenkoken tende rri
Pikturoj endrrat e tua
E ti shpalos netet pa fund.
Sa e bukur je!



HESHTJE NATE

Formesoja henen si kulaq buke
Mbuluar me perde nate
per inat t’erresires tis
nxora drite nga syri yt.
Mblodha copeza qielli
T’gatuaj per zogjte e mi.
Udhetarit I thash;
Mos fol keq per mallet
Se do behesh ujk
Mos fol keq per token 
Se do behesh toke pa varre
Mos fol keq per rrugen 
Se do mbytesh n’uje pa va.
Me mire jeto me plage ne trup
Se  symbulle n’udhetime
 dikur edhe kenga vdes.
Po, po  u fute ne kenge 
Ruaje burrerine refreneve
Po u fute ne poezi ndonjehere
Ruaju se aty  gjene vetem te vdekur
Ata te miret I merr qielli
Ti ngelesh mes rreshtash vdektar



(Kliko mbi pikturen per ta parë në format të madh!)


SONETE PER TA

Çdo dite kam nga nje mik
Me nga nje yll secili.

Jane kater, mbesin kater 
Edhe kur nuk jane kater .
Secili nen yllin e vet
Qe te gjithe bejme kater  qemoti.
Veshtrojne lojen tone e mesojne.
Loja jone s’eshte me hile
Ka pak fytyre  Balzaku, Rembranti 
Fishte, Asdreni e Naimi
Bashke bejne pejsazh Çajupi
Si shkemb Baba Tomori.
Me i vjetri nder ta eshte ky yll
Te rroje njemije vjet
E te beje kryq sa here te doje.
Te sjell shi kur ka  nevoje
n’Adheun tone.
Qe te jene çdo here kater
Duhet loje si n’teater
Poezi me vargje t’bardha
poezive pa asnje vargje te bardha
piktura  me dy séance 
 nje çante plot me libra.
Te gjitha bejne kater.


DRITARET ME NJE DRITE

Ç’eshte  nje drite e dritezuar
Mureve te bardha u jep hije
Halleve e derteve u ze prite
Neteve te gjata 
Arnon rrobat e vuajtjeve
me lekure njeriu.

Gjer vone ne mesnate,
Luan me dashurite e humbura
Edhepse  fjaleve te territ su beson
As endrrave te dites su beson!
Njeriu im
Vuan nga te lehurat e qenve 
E gervishjet e gureve pas muri
Kjo dritare me drite te bardhe nate,
Barte kalores me thundra te zeza
e shpirtra te ligj perrojesh
qe gjurmet e kullave I tresin harrese
dhe plaget e vjetra e te reja
I mbeshtjell me korba nate.
Me diellin takohen maje bjeshke
Bashke per ta ndare agun...



BARDHESI SHKEMBI

Mos u tremb nga fjala jote
as lotin mos e fsheh
as tingujt mos I fsheh.
Fjala e dhene behet mburoje
ne dite te veshtire
ne nate  me erresire
fluturim mbi re  behet
e krah future me ngjyra.
Eh  heshtja!
Heshtja te ze fryme e te vret
Heshtja si ne nate  varri
Hesht sot o heshtje
E neser kendojme me sy mbyll
Gjersa dielli t’na ngroh 
Stinet te  ndrrojne,e  te roberojne
Te bejne si hije bardhesije
Ndaj,dhurata ime merr udhe
Me dhuro premtimin si hene
Para endrres mos mbyll sy
Me shih mua e shpetim kerko!
pas termeteve te fshehta.
Kerkoje kenge perjetesie!
Nen toke e mbi toke.



(Kliko mbi pikturen per ta parë në format të madh!)



JETA SI RRJEDH LUMI

Tek ti derdhen kujtimet
E u zene vend deshirave
Shkrihen ne valet saje
pas perdes luhet akti I pare.
Vallezim... tango me hije te thyera
n’thellesi t’syve lexohet ritmi
keshtu,nga vetja ik trishtimi.

Po ndodhe tani
Rruga Garibaldi pa numer
Buzeqeshja takon endrren
asnjeri nuk leshon udhe e duken si beqar
Une  di se rruga eshte mbylle
Dhe koha hapin ka perpi
E di, ne Prishtine jam
Edhepse  m’duket Manhattan
Si une si hija ime
Lirine kerkojme n’copa qielli
E ne token tone gropa -gropa
Aty ku na e lan amanet
Perendive te huaj t’mos u lutem
As rrugeve qe si njoh te ec
Se humbesh bardhesive
Ne thellesi toke do tretesh!



TE KULLA EIFFEL

Rri para teje, kulle e matalt
I fundit perzier me hije nate
E them;
T’mund behem femi a zog
T’kacafytem me lartesite
Qumesht dallendysheje te pi
Qe hapat ti rilind.
Kulle moj kulle
Shtat e ze hekuri paske
Rrenjet degedise mijevjecareve
Zverdhesh e skuqesh 
Zgjatesh e njomesh
Mbledh raca e ngjyra
Pafund drite-hije
Future e ngjitur  brendesise sate
Kulle moj kulle pa mure
Mbushur puthje e dashuri
Per ty Gustave Eiffel.
Dridhjet  s’te dridhen as lekunden
Je syri I Parisit pa gjum
Mbretereshe plot zemren art
Simfoni ne Champ de mars.



HIJET E AKULLTA

Ne thellesi bredhjesh te akullta
Galaktikat perflaken e digjen
Si magji te zeza t’amshimit
Kur je para hijeve, duket qe je gjalle!
Preke hijen e beje pikture
Aso qe beri Pikasoo e Chagal
Beje ti vije ere toke, hiri e bloze
Po mujte beje te gjalle shpirtin tim
Pa plasa ne mure t’gjakosura
E fytyra t’zverdhura n’kornize
Pejsazhet mi shnderro ne guaca
Piktoret mi beje poet 
E poetet piktor.
Hijet te puthen me diellin
Te bardha te behen si rete.



(Kliko mbi pikturen per ta parë në format të madh!)


SHIU I VERES PARE

Nese heshtas sot hyn 
Nen ombrellen time
Do te barte nga nje ujvare ne tjetren
Vec tingujt e hapave qe heshtin
Pranga me behen dhe mure.
Orakull dashurie mbi fjalen
Peshe malesh mbi supe
Nisem prap ne takim
Po shiu s'me le as diellin ta shoh
Eklipse kudo.
Me the se
Ombrellat tona shiu si lag!
As  qerpikun tend ylberi sta merr
Zjarrin se shuan as une e as ti
Ne kete vere, ti s’do lagesh.



KOHE PER RIKTHIM

Ditet e rruget I di permendesh
Edhe pas kesaj heshjeje
Si dallge kujtesen rikthej
Dashurite e harruara.
Henes I them
Tash te dua si para lindjes!
Naten e shpalli mbretereshe
Me hire perendije
Si klithme çasti
Si shperthim vullkani
Si dehje valezuar 
Si perpelitje trazuar 
Kujt ti them det
Kujt ti them jete
Kujt ti them lot e kujt ti them zot?
Eh!
Kjo  kohe e tepruar brenda meje
qe shpresat i ushqen si shelgu
kujtimet mi ketheu 
nga aty ku I mori.
S’ka gje me te bukur
Se vargu I poetit n’buzet e saje!



DRITEHIJE MBI GJERGJIN

Kjo nate e gjate
e gjate dhe sketerre
shkriu gure e stralle.

Rrapllime qe bjeshke shkriu
 gjer ne palce.
Nga maja ne mal
bajrak ndezur flake
dimer, vere e pranvere .
Mburoje toke
 Strukur pas detesh
e qiellin nxine
e diellin nxine
e boren shkrine

Nentoreve lind nga nje GERGJ
Nentoreve te kuq SKENDERBE
pranverojne si FLAMUJ
Me kenge e neper kenge 
altareve larte mbi re
u  mbijne lulekuqe

rizgjon lavdine
PERKRENARJA E FISEVE !



(Kliko mbi pikturen per ta parë në format të madh!)


HYRJA NE RRETH

Rrethi eshte tempull
eshte dhe legjende,
forme qe s’shterron kurre
me drite e terr brenda.
Legjende eshte njeriu im
qe  ngelet i blerte
dhe ne  lake i blerte ngelet,
I kuq n’pluhur t’atdheut
valvitet si dallge 
e grryen lumin nen vale
ta fsheh dhe ashtin e rrashtin
t’i laje si dore nane
stineve vershuese
kur dielli t’mungon e kohen djeg.

Streheve ku lotojne shpirtrat
me plage te dergjura viteve
dashuruar ne vdekje
prek ditet dhe  rrethin
e une hesht ne ecje.


(Kliko mbi pikturen per ta parë në format të madh!)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen