Isa Alibali |
Isa Alibali lindi në Shkodër më 26 janar 1940. I diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, në vitin 1960, ka punuar 3 vjet në Mirditë dhe ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit, pastaj, ka qenë inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion.
Nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”, me një ndërprerje trevjeçare, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore (1969-72). Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” dhe tre vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”.
U nda nga jeta në moshën 78 vjeçare në shtator të vitit 2018.
Disa nga veprate këtij autori janë:
- "Në Shkodër të gjithë këndojnë"
- ,“Prenkë Jakova”
- “Mirënjohje”
- “Me Tano Banushin dhe humorin e tij”
- “Si e njoha Mirditën”.
- “Rrënjë dashurie” (Shkodranët për Kosovën)
- “Përtej mjegullës ka dritë”, roman
- "Bejtet shkodrane"
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen