Ylljet Aliçksa |
Ylljet Aliçka ka lindur në Tiranë, më 23 qershor 1951. Ka marrë gradën shkencore "Doktor i Shkencave Didaktike", më 1989, dhe titullin "Profesor Doktor", më 1993. Ka kryer detyra profesionale : mësues në fshatrat e rrethit të Matit, 1973 - 1983 ; redaktor dhe drejtor pranë Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, 1983 - 1992 ; drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve, 1992 - 1997 ; përgjegjës për informacionin dhe komunikimin pranë Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, 1997 - 2007 ; ambasador i Shqipërisë në Francë, Portugali, Monako dhe UNESCO, përfaqsues personal i Presidentit të Repubikës pranë Orgnizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë 2007 - 2013 ; Profesor pranë Unitersitetit Europian të Tiranës (UET) dhe Universitetit të Arteve, Tiranë, që prej 2013.
Është angazhuar në veprimtari shoqërore si:
- Anëtar themeltar i shoqates kulturore « Fabrizio De Andre » Milano, Itali
- Qytetar nderi « Republika e artistëve të Montmartrit », Paris, 2011
- Anëtar i Akademisë franceze «Zhorzh Sand», Paris 2010
- Anëtar i shoqatës së shkrimtarëve frankofonë, Paris, 2012
- Anëtar I shoqatës së autorëve dramatikë dhe audiovisualë, SACD, Paris, 2006
Letërsi artistike në prozë:
- Tregime, Onufri, 1998
- Kompromisi, Onufri, 2001
- Parullat me gurë, Albimazh, 2003
- Një rrëfenjë me ndërkombëtarë, OMSCA, 2006
- Koha e puthjeve, Toena, 2009
- Valsi i lumturisë, Toena, 2012
Në gjuhë të huaj:
- Les slogans de pierre, Edition Climats, Francë, 1999
- Kompromisi, Pogranicze, Poloni, 2002
- I slogani di pietra, Guaraldi, Itali, 2006
- Balkan blood, Balkan beauty, North-West University, ShBA, 2006
- Les étrangères, Edition Pyramidion, Francë, 2010
- La sloganoj el stonoj , Esperanto, Swidnik, Poloni, 2013
- Histoire albanaises , Edition Picollec, Francë, 2013
- Když projížděl Chruščov naší vesnicí, Petr Štengl Edition, Republika Çeke, 2015
- Un sogno Italiano, Rubbettino editore, Itali, 2016
- Mappe 12 fra Tirana, Bokvennen Vorlag, Norvegji, 2016
- Tregime të botuara në revista polake, ceke, franceze, italiane, sllovake, bullgare dhe rumune.
Autor skenaresh kinematografik:
- Slogans (Parrullat) , bashkëprodhim franko-shqiptar, 2001
- Kronikë provinciale, bashkëprodhim franko-italo-shqiptar, 2008
- Lulet Plastike, prodhim shqiptar, 2016
- Ndërkombëtarët, bashkëprodhim franko-shqiptaro-maqedonas, 2018
- Poeti, prodhim shqiptar, 2018
Çmimet letrare:
- "Çmimi i parë" - "Una Storia di Paese" - Konkursi ndërkombëtar i tregimit, "Teramo", Itali, 2000 ;
- "Çmimi i dytë" - "Les slogans de pierre" - Konkursi ndërkombëtar "Arts et Lettres de France", Francë, 2000 ;
- "Medalje bronzi" - "Les slogans de pierre" - "Académie Internationale de Lutèce", Francë, 2001 ;
- "Penda e Argjendtë" - "Kompromisi" - Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, 2001 ;
- “Libri artistik i vitit" - “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” - Akademia KULT, 2007 ;
- "Premio speciale" - “I compagni di pietra” - VII Premio Letterario Nazionale “Libri editi”, Itali, 2009
- "Penda e argjendtë" - "Valsi i lumturisë" - Ministria e Kulturës, 2013
Çmimet kinematografike
- “Çmimi i parë Skenari më i mirë” - "Slogans" - Festivali i filmit shqiptar 2006 ;
- "Çmimi i kritikës" - "Slogans" - Festivali i Kanës, 2001; "Tokyo Grand Prix - Golden Prize"[7], Festivali i filmit Tokio.
- “Çmimi i parë për skenarin” - “Një histori provinciale”- Festival de Film de l’Europe de l’Est, Francë, 2011.
Marrur nga Wikipedia
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen