F A Q E T

Sonntag, 17. November 2019

Syhejl Havolli

Syhejl Havolli
Syhejl Havolli u lind më 21 korrik 1953 në Prishtinë.  Shkollēn fillore, të mesme dhe Fakultetin e Filologjisë - Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i mbaroi në Prishtinë.
Me poezi ka filluar të merret që nga rinia.  Përveç poezisë merret edhe me prozë. Ka botuar në të gjitha gazetat dhe revistat tona letrare, këtu nē Kosovë dhe Shqipëri në gazetën “Nacional”. Në revistën studentore të asaj kohe “Rrjedh e lë gjurmë”,  poemën “Ai lis shekullir”, kushtuar poetit Esad Mekuli. Që nga viti 1974 e deri në ditët e sotme ka punuar në Fakultetin Filozofik, tani Filologjik. Njëherit ka qenë edhe korrespondent i gazetës studentore të asaj kohe “Bota e Re”.
Ka botuar dy përmbledhje me poezi:"Heshtje" dhe"Litar lotësh". Ndërsa përmbledhja e tij e tretë poetike me titull "Maratona e ëndrrës" pritet të dalë nga shtypi.


Poezi nga Syhejl Havolli


ANTIBIOTIK

Më qeshet zemra
Sa herë që e shoh simpatinë
Kur shkon në punë 
Aq e bukur që është
Fytyta e saj ndrit kudo

Flokët i ka bërë si rrotë
S’kam parë aq të bukur në botë
Dola iu afrova pa e pyetur fare
As për emër e mbiemër
Me një tufë lule në dorë
Ia vëra në kokë si kurorë
E bëra më madhështore
Simpatinë dashurore

Lulet nisin e flasin
Në ballkon pa kufi
Dhe sikur më thonë
E jotja është
E jotja zotëri

U ktheva shkallëve
Tatpjetë vullkan
Unë simpatik
Ajo
Antibiotik në trupin tim



EMRI YT

Mbi krahët e lehtë të hënës
E me driterrësirën e yjeve
Emri Yt
Më bie mbi qepalla:
Natën e mirë!

Mbi rrezet e holla të diellit
E me lëngun e vesës
Lot vashe të derdhur
Emri Yt
Më puth faqe e sy:
Mirëmëngjesi!



LETËR NGA BURGU

Falmi buzët
fëmijët
dua t'i puth në ballë

Falmi sytë
dua t'i shoh
duke buzëqeshur

Falmi duart
ata
t'i përqafoj

Falmi këmbët
hapin t'ua përgjoj

Dhoma nr. 10, 1981



FLOKU YT DRIDHI RRUGËT

Kur shkove ti 
floku yt dridhi rrugët
sytë m'i mbuloi pluhuri i çuar peshë

Malli nuk më la ta kapërcej Moravën
as të dal në majë të Karadakut plak
se Prishtina nuk merrej me vete

Tash po pres të kthehesh te etja ime
me ujëvarën e zërit tënd shkumëzuar
mbi gurin e heshtur të shpirtit tim

Prishtina është e vogël e shpirti im i madh
sa ta mbajë dashurinë tënde brenda
këputur nga pemë e pjekur si fik i skuqur
si një selvi brenda dhomës së vetmisë

Unë sillem sikur luledielli i lodhur
tërë ditën e lume pas shpinës sate
kur ti lind e perëndon si diell
në ditën time të zbehtë

Zgjatma rrezen e fundit vetëm një herë
të vij me ty
edhe në anën tjetër të zemrës.




DITËN QË TË NJOHA TY 

Ditën që të njoha ty
brenda ngazëllimit tënd 
pushonin sytë e mi

Të parën puthje nga ti e mora
shijova dashuri

Përditë digjem me diellin 
aty tek buza jote
i larë në gaz e lot

Dhe jam
i mjeri më i lumtur i kësaj bote




DO TË VISH TI

Shpirtrat e të vdekurve
vijnë afër varreve dhe qajnë
në bregun nëntokësor

Po ti a do t'vish 
te Shtëpia ime e Përjetshme
a do ta lësh në gjysmë kafenë
për hir të dashurisë

Do të vish ti 
me kurora qëndisur me dorë

Në çdo petale si pentagram
gjaku im rrjedh pikë-pikë
ti do të vish te kjo Shtëpi
para se të shkulen yjet nga qielli

unë do të bëhem ti
do të ta thith frymëmarrjen
me buzën time

Prit o natë prit
derisa në krahët plot gjemba
të çel trëndafili




MBULOMË ME ZAMBAKË

Sytë e mi
në mjegull po shuhen
pak nga pak

Ti puthma gjoksin zemër
mbulomë me zambakë
në këtë ujvarë lumi

jam pema që rritem deri në qiell
mbushur me zogj
jam kënga
kroi që rrjedh
nëpër kohë

buza ime e djegur




TI JE DITA IME

Asgjë nuk ishte kaq e thellë
sa dashuria ime për ty

Pema ime  e etur
që rritesh brenda meje
në sytë e mi gacë

Dielli është pa gjumë
e harroi pagjumësia

Ti je dita ime e vetme 
me një diell brenda 
e me një zemër
që rinohet nëpër stinë.




QAJ, POR BUKUR ME DHEMBJE...

Jeta është si era që shkon kaluar
Sipër shpatullave të mia
Syri im shikon gurët e varreve
Veshët dëgjojnë se si flasin të vdekurit

Ç’është kjo ngrysje atje
Ti nuk më the asgjë
Sa gjëra ka brenda në varr

Heshtja mbulohet me zogjtë e natës
Unë do ta gjej
Një jetë më shumë prej të vdekurit
Se sa një jetë prej të gjallit

Errësira ka nevojë për vesh
Ah, sikur të ngjitesha lart
Siç po zhdirgjem udhës poshtë
Jeta do të kishte tjetër kuptim

Njerëzit e shkretëtirës
Duhet të përshtaten për të jetuar

Fati i njeriut
Është i paracaktuar në lindje

Askush s'mund të ribëjë ringjalljen
Oh jeta s' ka veçse një pranverë

Kur shpirti më lodhet
Pushoj nën hije
Dhe qaj

Por bukur me dhembje.

1 Kommentar:

  1. Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Dashuroni magjitë lidhëse.
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni ish-dashnorin
    8.) Ju dëshironi të promovoheni.
    9) magjitë e fitimit të lotarisë
    10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
    WhatsApp: +2348155926512

    AntwortenLöschen