F A Q E T

Freitag, 31. Mai 2013

Abdyl Kadolli

Abdyl KADOLLI lindi më 10 nëntor 1946 në Bukosh të Therandës, Kosovë. Ka mbaruar studimet pasuniversitare të letërsisë më 1974 në Prishtinë. Nga viti 1993-1998 ishte sekretar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës Shkruan poezi, humor, kritikë letrare e publicis...tikë. Deri tash ka botuar vëllimin poetik “Këmisha e zjarrit, ”Rilindja”, Prishtinë, 1998 dhe veprën publicistike “Ora kombëtare”, Ars, Prishtinë, 2001. Ka në dorëshkrim edhe disa vepra të reja letrare. Është anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe tani kryeredaktor i revistës letrare “Metafora” të LSHK-së. Është ndër koordinatorët e festivalit ndërkombëtar “Drini poetik” në Prizren.  
Autori jeton dhe vepron në Prishtinë, mob. +37744288562, 
e-mail abdylkadolli@gmail.com
 
 
Abdyl KADOLLI/ Lirikë

IKONAT

Ata vrapojnë si erë
Pas ikonave

Ikonat i mbajnë
Ombrellë shiu

Përgjërohen në ikona
Ngashërohen me ikona

Kur bien ikonat
Ata bien përdhe

Ata jetojnë me ikona.
NARCISI
Përse aq reklamë,
Je dritë që vezullon

Ke kokë të bukur
Rruzull tokësor

Sy të detit
Qiell i kaltër

Fjalë të arta
Hir i Zotit

Përse aq bujë e rrëmujë
Narcisi ra në ujë.

 
 
E DIELA

Është ditë e diellit
Ai fle në zenit

Erë nuk fryn
As shi bie

Ora ndalet
Të gjithë flenë

Asnjë hap nuk baret
Ditë e të vdekurve është.

 
 
MISTER

As nuk dihet nga vjen
As nga shkon
Mace e zezë.

Emrin e ka të keq
Të gjithë i trishton
E paemër i thonë.

As s’dihet nga vjen
As nga shkon
Misteri trishton .

 
 
PIKTURË E VDEKUR

Qyteti pa monumente
Si shtëpia pa zëra
Si rrugët pa shenja
Si lulet pa aromë
Si pema pa zogj
Si qielli pa sy
Si fusha pa lumë
Si koha pa orë
Si bukuria pa dashuri
Si poezia pa frymë
Si gjuha pa fjalë
Si fjala pa tinguj

Pikturë e vdekur.

 
 
QENTË NË PANTEON

Lehin qentë në Panteon
Zotin ta shqyejnë

Qen të larmë, qen të zinj
Turren me lemëri

Lehin për etninë
Përmirren për lirinë

Të çartur për fron
Hëna i tmerron

Lehin qentë në Panteon.





LAMTUMIRË

Nga po ikën, miku im
Herë andej, herë këndej

Andej është kepi i rremë
Mitingjet vdiqën ngaherë

Kot u këndon poetëve të hirit
Ata tretën si brymë

Nga po thyen, miku im
Herë andej, herë këndej

Në Panteon nuk hyjnë
Bardë e kameleonë

Këtej Drini esëll rrjedh
Lamtumirë, Lamtumirë!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen