Përmbledhja poetike; "Kambanë e pëlcitur dhembja", është libri i tij i parë. Është autor i Antologjisë së 12 autorëve nga Gjermania me titull;"Asht e gjak arbërie " se bashku me z. Martin Çuni, 2007. Në shtator të vitit 2008 boton përmbledhjen me poezi;"Unazë Gjaku". Në vitin 2010 boton "Gjaku i Dashurisë" në dy gjuhë(rumune dhe gjermane)në Bukuresht. Është anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani(LSHAKSH).
Në një bjeshkë të rrahur
gur i shpuar
Guri i zi-u
e pyes sa peshon
thotë jam kufi
e pyes për plagët
më flet sllavisht
e pyes për moshën
o zot! o zot!
më flet shqip
dhe shqip qan
si unë.
LUANI I PLAGOSUR
Mos e ngacmo Luanin
kur i plagosur është
plagen me plagë e sheron,
Luftëtarin e armatosur
mos provo
ta ç`armatosesh
se më parë i zbrazë
njëmijë fishekë,
Peshkatarit mos ja merr rrjetin
se peshkaqen bëhët
e vershimë deti
vargjet mos ja prek
se me to mund të të
vret edhe poeti.
URË MBI DETË
(Arbereshve të mi të dashur)
Urë mbi detin
e pa mëshirshem u bëtë
mos të shuhet fjalë e këngë
e amanete të pa thëna
e lot malli e mall te pa shuar
valëve te dalldisura
hartave detare arbëreshe
urë hapëruat
me hapa
me këngë e valle
me fjalë e vargë
mbi valë deti i ngritët
të kumbojnë shqip
viteve t`paluara të harrimit
mbi rrugët e kthimit
ju ngriteni Lapidar
ta shihni bregun tjeter
të zemres me sy.
URA E LOTIT
Notuam me urë kalistrof,
turbullirave vërshuese
e digë e bëmë trupin tonë...
urave vetëvrasje të mos behën.
Dhe mbi lotët tanë
prapë ndërtuam urat të reja
ura gjaku,
e pak ujë Drini,
me lot dhembje
dhe lot gëzimi...
Lot qe i derdhim në Ohër
në Preshevë,
në Cem,
e deri në Aadiratik,
U rrënofshin bjeshkët,
u rrënofshin bjeshkët
o deti Jon-ë...!
VALLE URASH
Vallëzojmë maje urave
si lule të gjalleruara,
me damarë gjaku të lidhura,
gjak do t`u japim
e gjak jepuni, pashë zotin,
mos te vyshken lulet,
se shemben urat,
se shembet diçka
nga une e ti
mot pas moti.
KORB I URITUR
përveç prangave të hekurta
dhe një pikë helmi
që për fundin tënd e ruaj.
"dashuri"e vjetër
Pse më vardisesh
lavire ,shtatit
më mbështillesh
të ma ndalosh rritën
e frymëmarrjen
dardhën e helmuar e ngrëna
të mos helmohet Dardhania
dhe ta shohë
fundin tënd trishtë
fundin tënd bish(ë)t.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen