F A Q E T

Sonntag, 7. Juli 2013

Teki Dervishi

Teki Dervishi lindi në janar të vitit 1943 në Gjakovë dhe vdiq me 29 qershor 2011 është shkrimtar dhe publicist shqiptar nga Kosova. Deri në vdekjen e tij ishte drejtor i gazetës ditore "Bota Sot". Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.
Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama.


Disa nga veprat

  • Pirgu i Lartë, roman, 1972
  • Padrona, roman, 1973
  • Skedarët. roman, 1974
  • Herezia e Dervish Mallutës, roman, 1981
  • Palimpsest për Dush Kusarin, roman,1993
  • Etje dhe Borë, tregime
  • Nimfa, poezi, 1970
  • I Varun me Vargje për Drunin e Blertë, poezi, 1971
  • Shtëpia e Sëmurë,  poezi,1978
  • Thashë, poezi, 1981
  • Nimfa, poezi, 1986
  • Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, drame, 1979
  • Bregu i Pikëllimit, drame, 1985,
  • Pranvera e Librave, drame, 1990
  • Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, drame, 1990
  • Kufiri me atdhe, drame, 1996
  • Vojceku, drame, 1996
  • Eshtrat që kthehen vonë, drame, 2000
  • Nesër nisemi për Parajsë, drame, 1999
  • Ku është Populli?, drame, 2003 
  • Qan e qesh Talia, ese dhe kritika mbi teatrin, 1978


  • Burimi: Wikipedia

    Keine Kommentare:

    Kommentar veröffentlichen