F A Q E T

Sonntag, 7. Juli 2013

Zana Pira

Zana Pira u lind me 03. 06. 1961 ne Pozheran te Vitise. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, te mesmen ne Gjilan e Prishtine. Studioi ne SHLP te Gjilanit. Eshte anetare e Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves.

Ka botuar keto vepra me poezi

1. "Hija e Hamletit", "Asdreni", Shkup, 1994

2. "Kulla e Ofelisë", Rilindja, Prishtinë, 1996
3. "Mjegull e purpurt", "Rilindja", Prishtinë, 1997
4. "Ditlindja e zjarrit", "Rilindja", Prishtinë, 1998
5. "Planeti i mollës", Rilindja", Prishtinë, 2001
6. "Simfonia e syrit", "Faik Konica", Prishtinë, 2001
7. "Vallja e shiut", "Anton Pashku", Prishtinë, 2008
8. "Valsi i Flakërimës", "Faik Konica", Prishtinë, 2010



Poezi nga Zana PIRA

LEGJENDA PER ANKIZIN

C’fare thote legjenda per Ankizin?
legjenda thote keshtu dhe ashtu per Ankizin
prijes trojan qe e dashuroi Aferditen
me te cilen e linden nje djale
e pagezuan, Ene

Kohe pas kohe Troja u shkaterrua

Ankizi dhe Aferdita i shpetuna vdekjes
ne saje te dashurise prej te birit- Eneut
kurse Virgjili tregoi se Ankizi vdiq ne Sicili
para se i biri te nisej per ne Kartagjen
se fundi legjenda u shnderrua ne legjende te tmerrshme

zjarri qe shpertheu nga goja e kucedres
anijen e Eneut dogji rrembeu -Aferditen
shkaterroi Kartagjenen
kurse e perhitura Zane
i kornizoi ne poezi…



VALLEZIMI ME GJARPERIN

Sonte eshte mbremja e pare
e vallezimit me gjarperin
ne ket hapesire jashte hapesires sime
te ngushte, ne shtratin tim te mendafsht
vallezoj me gjarperin e uritur
por pa koke
me syte e zgurdulluar
me dhembet e mprehta
c’do gjymtyre te trupit tim te lakuriquar
analizon…



DREJTPESHIMI

Ne laboratorin ‘iks’ shkurtova
kembet e gjarperit
ne trekendshin e [ypsilonit] mbeta

Nje drejtpeshim me pluhur ne trajten e kofshes se, derrit,
gjinjte e Ujkonjes thith
konsullton ushqimin e kafsheve te ngordhura
Nje vizion se c’rreshqet neper bardhesi letre
udhekryqet e rrugeve pagezohen
ne nje ishull te panjohur

Numrat e [ypsilonit] lindin epilepsine
ne harten e lekures se peshkut

Ne laboratorin e ‘iksit’
perzihen rete e zeza ne qiell
kalojne neper kufijte e neurozes
per programin e politikes
ne [shifra] pa medyshje

Neper shishen e detit pa uje peshohet
trupi i peshkut
ne trekendshin e drejtpeshimit…


HIPOTEZA E MONEDHES

Leverdises, deformues i painformuar
harron kembet e dhembet
metropoleve decentralizuese
te akrilikes
deshiron dialektin e rezolutes
per ta mbaruar nje debat
dekonspirues
ne hipotezen e monedhes
jashte dekretimit
degradon procesin e deklasionit
brenda arrogances i vdesin iluzionet e krijuara
sa cel e mbyll syte

Ne variantin e dyte
ndonese i deshtuar i kthehet parimeve ditore
me versionin e mekateve
ne kembim te nje asgjeje
kishte harruar pa i mbeshtjellur
dhembet e porcelanit
brenda ne hipoteze

C”rendesi ka e sotmja
nga e nesermja
sikur vet lindja nga vdekja
tha dikush i dermuar
prapa grilave…


FRAGMENT ME AROME ALKOOLI

Jetova nene strehen
e dritherimes se trupit
me dyshimin e brejtur
te ndarjes
ne mes, romances

ne mungesen e gotes se thyer
pa uje
mornicat e lekures
s’me shkrihen dot
ne vizionin e plastikes

sepse disi nata ketu ne leter
eshte e gjat, shume e gjat
si ne ejkuliber
kur perpiqem ta shfletoj ditarin e kohes
qe e pertypin dhembjen metamorfizike

nuk e di as vet se si e humba
adrezen e udhe pershkrimeve
gjat, ikjes nga ujku
apo thjesht a isha une
ajo apokaliptika e asaj kohe
hyjnore
qe gjithnje e mbaja penge
goten e thyer me uje apo pa uje
sidoqofte…


NE VAPEN E VERES

Sa shume te prita ne kete vap te veres
i dashur
te mbylla ne aromen e kristalte te lules,

Kalova une Ofelia tre dete pa uje
per ta gjetur fshehtesine tende te shpirtit
t’i lava djerset e ballit me shamine time te lagur

Ne parakalimin tjeter
e hetova fytyren tende hyjnore
per cudi si u ndesh me syrin tim te shiut

Me the shikohu ne hijen tende
derisa te me njohesh
shperlaj mekatet, edhe ne tre dete

Atehere kurre me nuk do mund te me kthehesh
per asnje pellembe te dites per asnje nate
ne pranine time te lojes
e dashura ‘Ofeli’ me tha Hamleti

 
BUZEQESHJA

Ne syte e tu enderrimtare
dredhej nje mejegull e purpurt
afrohesha si e dehur
me fluturimin e mjellmes
dhe ngjyeja puplat e endrres
me purpurin e shikimit tend
zgjohesha pastaj
nga kjo enderr kaq e embel
dhe shikoja fotografine tende
varur ne mur
si aq me embelsi me veshtron

 
ENDERRIM

U mbylla ne vetvete
dhe celesin e hodha ne pus
dicka qelqore
si nje fanar i amshimit
rrugen ma ndricon
deri te ti.

 
DRITHERIM BRENDA PASQYRES

 Ç’eshte kjo dritherim
e pa prezentuar
ne imagjinaten time
mi ngacmon ndjenjat e trupit
c’mendurisht

mi ze, penge kembet e lagura
nga shiu
disi perballem me klithmen e dashurise, tmerresisht
c’uditerisht
kjo dritherime e paprezentuar
pa leternjoftimin e kohes
alarmon ardhjen e ‘Adonisit’
brenda mbreterise
se pasqyres…


BERTHAMA E POEZISE
[Dritero Agollit]

Gershetohen fjalet e pathena
ne urelidhsen e letres
per tu flijuar nje varge me shume
brenda ‘Kulles”

Ate, qe do e qendisesh per neser
sipas mnyres
apo te jesh, vet parashikuesi i gjuhes
ti do mbetesh rrenjesisht
ne brenderine e kohes,

lum, miku …
sepse aq me afer purpurise, poetike
sa do qe te jete, e rendesishme
po kjo kolorit e derdhur ne leter
ti je e tere berthama e poezise
ne ndodhine e ngjarjes
pak me pak, se vdekja
pak, me shume se fjala…


KORNIZE

Ne horizontin e kornizuar. te pasqyres,
u linda e vdekur
e krijova boten poetike
jo me ngjyra
por me gjakun tim te perjetshem
te derdhur ne altar…



SIPER TRYEZES

Flejne e endrrojne
takimet per neser

aq lehte arrijne ngrohtesine
e trupit ne kepucen e shqyer

sipas deshirave shperngulen njerezit
neper qytete te botes,

percjellin koncerte muzikore
i vdekuri ekzekuton ‘simfonine’
e Betovenit,

lozin ballo konteshat me barinj,
adhuruesit e ‘simfonise’
thurrin procka anekdota
homazhe per t’i bere
kompozitorit te ndjere

keshtu fatet arnohen
neper relacione boterore

ssiper tryezes drite me ben
llampa me vaj guri…


I ARRATISURI NGA ANTIKA

Isha une, ajo Zana nga perralla
kur, te arratisa nga Antika
i dashur,,
ashtu siq ishe me kemishen e leskosur
ne shtratin tim te mendafsht, te shpura fshehurazi,
studjova ne tersi trupin tend, te lakuriqzuar
nga malli

per c’udi
qe te dy te mbetem te ngujuar
brenda aktit te sapombaruar
nga melankolia
ah, sa mall, mall, mall,,
i arratisuni im nga Antika…


VALLJA E SHIUT

Larg kane ikur djajte nga perendite
koha prehet ne gjume prapa kohe
pas, historise

Me thoni
mund t’i kurorezojme te vdekurit
ne kryqezimin e hijeve pas vdekjes
sepse ata lindin dhe vdesin per nate
si ne enigme
nga ankthet e mekateve
trishtimi mbyllet ne pasqyre

Gure varrezash metamorfizojne
kufomat e djegura ne ashtin e gurit
Imzot
une e shoh vdekjen
dhe nuk vdes
ndonese vdekja ime ka nje formule. gjaku
qe quhet perjetesi
sepse pikat e shiut vallezojne
ne erresire
si per mua -si per ty

 

RITMI

Asnje kenge nuk e thurra
per jeten time
asnje varg nuk krijova per ritmin e kenges
qendroj mes kendit te dashurise se vertetes e ritmit
ritmoj ate qe eshte e vertete
qe mund ta mroj
dhe asnjehere te mos i kendoj
te vertetes e ritmit…



RITI I DHEMBJES

Prej kihes pagane
gjer ne kohen pa kohe
riti i ringjalljes
mes jetes e vdekjes
si ta tejkalojme valle.


UNE,OFELIA.

Bredha neper bote
une Ofelia
kerkoj fytyren engjellore te Hamletit
diku jashte jetes se persosur
nga epshet e djegura
u perqafova me emrin dhe mbiemrin e aritmetikes
ku krijova trupin tim te padukshem
per njeqind vjet
per nje qind vjet
me duhet te kerkoj ate fytyre te humbur
engjellore
ne monolugun e drames
per njeqind vjet
ne fuqine time te fjales
asnje loje e humbur ne prologun e dashurise
nuk e thithi lengun.e, lisit te uritur
per fytyren e humbur engjellore te Hamlet
jashte jetes se persosur…



MOS U ÇUDITNI

Mos u c’uditni
nese ne poezine time
nuk ka kode te kodeve
as fjale kronike
qe kendohen
ne instrumentin e djallit

Mos u c’uditni nese ne poezine time
pertypet goje e ujkut
me endrren e xhelatit…
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen