Nga Haxhi Muhaxheri
TREGIME QË I NËNSHTROHEN
PROCEDIMIT POETIK
Zejnullah Halili: „Qirinj të ndezur“, tregime, „Rilindja“, Prishtinë
Nga kjo vetvetiu krijohet bindja se, edhe pse kjo ishte
vepra e parë e tij në prozë për të rritur, Zejnullah Halili ka ditur, ka mundur
dhe ka pasur njohuri të mjaftueshme për
të krijuar prozën bashkëkohore, se motivohej lehtë, qoftë edhe nga
ngjarjete e të së kaluarës së largët, duke ua dhënë tregimeve koloritin e
prozës bashkëkohore. Dhe kështu, shikuar përgjithësisht, gjuha shprehëse e prozave
të tij është shumë e pasur, e rrjedhshme dhe kjo ka mundësuar që tabllot
jetësore të dalin të realizuara ideoartistikisht dhe mjaft funksionale. Kësaj i
ka kontribuar me të madhe edhe figuracioni poetik që autori e ka futur në
tregimet e këtij libri, si: lisi, ujë, guri, misri, gjaku, bardhësia, agimi,
lulet, yjet etj., që plotësisht kanë hyrë në funksion të shprehjes së fortë,
kuptueshmërisë dhe realizimit të tërësishëm prozaik.
Po ashtu, përkushtimin krijues të autorit e dëshmojnë edhe
forma e realizimit të veprimit, kriteret e seleksionimit të ngjarjeve dhe
fakteve, forma e transponimit ideoartistik te të dhënave dhe fakteve përmes
mënyrës sintetike ligjërimore, ndërtimi kompozicional, motivi artistik i
veprimit dhe idesë, stili i qartë organik dhe meditiv, zbërthimi i inercionit
të brendshëm të botës shpirtërore dhe psikologjike, gjë që ia mundëson autorit
për ta shprehur në mënyrë të gjithanshme idenë e tij krijuese.
Në ciklin e parë FLATRAT E HARABELIT të librit „Qirinj të
ndezur“ janë përmbledhur nëntë tregime të cilat autori i ka realizuar nga
frymëzimet e lehta dhe të rastit në relacionin nxënës-mësimdhënës, gjatë
kryerjës së profesionit të arsimtarit dhe gjatë vizitave që u ka bërë shkollave
kur e ka ushtruar zanatin e gazetarit. Por, lirisht mund të themi se, edhe pse
për krijimin e tyre është frymëzuar nga jeta e fëmijëve, autori me sukses ia ka
arritur qëllimit për të krijuar tregime për të rritur dhe të nivelit të
kënaqshëm artistik. Në këto tregime shprehet fuqishëm dashuria e shkrimtarit
për të vegjlit dhe botën që i rrethon ata, ndaj reales dhe të bukurës, ndaj të
mirave materiale dhe lumturisë së përgjithshme njerëzore.
Në
ciklin e dytë JANUKA E BARDHË përfshihen tri tregime të cilat, shikuar
realisht, janë më të realizuar se ato të ciklit të mëparsëm. Për krijimin e
këtyre tregimeve autori është motivuar nga ngjarjet e së kaluarës dhe në to na
paraqitet qëndresa dhe pathyeshmëria morale dhe shpirtërore e një kolektiviteti
të caktuar, të vuajtur dhe të përbuzur nndër mote, por kurrë të nënshtruar.
Ndërsa,
në ciklin e tretë QIRINJ TË NDEZUR janë
përfshirë vetëm dy tregime që janë dëshmi e pjekurisë krijuese të autorit dhe
meritojnë lexim më të vëmendshëm, sepse janë krejt ndryshe shikuar për nga
forma e realizimimit artistik të tyre. Kjo është eshe arsyeja që emrin e këtij
cikli e mbanëtij cikli e mbanë edhe vet libri. Në tregimet e këtij cikli na
paraqiten sakrificat që bën njeriu për mbrojtjen e realitetit dhe vërtetësisë
nga bishtërimet e murrtësive të kohës.
Ndaj,
tregimet e këtij libri shquhen jo vetëm për shkak të nivelit realizues, por
edhe për arsye të rrëfimit të hapur komunikativ, pa pretenduar në shtjellimin e
hermetizur të ngjarjeve dhe situatave.Qëndrimi ideoemocional i autorit është
shquar përmes subjektit orgjinal me kompozicion dhe elemente artistike. Nga sa
u tha më parë, mund të forcojmë bindjen se tregimet e librit „Qirinj të ndezur“
të autorit Zejnullah Halili janë të realizuar në nivelin e kënaqshëm artistik dhe
mund të lexohen me interes, sespe subjektet e tyre përputhen me përvojën,
njohurite dhe pershtypjet tona mbi vërtetësinë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen