F A Q E T

Samstag, 8. Februar 2014

Haxhi Muhaxheri - Shkurt e shqip

KUNDËR DEMONIZIMIT
TË NJËRIT KRAH
TË POLITIKËS SHQIPTARE

"E majta dhe e djathta jane si krahet tane, si barkushet e zemres, si hemisferat e trurit....." / Gjergj Nikolla /

Është shumë normale ti takosh njërës apo tjetrës, të djathtës apo të majtës shqiptare, varesisht prej bindjeve politike që perqafon. Por të bësh përpjekje të satanizosh komplet njëren nga to, është më shumë se çmenduri. Është çmenduri, sepe të majtes i takon pothuajse gjyma e popullatës së Shqipërisë. Dhe te bësh përpjekje që ta përbaltesh komplet të majtën dhe veprimtarinë e saj, do të thotë se ke shumë problem me vetveten, me gjykimin e drejt dhe njerëzor. E të kesh kësi problemi me veteveten, athere kurresesi nuk mund tu sherbesh denjësisht interesave të shtetit. E pse duhet të jetë i veshur me petkun e ngjyrimeve politike një punetorë i shërbimeve intelegjente, këtë unë nuk e kuptoj?!  Ruajna zot mend e kresë!

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për disa eksponent apo mendjeçalë të së majtës që u ka marrë koka erë.  Soji i tyre,  sikur kanë problem me dallimin e ngjyrave dhe,  shohin vetem zi  të e djathta shqiptare.  Ata bëjnë përpjekje për të përbaltur komplet veprimtarinë e krahut të kundert politik!


Pse ndodh kjo?  Pse kemi arritur deri në këtë shkallë të mosdurimit ndaj njeri-tjetrit?  Pse duhet viktimizuar kundershtarin politik edhe athere kur nuk e meriton?  Pse mungon gjykimi i drejt qytetar? Fundja, dihet mirë se të dy krahet e politikës shqiptare kanë pasur dhe kanë edhe bërllog përbrenda!


Shqiptaret nuk kanë nevojë për bajraktar që mbjellin urrejtje dhe nxisin përçarje. Mjaft më! Është koha e unifikimit të mendjes shqiptare, për të mirën e përgjithshme. Pra, është koha e të menduarit shqip dhe vetem shqip. Është koha e përafrimit dhe ndjenjës së respektit për njeri-tjetrin. Është koha e lenjes së zenkave, qe të vepohet bashkarisht per te mirën e kombit, ashtu si kanë vepruar gjithmonë ata qe vërtetë e kanë dashur shqiptarinë.

Uroj qe kjo të ndodh,  për të dëshmuar kësisoj që, vërtetë e meritojmë të quhemi shqiptar!

02.02.2014

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen