F A Q E T

Samstag, 7. März 2015

Hajro Ulqinaku

Hajro Ulqinaku

Hajro Ulqinaku (i lindur Hajrudin Pufja) ka lindur me 3 maj të vitit 1938 në lagjen Rana të Ulqinit. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren i ka mbaruar në këtë qytet. Kurse, shkollën e mesme të mësuesisë - Normalen e ka kryer në Prishtinë. Mëpastaj është diplomuar në Beograd për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ka punuar për shumë vite në arsim në Mal të Zi e në Kosovë.
Në vitet 1967/68 fillon stazhin e tij të gjatë si gazetar, fillimisht në Radio - Prishtina. Nga maji i vitit 1974, deri në përjashtim nga puna prej forcave policore serbe, më 5 korrik 1990, ishte redaktor i Redaksisë së Programit për Fëmijë në Televizionin e Prishtinës.
Ka dhënë kontribut në themelimin e seksioneve letrare si dhe si anëtar i redaksive të revistave: Zgjimi, GEP, Pionieri, Fati dhe Okarina. Aktualisht është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

Është shkrimtar i cili kryesisht shkruan prozë dhe poezi për fëmijë.

Tituj të veprave
  • Fëmijët e detit
  • Margaritarët e zez
  • Çelësi i artë
  • Kolovajza e florinjtë e Hënës
  • Mbrëmje pulëbardhash
  • Fëmijëria në bregdet
  • Gjiri i Shpresës
  • Ligji i detit
  • Ani, Ben, ani
  • Bukuria e detit
  • Panorama e detit
  • Thesari i piratëve
  • Pëllumbat në antenë
  • Mos qaj Kestrina
  • Barka me vela
  • Limani i Qetësisë
  • Lulekuqet mbi banka
  • Ishulli i Gjelbër
  • Libri për detin 6 + 1
  • Tërë bota Kosovë - dramë 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen